Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Mu Kadale”, histori suksesi nga këngëtari Mateus Frroku, me origjinë të herëshme mirditase.

Nga Pirusti News
1 748 Shikime

Mateus Frroku është një këngëtar dhe artist i cili prej kohësh po korr suksese të njëpasnjëshme në fushën e artit. Skena shume prestigjoze brenda dhe jashtë vendit kanë kumbur me zërin e tij të veçantë, mjaft i suportueshëm sidomos nga moshat e reja, por edhe kategori të tjera moshore, dashamirës të zërave melodiozë.

Nuk është rastësor një zë i tillë artisti, pasi shumë herët që në fëmijërinë e tij, ka marrë pjesë në shumë aktivitete artistike e kulturore të ndryshme, ndërsa në moshën 10 vjeçare është pjesmarrës në në festivalin e fëmijëve. Më tej  ka ndjekur mësimet për kitarë në Liceun Tefta Tashko Koço” të qytetit të Korçës, për të vijuar me studimet tashmë të përfunduara pranë Akademisë së Arteve në Tiranë, në degën për aktrim.

Mateus Frroku ka lindur në Korçë më 9 qershor 1990, ndërsa është i biri i gazetarit të mirënjohur Tonin Frroku me origjinë të herëshme nga Spaçi i Mirditës. Ashtu si i ati, edhe Mateus është shprehur disa herë me krenari për rrënjët e tyre mirditase.

Janë të njohura këngët e tij të suksesshme si “Syni m’qesh”, “në buzët e tua” ”Ti engjëll, unë Promete”, “Këngë moj, Pa këmbë në tokë, apo bashkepunime të suksesshme me zëra të mirënjohur të këngës shqiptare si Bujar Qamili, Eli Fara,  Anxhela Peristeri, por në pasaportën e tij artistike verehet pjesmarrja serioze e tij në festivaline këngës, kënga Magjike, Top Fest, Netët e Klipit Shqiptar etj.

Ndërsa afërsisht 10 ditë më parë Mateus Frroku ka publikuar clipin më të fundit të titulluar “Mu Kadale”, clip i cili në pak ditë ka prekur lartësi të konsiderueshme klikimesh. Le ta ndjekim..!

a.ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest