Rruga e shumëpritur Përlat-Lurë një realitet që ka marrë udhë.

Pak minuta mes manovratorëve dhe punonjësve të rrugës turistike, që hap një epokë të re për banorët e këtyre zonave.

Nga Pirusti News
4 379 Shikime

-Nga Aleksandër NDOJA-

Përtej hamendësimeve, lutjeve pafund, dëshirave të pranueshme, premtimeve elektorale në kohë zgjedhjesh, thashethemnajës, parashikimeve idiote të të sëmurëve politikë nga këndej e përtej oqeanit paqësor, rruga e Lurës tashmë është një realitet.

Kur dikur guxova të marr një link nga Banka Europianë për Zvillim dhe ta publikoja në këtë website me lajmin se rruga e Lurës do të nisë sëshpejti, kori i lugetërve me çertifikatë “free fb”, mu turren së po bëja politike. As më intereson politika, se unë as nuk kam pasur e as kam ndërmend të kandidoj në ndonjë pozicion zyrtar apo politik, por e dija mirë se Banka Europiane për Zvillim nuk bën shaka, e as nuk pret ndonjë fond relevant nga qeveritë përfituese të BE-së. Po le ti lëmë thashethemegjinjte në shenjtërinë e tyre, të cilët për tu dukur interesantë, të trysnuar nga mosvemendja ndaj tyre, nuk lënë gjë pa trilluar në llogaritë e tyre alla-fb-iste, ndarë në dy sektorë, që as nuk e dinë nga cila anë të shkojnë.

Po le të shikojmë pamjet që flasin, duke i kujtuar firmës “ARIFAJ”  nga Hasi ku kemi miq e respekte pafund, se PIRUSTI (e vetmja faqe zyrtare sot për sot në Mirditë) ka për të qënë zëri i paepur kritik deri pas dy vitesh, kur rruga në të gjithë parametrat bashkohore të mbërrijë në Lurë Qendër e në Vlashaj.

Drejt Përlatit (Livadhi i Turkut) ku ka nisur puna për ndërtimin e rrugës së shumëprituar)

Vlash Lekgegaj është një pensionist i vjetër që më kërkoi sot për një kafe pune, pa asnjë lidhje më rrugën. Pas disa bisedave kortezie e pyes së a ka filluar ndërtimi i rrugës që kalon mespërmes lagjes së mirënjohur të lekgegajve. Vlashi mbeti disi i habitur me pyetjen time, pasi sipas tij këtë e ka marrë vesh edhe “hasi i thatë” më thotë se puna ka nisur ka disa ditë më parë. I them se sot nuk do të shkosh në banesën tënde me makinë rasti, pasi do të shkojmë bashkë me makinën time. Ashtu u bë…Sapo mbërrijmë te “livadhi i turkut”, rrugë që ndan Urakën e Burrelit me Mirditën, panorama është disi e pazakontë.

Disa mjete të rënda çajnë malin, ndërsa manovratorët kujdesen që të kenë të dukshme veshjet me ngjyrën e sigurisë. Ne nuk ndalojmë në të hyrë të rrugës, por ecim më tej.

Përlatasit e dinë mirë se në një vend piktoresk ka qenë një repart i rëndësishëm i ushtrisë, në kohën e komunizmit. Ajo fushë prej vitesh e vitesh kishte heshtur, ndërsa sot ka një pamje tjetër. Është e rrethuar dhe brenda këtij rrethimi punohet pafund. Nga dera e rrethimit dalin të heshtur disa punonjës dhe marrin rrugën për në front. Unë me kameren time i afrohem portës dhe tentoj të hyj brenda. Këtë të drejtë ma jep jo vetëm dokumenti gazetarit që ka në brendi detyrimin për të informuar publikun, por edhe e drejta universale që ka çdo qytetar sipas ligjit mbi të drejtën e informimit, Nr. 119/2014.

Pas kësaj një nga inxhinierët kthen mbrapsht dhe me mirësjellje na drejtohet duke na thënë se unë jam përfaqësuesi i firmës “ARIFAJ” që i është besuar rikonstruksioni i kësaj rruge.

Kur interesohem se mbi CV e kësaj firme, inxhinieri me të drejtë më thotë se nëse shfletoni online në lidhje me këtë firmë ndërtimi, ke për të mësuar se keni ndërtuar rrugën e Iballës më të vështirë se kjo, BY-Passin e Shkodrës, por edhe pjesë segmenti në Milot, që ishte pjesë e rrugës së kombit. Përfaqësuesi i Arifaj thotë se ka punime pafund që janë realizuar nga firma jonë, por që çdokush i interesuar mund ti kërkojë online.

Duke vijuar më tej, ai thotë se puna këtu është mjaft serioze. Deri tani kemi investuar për akomodim mjetetesh dhe punonjësish, këtu në Përlat rreth 50 milionë lekë, ndërsa mbi 20 milionë për energjinë elektrike, ku kemi vendosur një transformator bashkohorë që i shërben edhe komunitetit, pasi me largimin tonë nga këtu, ne nuk i lëvizim investimet tona.

Përfaqësuesi i firmës “ARIFAJ” thotë se kemi punësuar shumë banorë të zonës dhe kemi në plan të tjerë, sipas nevojave tona, por edhe në plotësim të kritereve do të punësojmë shumë të tjerë. Ajo çfar është e rëndësishme ka të bëjë me faktin se rruga brenda afatit kohor do të jetë brenda çdo parametri ndërkombëtar, një rrugë panoramike që do i japë një dimension të jashtëzakonshëm kësaj zone, Kurbneshit e Lurës, fshatrave të shumtë që janë në përbërje të tyre, por edhe mijëra turistëve që kanë dëshirë për të vizituar bukuritë e pamata të liqeneve të Lurës, por edhe të Krojit të Bardhë e Selitës.   

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest