Aktori nga Mirdita, z .Fran Prenga, tregon se si u gjend ne këtë film konkurues ne festivalin e Selanikut. Një histori e vërtetë me një emigrant shqiptar, ka nxitur regjizoren me zë në Greqi, Angeliki Antoniou, për te bërë skenarin e një filmi i cili do të konkurroje ne festivalin e radhës qe zhvillohet ne Selanik, brenda muajit nëntor të këtij viti. Ndërsa xhirimet janë bërë ne Greqi, Shqipëri dhe Maqedoni, janë disa qendra kinematografike te cilat kanë bërë kontrata për shfaqjen e tij si në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Zvicer dhe Gjermani.
Fran Prenga, një emigrant nga Mirdita, i cili ka qenë i rastesishëm ne një rol te rëndësishëm ne këtë film, thotë se kurrë nuk e kisha menduar me pare se do të ishte ne krah te aktorëve me te njohur greke dhe shqiptare si Ndricim Xhepa, Nikolla Pano, Ermela Teli, Manos Vakoussis, Eshref Durmishi, Gazmend Gjoka, Vassilis Douvlis, Sotiris Goritsas, etj. “Ndonëse unë kam mbaruar universitetin për shkenca te natyres, lidhja e vetme me kinematografine përveç rastësisë duket se kishte te bënte me faktin se ne Greqi munda te shpalos artin tim ne fushën e pikturës me disa pjesëmarrje ne ekspozita të ndryshme”, shprehet aktori Fran Prenga.
SKENARI
Eduardi, i cili luhet mjeshterisht nga aktori kosovar Eshref Dyrmishi, është një djalë nga Shqipëria e mesme. Si shumë bashkëkombes te tij, ai kalon ne mënyrë te paligjshme kufirin me Greqine dhe vendoset tek një pronar grek, ku edhe bën pune nga me te ndryshmet. Por vjen një moment kur greku i moshuar i kërkon atij qe te beje edhe pune te cilat nuk perputheshin me moralin e Eduardit. Ky ne gjaknxehtësi e sipër arrin ta vrasë grekun plak dhe menjeherë niset në drejtim te vendit te tij pa u diktuar nga policia greke. Ne fshatin e tij ai endet gjatë, për pune dhe ne kushte te renda psikologjike, arrin te thyeje dyqanin e fshatit nga ku merr 10 mijë Lekë.
Babai i tij (Ndricim Xhepa), i cili gjatë komunizmit kishte qenë oficer i ushtrise shqiptare, dhe i edukuar me një moral te lartë, nuk mund ta kaperdije këtë veprim te te birit dhe menjehere e merr atë dhe e dorëzon ne polici, për të marrë dënimin e merituar. Pikërisht këtu fillon edhe dinamizmi i zhvillimit te ngjarjeve mes gardianit i cili luhet nga emigranti nga Mirdita, Fran Prenga, dhe mjekut i cili luhet nga aktori gjerman Andre Hennicke. Ne kulmin e zhvillimit të ngjarjeve vjen viti ’97 dhe nën drejtimin e kapobandës i cili luhet mjeshtërisht nga Armando, emigrant vlonjat, të gjithë te burgosurit arrijnë te dalin nga burgu pasi vrasin gardianin (Prenga) dhe shkatërrojnë gjithçka brenda tij.
Këtu nis një jetë tjetër për Eduardin të cilin gjithnjë e mundonte fakti se dikur kishte bërë një vrasje, ndonëse në kushte të tronditjes së rëndë psikike. Për këtë, ai pasi shkon tek një vend i shenjtë vendos të kthehet ne Greqi, por këtë radhë për t’u dorëzuar vullnetarisht tek policia. Ngjarja realizohet dhe policet greke shastisen kur degjojne rrëfimin e emigrantit te penduar.
Megjithatë drejtësia greke e dënon atë me 15 vite burg, dënim te cilin ai vijon ta vuaje edhe në ditët e sotme. Pikërisht kjo histori e cila pati bërë buje ne mediat greke ka nxitur regjizoren Angeliki Antoniou, te takoje për disa herë ne burg autorin e vërtetë te kësaj historie, dhe mbi këtë bazë të shkruajë edhe skenarin e këtij filmi i cili do të prezantohet ne festivalin e pervitshëm te Selanikut.
Z. Prenga, si u gjendet ne rrjeten e regjizores greke Angeliki Antoniu?
Krejt rastësisht. Duke qenë se unë merresha me pikturën dhe isha futur ne rrethin e intelektualeve shqiptare ne emigrim ne Greqi, dikush kishte futur edhe emrin tim ne listat qe ne fillim futeshin për figurante.
Duhet te theksoj se ne ditë të ndryshme, janë marrë ne site jo më pak se 900 persona, te gjithë emigrante shqiptare. Percaktimi i tyre bëhej përmes kamerave te fshehta, ndërsa me pas bëheshin edhe teste te tjera me intervista te drejtperdrejta. Për mua u vendos qe te kisha një rol te drejtperdrejte, si gardian burgu qe kisha për detyrë te merresha me Eduardin.
Ku u realizuan skenat e burgut?
Të gjitha skenat u realizuan në një spital të braktisur, ne lagjen Pendeli te Athinës. Madje të gjitha dhomave iu hoq tapeti me të cilin ishin shtruar dhe u vendosën shtresa çimentojë me qëllim që ambienti të merrte formën e vërtetë të një burgu shqiptar. Pas “rikonstruksionit” te dukej me te vërtetë se ishe ne një burg shqiptar, ndonëse mua kurrë nuk më ka rastisur te shikoj një burg edhe në Shqipëri.
Sa zgjatën xhirimet?
Ne pjesët ku isha i ingranuar unë, xhirimet zgjatën një muaj dhe më pas u kalua ne sitjen e tyre. Të gjithë aktorët sidomos shqiptare, punuan me mjaft pasion pasi bëhej fjalë për një histori të vërtetë që shpaloste vlerat më të mira të një emigranti, përkundër shumë filmave me të tjerë, qe regjizore te papergjegjshëm i paraqesin emigrantët shqiptarë si e keqja më e madhe e atij komuniteti ku kanë zgjedhur te emigrojnë.
Nga sa keni kontaktuar me regjizoren, si ndihej ajo në këtë histori dhe cilat kishin qenë shtysat për realizimin e këtij skenari?
Regjizorja ne fjalë është një regjizore mjaft e njohur në Greqi dhe me disa filma ajo ka bërë buje vitet e fundit. Siç dihet, trilli në këtë skenar është ne një perqindje tejet të vogël pasi historia ne fjalë është tërësisht e vërtetë.
Djali i cili ka përjetuar këtë histori, në mos gaboj është nga Elbasani, vijon te kryeje dënimin ne burgjet greke. Ishin mediat ato që i patën bërë jehonë këtij rasti i cili shërbeu më pas për regjizoren Antoniu, për të formuluar skenarin që mendoj se është realizuar mjeshtërisht nga aktorët që janë me mjaft përvoje. Vetë regjizorja shprehej se e kishte impresionuar veprimi i djaloshit Eduard dhe për këtë kishte vendosur qe këtë ngjarje ta përjetësonte në një film i cili do të konkurojë në një festival me mjaft traditë në Greqi.
Aleksandër NDOJA
Prill 2006

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

