Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Fran Gega që e la rininë ë tij burgjeve të diktaturës, në një rrëfim për gazetën Tirana OBSERVER

Arkiva, botuar më 17 tetor 2006.

Nga Pirusti News
17 236 Shikime

Nga: Aleksandër NDOJA

 Fran Gega është njëri prej armatës së madhe të ish të dënuarve të diktaturës. Për më shumë se 15 vite ai ka provuar disa nga burgjet që diktatura kishte rezervuar për kundërshatarët e të rregjimit komunist. Për vite të tëra pas rënies së komunizmit ai ka shpresuar se do të vinte një ditë që në një farë mënyre të kompensohej për vitete rinisë në burgun famëkeq të Spaçit, por edhe të Burelit. Sipas tij edhe pse kanë kaluar 16 vite nga rënia e komunizmit, qeveritëe njëpasnjëshme vetëm sa janë tallur me publikimin e listave të të atyre që do të përfitojnë kompensimin e dëmeve të pësuara gjatë viteve të dikataturës. 

Në një intervistë për gazetën “Tirana Observer” për të cilën ai thotë se ka qënë pranë kësaj shtrese që në daljen e parë, Gega rrëfen për situatën në të cilën gjëndet kjo shtresë dhe shtresat e pakta për kompensimin e vuajtjeve të tyre.  

Ju, dhe si ju mijëra te tjere, 15 vite me pare keni lënë qelite e burgjeve të diktatures. Peveç lirise te te shprehurit, çfare keni fituar tjeter ?

 Te fitosh lirine e te shprehurit nuk eshte pak. Megjitheate kjo nuk do te thote se ke fituar gjithcka. Ne te persekutuarut politikë edhe ne kohen e diktatures jemi shprehur haptazi ndaj pakënaqësive dhe padrejtesive te sistemit, që do të thote ,lirshmeri ne ndergjegje.Pikerisht per kete liri te ndergjegjes jemi persekutuar. Sot ne demokraci kur njeriu shprehet lirshem,dikush duhet te te degjoje dhe askush mos te te persekutoje per ate qe shpreh.Ketu konsiston liria e shprehjes.

Une personalisht i bej pyetjen vetes: “E kemi fituar ne te vertete lirine e shprehjes „? Per mua akoma liria e te shprehurit eshte ne pikepyetje, perderisa Partine qe ti e mbeshtet politikisht duhet te pranosh me te gjitha te metat dhe qeverisjen e saj me gjithe mosrealizimet e premtimeve elektorale dhe nuk guxon te ngresh zerin se flakesh. Ne qoftese je ne pune rezikon vendin e punes, n.q.s. je pa pune, humbet te gjitha te drejtat per tu punesuar ,ne cfaredo situate te veshtire ekonomike te ndodhesh,nuk te perkrah, shkurt si ne kohen e PP-se (Diktatures) shpallesh ne menyre te maskuar “armik i partise“

Ne kete kontekst a mund te pranojme se kemi fituar lirine e te shprehurit?. Nuk eshte nevoja per te derguar ne kampin famekeq te Spaçit perderisa t’i bejne te  gjitha keto, cila do parti apo qeveri qofte e majte apo e ashtuquajtur e djathte. Sa per pjesen e dyte te pyetjes sem çfare kemi fituar tjeter pervec te shprehurit lirshem do te shtoj vetem pak fjale: ekonomikisht vazhdojme te proletarizohemi dhe politikisht te regjimentalizohemi sic jam shprehur ne letren e hapur drejtuar Presidentit, Kryeministrit  dhe zv/kryeministrit ne gazeten  “Tirana Observer“ dt.04.Gusht 2006.

 Ne kete kontekst,si paraqitet situata ne te cilen gjendet shtresa ish-te burgosurve dhe te persekutuarve politike 15vjet pas ndryshimeve demokratike ?

Pak me lart u mundova te shpreh gjendjen ne te cilen ndodhemi mbas 15vitesh demokraci me dy fjale: Te proletarizuar dhe te regjimentalizuar. Jane keto dy elemente baze per te sunduar dhunshem nje shoqeri.Keto dy elemente te perdorura me mjeshtri edhe nga diktatura komuniste.Me ardhjen e “demokracise“ ndryshimet u ndjene mjaft ne nje pjese te shoqerise, sidomos ne ate pjese te shoqerise qe i perket nomenklatures komuniste, megjithe farefisin e tyre qe erdhen ne pushtet me ardhjen e demokracise, te pa cenuar fare. Keta u bene milionerë, monopoliste si ne kohen e diktatures, ku e gjithe pasuria kombetare ishte ne doren e tyre. Pjesa tjeter e shoqerise, sidomos e ish-te burgosurve dhe te persekutuarve mbeti dhe ndodhet edhe sot siq e ka lene diktatura. Politikanet e sotshem po bejne nje pazar te turpshem me jeten, vuajtjet dhe me plaget tona qe na shkaktoi sistemi genocidist i Enver  Hoxhes. Keta politikane si ne kohen e diktatures mbeten sinonim i propagandes dhe i genjeshtres, pa u prokupuar fare per te vene ne vend kuptimin real te ketij nocioni “Politikan“

    Eshte folur gjithnje per demshperblimin tuaj. Sa eshte bere deri tane ne kete drejtim?

         Vete fakti se u bene 15 vjet demokraci dhe demshperblimi jone vazhdon te mbetet vetem ne fazen e nje propagande mashtruese e tregon se çfare eshte bere ne kete drejtim. Nje fakt tjeter eshte se persekutoret tane qe u denuan simbolikisht per kafe, i nxoren nga burgu me dekret –falje dhe u dhane menjehere demshperblimin per kohene burgut nga 5 mije leke per dite-burgu. Ndersa ne luftetareve te lirise qe u hengrem dhemb per dhemb me diktaturen vazhdojne edhe sot te na ushqejne me propagande sidomos ne fushatat zgjedhore duke na vene ne rolin e dhelpres mbrapa “topeve“ të dashit .Te vetmen gje qe ne na ka ofruar PD-ja, te cilen e kemi mbeshtetur prej 15 vitesh eshte zgjedhimi i foljes ne kohen e ardhshme “do te….“ dhe asnjehere ne te tashmen .

  Me ardhjen e forcave te djathta ne pushtet u tha se nje nder prioritetet e tyre eshte demshperblimi juaj. Sa dhe si ka evoluar situata ne favorin tuaj?

 Po tu referohemi atyre te permendura me lart , si“propagande mashtruese “dhe zgjedhimin e foljes ne kohen e ardhshme, (qe nuk e dime se kur do te vije), kuptohet se situata nuk rrjedh ne favorin tone. Nuk ka si te rrjedhe ne favorin tone kur jo vetem ata politikane qe jane rrit e edukuar si dhe brumosur me mesimet e partise nene (PPSH) dhe qe kane dhene sadopak kuntribut ne genocidin e ushtruar mbi ne ish-te burgosurit politike, te cilet nuk e kane shqetesim fare situaten ne te cilen gjendemi, por ajo qe me ben me shume pershtypje eshte se edhe ndonje element qe ka aritur deri ne majat e piramides politike shqiptare, filluar qe nga kreu i parlamentit e deri tek deputetet e “ngrire“ dhe qe i perkasin shtreses tone nuk e kane ngritur qofte edhe nje here zerin per problemet e te persekutuarve.

Ata me sa duket jane akomoduar mjaft mire me postet qe kane arritur, favoret qe i shoqerojne, dhe nuk u bjen fare ne mend per bashkevuajtesit e tyre .Sa per ate qe permendet ne pjesen e pare te pyetjes „“me ardhjen e forcave te djathta ne pushtet“- Une mund te them pa medyshje se nuk ka forca te djathta dhe te majta ,pasi ne Shqiperi deri tani ka vetem forca te majta .Ne qoftese marrim dy faktoret kryesore te politikes shqiptare PD-PS ,jane dy parti te pjellura nga nje parti me te njejten skeme: Ruajtjen dhe konsolidimin ne pushtet te nomenklatures komuniste . Rivaliteti midis tyre per pushtet nuk eshte gje tjeter vetem rivalitet ne mes totalitaresh. Te dyja keto parti kane problem pushtetin dhe jo demokracine.

Nese ju thoni se ende nuk eshte bere asgje ose eshte bere pak, sado te prisni qe qeveria te filloje te demshperbleje,apo mjafton qe qeveria eshte e forces politike qe ju mbeshtesni?

Eshte mire te saktesojme gjerat .Per aq sa eshte bere per ne deri me tani nuk eshte bere asgje .Te heqim lidhsen  “ose“ .Ne nuk kemi çpresim me tej. Nuk ka me “do te“ ka vetem demshperblim . PD dhe qeveria e saj duhet te braktise mentalitetin qe konsideron te varferit dhe te vuajturit si nje barre dhe fatzi te merzitshem.Ne i kemi lene te hapura mundesite e negocimit per te mos vendosur ne kushte te pamundura qeverine .Qeveria dhe kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ka caktuar dhe buxhetin per ne .Sipas informacineve per kete vit –(nuk jam i sigurt per keto informacione)-eshte caktuar nje buxhet rreth 3milion $. Ne qofte se eshte i vertete ky informacion ,atehere duhet te pranojme se PD –ja dhe qeveria e saj tallen me ne .Me kete shume ne buxhet sikur pese leke te caktohet dita e burgut do te na duhet me teper se nje shekull per te na demshperblyer.Tashme ne nuk preokupohemi per veten tone si gjenerate ,sepse edhe ne ish-njezetvjeçaret  qe kaluam pjesen me te bukur te jetes ne kampet  çfarosese te komunizmit po i afrohemi finishit te moshes .Preokupacioni jone eshte gjenerata qe leme pas, e cila te mos pesoje fatin tone .Ne qofte se   komunizmi shkaterroi tre gjenerata; me kete shume qe caktohet ne buxhet per demshperblimin tone ,PD-ja do te shkaterroje edhe xheneraten e katert ,e ky akt do te jete nje krim kombetar.Sa per ate qe ne mjaftohemi se qeveria eshte e asaj force politike qe ne mbeshtesim ,  nuk eshte keshtu.Ne fund te fundit politika eshte interes, ne nuk votojme per parapelqimet ,lumturine apo synimet e politikaneve .Ne votojme per interesat tona,per nevojat tona per arsyet tona.Po qe se interesat ,nevojat tona nuk gjejne mbeshtetje tek forca politike qe i kemi dhene voten, normalisht e braktisim ate.

Nga sa eshte publikuar ne gazeten “Tirana observer“ ne lidhje me listat, a mendoni se kto lista jane te plota apo shume prej tyre u jane bashkangjitur emra me pa te drejte ?

 Nese listat jane te plota apo jo ,kete nuk mund ta percaktoj .Nese listat jane te pastra ose jo ,per kete kam rezervat e mija. Per mua nuk ka shum problem pastrimi i listave .Vete Kryeministri ka deklaruar se ekzistojne per fat te mire dokumenta te plote.Nga eksperienca e jetes time prej 15vitesh neper burgje mund te them se pjesa me e madhe e te burgosurve politike ,jane me me nene politike te pastra .Por kishte dhe nga ata qe kishin nene ordinere dhe politike te perziera sebashku.Ne kohen e diktatures ishte rregull qe edhe nese kishe psh.tre vjet denim te karakterit politik dhe 10vjet te karakterit ordiner i dergonin ne kampet politike me pretekstin qe mos te influenconte tek ordineret e tejre ,politisht .Paçavure diktature .Keta persona ose nje pjese e konsiderushme e tyre ,jo te gjithe ,kur eshte statuti i te burgosurit politik kane arritur qe me ane te miqesive,shoqerise,nepotizmit etj. ti quajne vite burgimi politik .Ka dhe nga ato raste qe me ndihmen e politikes dhe te kompromiseve te bera nga kryesuesit e shoqates ,te fitojne status ose deshmi persekutimi te rreme ,qe ndoshta gjate diktatures kane qene komunista madje edhe me poste drejtuese .Megjithe keto nuk perben ndonje veshtiresi pastrimi i ketyre listave .Justifikimet nga ana e qeverise per vonesat e demshperblimit  ,per shkak te pastrimit te listave nuk eshten gje tjeter perveçse qellimi per shtyrjen e afatit real te demshperblimit.

Vetem keta muajt e fundit pasi jane shpallur listat e te persekutuarve disa prej tyre kane pesuar vdekje natyrale (rasti i Ndue Zef Ndocit, Marte Gjon Markagjonaj etj.), a mendoni se zgjatja pafundesisht do te beje qe shume pak  prej jush ta perfitojne demshperblimin?

Koha prej 15vitesh dhe zgjatja e kohes akoma dhe sot pa u demshperblyer te persekutuarit duke nxjerre lloje- lloje justifikimesh te kota si saktesimi i listave,fatura financiare etj. tregon qellimin ne vetvete nga te dy partite kryesore qe mbajne pushtetin prej 15 vjetesh .Duke ju mbyllur te gjitha dyert per punesim ,strehim, demshperblim,te gjitha rruget per tu integruar si pjesa tjeter e shoqerise ,duke na lene ne mjerim te plote si ne kohen e diktatures Ata shpresojne qe te skarcohemi sa me teper qofte nga mosha ,nga semundjet,nga depresionet,ne ndonje rast edhe duke vrare ndonjerin prej nesh dhe vrasesit duke i shperblyer me poste ne Policine e shtetit ose ne ndonje detyre tjeter ,me qellim qe te vdesim sa me shum,e dhe te paguajne sa me pak   ose hiç fare .Ruget e ndjekura per ne te persekutuarit vetem ne kete konkluzion te nxjerrin .Kur bejne me ne keshtu ,imagjino se çfare do te behet me gjeneraten qe lame pas e krijuar me shume vuajtje ne vitet e demokracise. Me kte rruge qe po ndiqet me Ne, rrezikohen tmerresisht edhe femijet tone per te kaluar nje kalvar vuajtjesh  si dhe prinderit e tyre .Nga sa me siper çvlere do kete rezoluta e BE per denimin e krimeve te komunizmit kur ende ushtrohet nje forme genocidi mbi Ne dhe ne femijet tane edhe sot e kesaj dite.

Mjaft rrenqethes eshte fakti kur politikanet e sotem kerkojne, sa here u prishet qejfi me ne te hapin dosjet e te persekutuarve dhe ti quajne spiune te sigurimit ,ndersa nuk kerkojne te hapin dosjet e tyre qe dihet boterisht se kane kontributin e tyre ne mbajtjen ne kembe te sistemit diktatorial, dhe shume prej tyre kane nje mal me krime ,duke qene dhe ministra ne kohen e diktatures .Nje pjese e vogel e te persekutuarve qe mund kene qedue nen presionet me shtazarake jane viktima te ketyre krimeve .Teorite filozofike per demokracine –te pakten une nuk e kam lexuar ne ndonje liber –nuk mund te pranojne nje model te tille sistemi demokratik. Me kte model demokracie nuk besoj se do te mund te futemi ne Europe.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest