Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Dr.Beniamin Çetta, vëllai i misionarit të shquar Anton Çetta, jeta në Durrës e kardiologut të shquar

Ndërsa në Kosovën e ndarë Anton Çetta nënshkruante historinë, Gjykata e Durrësit dënonte me 10 vjete burg politik, të vëllanë mjek.

Nga Pirusti News
1 946 Shikime
SHPERNDAJE

Nga Vllaznit Domgjon.

Dr.Beniamin Çetta, (vëllai i Anton Çettës), “Qytetar Nderi i Durrësit”, “Për kontributin e veçantë që ka dhënë për qytetin e Durrësit në fushën e mjekësisë.” Ndërsa me dekretin nr.759 të Presidentit të Republikës zotit Alfred Moisiu i është akorduar Urdhëri “Naim Frashëri i klasit I”.183

Dr.Beniamin Çetta,është nga Mirdita (krahina e Fanit) dhe ka shërbyer në Durrës si mjek kardiolog, për gati 50 vite, i nderuar nga durrsakët, si i vetmi mjek kardiolog i asaj kohe, që ka përballuar një punë të madhe duke vizituar mesatarisht 100 pacientë në ditë në poliklinikë dhe shumë të tjerë në banesë.

Dr. Beniamin Çeta gjatë gjithë jetës u shqua për humanizmin dhe sakrificat e jashtëzakonshme në shërbim të pacientëve dhe qytetarëve jo vetëm të Durrësit, por nga i gjithë vendi.

Dr. Beniamin Çetta vjen në kujtesën e durrsakëve me mirësinë, qetësinë dhe profesionalizmin që e karakterizua0n jo vetëm para pacientëve, por edhe në ditët e vështira të burgimit të padrejtë për dhe të transferimeve të pamerituara.

Më 8 mars 1982, Gjykata e Rrethit të Durrësit e akuzon Beniamin Çettën për “agjitacionit e propagandë” kundër regjimit dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale.

Figura e Beniamin Çettës lidhet jo vetëm me mijëra pacientë që ka vizituar dhe shëruar, por mbi të gjitha për afro 50 vjet është e lidhur me vetë jetën e qytetit të Durresit.

Të gjithë ata që e njohën jetën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në shërbim të shëndetit të durrsakëve kthejnë kokën me respekt nga banesa e vogël në lagjen 11, ku ai jetoi i vetëm vitet e fundit të jetës.

Kush ishte Beniamin Çetta.

 Beniamin Çetta, është i biri i Lazër Çettës , dhe vëllai i “Misioniarit Pajtimtarit të Madh të Kombit” Anton Çetta, që arriti të pajtojë e të bashkojë shqiptarët e Kosovës, në vitet më të erreta të regjimit Serb, ku përqarja dhe vllavrasja mes shqiptarve, ishte pjesë e politikes përqarëse Serbe.

Falë Anton Çettës, u falën mbi 1800 gjaqe dhe u pajtuam mbi 30-mijë, ngatërresa mes shqiptarve! Anton Çetta ishte gurëthemeli i fillimit të luftës për pavarësi kombëtare në Kosovë!

Doktor Beniamin Çetta u lind me 21.03.1937 në Tiranë, ku në atë kohë i ati i tij Lazër Çetta, ishte me detyrë nëpunës shtetëror në Tiranë. Djali i madh i Lazërit, , Anton Çetta, përfundoi Liceun e Korçës, ndërsa Beniamini vazhdoj të studimet për Mjekësi.

Gjatë periudhës 1954-1959 ai ka ndjekur dhe është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Tiranës.

Në vitin 1959, Beniamin Çetta u diplomua mjek i përgjithshëm. Një vit më vonë, kur punonte në qendrën shëndetësore të Rrogozhinës, i del e drejta për specializim si kardiolog në Tiranë.

Në vitin 1960 është specializuar për kardiologji, po në Tiranë. Pas specializimit, punon specialist kardiolog në spitalin e Durrësit, duke u bërë themeluesi i repartit të kardiologjisë. Në atë repart punoi për njëzet vjet rrjesht.

Gjatë periudhës 1960-1981, Beniamin Çetta, ka kontribuar si mjek kardiolog në Durrës, duke mbuluar njëherazi edhe gjithë rrethin.Si i vetmi mjek kardiolog i asaj kohe ka përballuar një punë të madhe duke vizituar mesatarisht 100 pacientë në ditë në poliklinikë dhe shumë të tjerë në banesë. Përveç punës praktike, ai ka shkruar edhe disa kumtesa gjithnjë për probleme të kardiologjisë.

Pavarësisht nga përkushtimi në punë si mjek kardiolog i talentuar, Beniamin Çetta, në vitin 1981 arrestohet padrejtësisht! Në vitin 1982 dënohet nga gjykata e Durrësit me 10-të vjet heqje lirie, i akuzuar sipas nenit famëkeq 55 “Per agjitacion e propagandë”, kundër regjimit!

U lirua nga burgu në vitin 1886, pasi vuajti pesë vjet denim, në burgjet e Spaçit, Qafëbarit dhe Shënkollit.

Pasi lirohet nga burgu në vitin 1986 mbetet nëntë muaj pa punë.

Më pas Beniamin Çetta punon si mjek i përgjithshëm në fshatin Lekaj në Kavajë, ku punoi për tre vjet dhe me fillimin e proceseve demokratike mundi të transferohej përsëri në Durrës, pranë poliklinikës së atij qyteti.

Në vitet 1990-92 punon si kardiolog në poliklinikën e qytetit të Durrësit.

Në vitin 1992 del në pension, por megjithatë vazhdon të vizitojë dhe të ndjekë ecurinë e dhjetëra pacientëve që kanë besim në njohuritë dhe përkushtimin e tij, ku i përkushtohet çështjeve humanitare. Në fillim ndihmoi pranë Karitasit Shqiptar, ndërsa nga viti 1993 e deri sa vdiq, kontribuoi pranë komunitetit “Emanuel” të Leçes, që ndihmonte në rehabilitimin e personave me probleme të rënda shendetsore .

Në vitin 2009 ndërron jetë pas një lëngimi të gjatë “ikona” e kardiologjisë durrsake Beniamin Çeta, i shpallur “Qytetar Nderi” një vit më parë në vitin 2008.

Më 7-korrik 2009 në moshën 72-vjeçare pas një sëmundje të pashërueshme, pushoi së rrahuri zemra e njeriut që me përkushtimin e tij në dekada, shpëtoi nga vdekja mijëra zemra pacientësh.

Qindra qytetarë durrsakë, mirditorë e nga mbarë trevat shqiptare, përcollën me nderime në banesën e fundit mjekun e njohur kardiolog, Beniamin Çeta, që vdiq të martën në moshën 72-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Homazhet në nderim të Çettës u bënë në hollin e pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit, ku nderuan drejtues të pushtetit vendor, deputetë e politikanë, mjekë, artistë e sportistë dhe bashkëqytetarë të shumtë.

Dr. Beniamin Çeta në 5 dekadat e punës hyri si mjek në gjithë shtëpitë e durrsakëve, duke fituar admirimin e bashkëqytetarëve për punën e përkushtuar dhe duke pranuar si shpërblim të vetëm, respektin e pamatë të tyre. Ai gëzon respektin e kolegëve mjekë, që vlerësojnë bagazhin shkencor dhe aftësitë e tij deri në çastet e fundit të jetës. Dr. Beniamin Çetta ishte një nga figurat më të dashura të qytetit të Durrësit, që përcolli si bir të shtrenjtë të tij.

Një vit para se të ndërronte jetë, në tetor 2008, Dr. Beniamin Çetta u shpall “Qytetar nderi” i Durrësit, me motivacion “Për merita të veçanta në shërbim të komunitetit dhe kontributin e dhënë në fushën e kardiologjisë”. Dr. Beniamin Çeta gjatë gjithë jetës u shqua për humanizmin dhe sakrificat e jashtëzakonshme në shërbim të pacientëve dhe qytetarëve jo vetëm të Durrësit, por nga i gjithë vendi.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest