Sa larg, vendimet e produksioneve dhe…. me perceptimin e publikut.

Opinion

Nga Pirusti News
3 451 Shikime

-Aleksandër NDOJA-

-Fest 2021: Produksioni dhe….shpallin fituesen e vendit të parë, ndërsa Alban Ramosaj i vendit të dytë, ndalohet nga blogerja turke duke e detyruar të performojë në mes të Stambollit…

-BB-Albania: Produksioni shpall fituesin Ilirin që nuk ndihet më, “star” i publikut dhe emisioneve të shumta mbetet Beniada, ndërsa Poni e personifikon në një këngë me mijëra klikime.

– “Përputhen”: Dy flalë për ketë spektakël

………………………………………………

Edhe pse rrjetet sociale kanë njohur një zhvillim të jashtëzakonshëm, aq sa smartfonët janë bërë pjesë e pandarë e njeriut, duke shkaktuar edhe probleme sidomos tek fëmijët, por edhe në qarkullimin publik, televizionet mbeten sërish të pakonkurueshëm në disa prej programeve të tyre.

Muajt e fundit ishin dy programe të cilat ishin dhe mbeten në vëmendje të publikut të paktën edhe për disa vite. Në konceptin tim personal, por edhe të një publiku të gjerë, në fokus të një opinioni të konsiderueshëm qytetar, referuar edhe klikimeve të matshme nga një spektër i gjerë, ishin festivali i fundvitit në RTSH dhe padyshim spektakli Big-Brother Albania.

Nëse nisim me festivalin e fundvitit, edhe pse ishte festival jubilar, pra i 60-i në historinë e këtij lloji, kënga fituese, ajo e kënduar nga Ronela Hajati të paktën për sa i përket përceptimit të publikut, nuk ka arritur në nivelet e zërave dhe këngëve të Vaçe Zelës, Myfarete Lazes, Parashqevi Simakut, Anita Bitrit, Kozma Dushit apo Françesk Radit, Luan Zhegut e Irma Libohova, por edhe të mëvonshmit si Elsa Lila, Aurela Gaçe, Frederik e Rita Ndoci, Ledina Çelo e shumë të tjerë. Nëse këta këngëtarë dhe shumë të tjerë të këtij niveli, publiku u’a mësonte këngët dhe muzikën përmendësh, askush nuk mund të përcjellë në memorien e tij vargje si “Ma ke bo jetën si lojna, Avion, Ma ka lon, ma ka lon, Nuk du nji tjetër, Se pishmon, Ma ka lon, ma ka lon….”aq më tepër një një festival kombëtar, më traditë dhe histori, festival me të cilin paraqitemi në Eurovizion.

Sidoqoftë ky çmim i parë, për të cilin uroj të gjej një vend të merituar në Eurovizon,  mbetet thjesht vlerësim i produksionit dhe i atyre që kanë ndikim të dukshëm apo të padukshmëm në përcaktimin e vendit të parë, pasi publiku duket se ka vlerësuar më shumë këngëtarin Alban Ramosaj në duet me Gjergj Lekën. Kjo jo vetëm për faktin se në faqen zyrtare të televizionit shqiptar në yotube, diferenca e klikimeve është mjaft e madhe në favor të këngës së Ramosajt, por edhe për shumë fakte të tjera, ndër më kryesori është ai se kënga e tij transmetohet dëgjohet kudo me shumicë në programe muzikore brenda e jashtë vendit, ndërsa një blogere e njohur turke arrin ta njohë në rrugë dhe e “detyron’ të këndojë në rrugë, në mes të Stambollit.

Ndërsa siç dihet “Big Brother Albania”, pas një maratone të gjatë disa mujore fitorja e buzëqesh Ilirit, siç jemi mësur ti dëgjojmë emrin. Ja u shpall fituesi, nuk po paragjykojmë përballë Donaldit, për të cilin pritesh të fitonte deri në sekondën e fundit. Por u desh të kalonte vetëm pak kohë që të vërtetohej katërciprisht, se ky fitues ishte produkt i produksionit dhe aspak i publikut.

 Po kush është fituesja e publikut…

Një emër që ka lënë gjurme dhe që nuk po “lëshohet” nga publiku, ekranet por edhe bisedat mes njerëzve që ishin non- stop ne ndjekje të këtij spektakli, është padyshim Beniada, Beniada Nishani. E ndërsa “fituesit” e produksionit janë fashitur, nuk dëgjohen askund, Beniada është prezente në shumë emisione, evente, deri edhe në vargjet e një kënge. Është këngëtarja e mirënjohur Poni, e cila tek Beniada ka personifikuar vajzën shqiptare, ndërsa kjo këngë ka arritur sukses të jashtëzakonshmëm…..

Dikush do thotë, po emisioni “Përputhen” pse nuk është në fokusin e këtij opinioni. Në fakt s’mund të jetë, përderisa nuk tejkalon telenovelat arabe, që edhe në vendet e tyre të origjinës nuk transmetohen më. Më rastisi një natë ta ndjek disa minuta, dhe konstatova se vajza të plotësuara nga natyra përsa i përket fizikut, debatonin me “ma le, ta lash”, e lagu, s’e lagu, duke të kujtuar fëmijët trazavaçë të kopshteve me edukatore, nën nivelin mesatar.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest