Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Një tufë lule për 7 – marsin mësuesit tim kujdestar Fran Çukaj, në gjimnazin e Rrëshenit.

Nga Nok Mrruku, mesues në pension

Nga Pirusti News
8 719 Shikime

Sot e nisa ditën me urimin më të përzemërt për mua si mësues në pension dhe për të gjithë kolegët e mij mësues:

 “Gëzuar 7 marsi, dita e mësuesit”

Kjo ditë ndryshe nga të tjerat, më sjell në kujtesë emocione, mbresa, përjetime, çaste të gëzuara, episode të veçanta, si dhe shumë e shumë gjëra në përmbushje të misionit të shenjtë e fisnik të mësuesit.

Shpeshherë kur mendoj ndalem në një moment dhe them:

-Paskem qenë me fat që zgjodha të bëhesha mësues. Ndaj njëzëri me të gjithë mësuesit, kudo që ndodhen në Shqipëri apo në vende të ndryshme të botës ku kanë zgjedhur të ndërtojnë jetën e tyre, për nxënësit dhe të rinjtë, uroj gëzuar ditën e mësuesit, ditën e bekimit të diturisë për shqiptarët.

Urimi në rradhë të parë u drejtohet mësuesve aktualë që me pasion e profesionalizëm çdo ditë në përballje me sfidat e gjthënashme të transmetimit të dijeve dhe edukimit të nxënësve, po ja dalin me sukses.

Rrugë të mbarë e të pandalur!

Një urim i veçantë u përket mësuesve pensionistë, pasi energjitë dhe shpirtin krijues i dhanë bujartisht për nxënësit e tyre.

Mirënjohje ndër breza.!

Një urim në këtë ditë u’a drejtojmë të gjithë nxënësve nga klasa e pare, deri në vitin e fundit të shkollës së mesme:

Paçi sa më shumë suksese në mësime.!

Sëbashku me urimin e kësaj dite kam zgjedhur t’u përcjell edhe thirrjen që De Amicci bënte për ju nxënës:

-“Duaje mësuesin kur ju përkëdhel dhe kur ju qorton, dhe kur ju duket i drejtë dhe i padrejtë, kur është i dashur dhe i gëzuar, por më shumë duajeni kur është i mërzitur”. Duajeni kurdoherë!

Unë do t’a quaja të përmbushur dhe më domethënës urimin e kësaj dite bashkë me simbolikën e saj, dhurimin e luleve, atëherë kur njëherësh merren dhe dhurohen lule.

Në këtë ditë ka vetëm urime dhe aromë lulesh.

Mijëra duar nxënësish kanë mbledhur lulet e pranverës për mësuesit e tyre. Ata në shenjë respekti dhe mirënjohje u’a dhurojnë mësuesve që me dashuri e pasion punojnë çdo ditë, për t’ua ndriçuar mëndjen.

Në memorien e njeriut disa emra skaliten dhe pikerisht janë ata që lënë me shumë mbresa.

Ndaj edhe unë unë në këtë 7 mars preferoj të jem në rolin e nxënësit, tufën time të lulëve kam zgjedhur t’ja dhuroj mësuesit tim të gjimnazit, mësuesit të mirënjohur Fran Çukaj.

Për mua dhe brezin tim keni qenë dhe mbeteni mësuesi model dhe frymëzues gjatë të gjithë rrugëtimit tonë në jetë.

U mbetemi pëherë mirënjohës.!

Nje interviste me mesuesin dhe diplomatin Fran Cukaj…

Profesori Fran Çukaj, jeta ime në Mirditë dhe sot mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest