Ja si shprehet sot 83 vite më vonë gazetari Italian Chicco Elian në lidhje me pushtimin e Shqipërisë nga Italia më 7 prill 1939

Chicco Elian: Italia humbi ndjenjën e humanizmit, duke u bërë një agresion brutal dhe tradhti kësaj aleance

Nga Pirusti News
425 Shikime

Vetëm një ditë pas pushtimit të Italisë fashiste, pra me 8 prill 1939 gazeta më e madhe dhe e njohur italiane Corriere Della Sera, njoftonte opinionin publik Italian dhe atë mbarëbotëror se trupat italiane sulmuan dhe pushtuan Shqipërinë, ndërsa në ora 0930 morën nën kontroll edhe kryeqytetin shqiptar, Tiranën.

Pikërisht sot më 7 prill 2022, plot 83 vite pas kësaj ngjarje të shumë diskutuar sidomos në Shqipëri, gazetari Italian Chicco Elian në profilin e tij në facebook, duket se ka një refleksion të posaçëm, disi faljekërkues. Duke publikuar faqen e parë të gazetës Corriere Della Sera të datës 8 prill 1939, premeton se sëshpejti, pra në muajin shtator do të prezantojë një libër me dokumenta autentikë në lidhje me këtë pushtim, për të cilin siç thotë se Italia humbi ndjenjën e humanizmit duke bërë një aggression brutal ndaj një vendi që prej 20 vitesh e kishte si protektorat, pra ishte nën mbrojtjen e Italisë.

Ja si shprehet tekstualisht gazetari Italian  Chicco Elian, në profilin e tij në facebook, në lidhje me këtë pushtim të Shqipërisë më 7 prill 1939:

 “Më 7 prill 1939 trupat italiane të drejtuara nga gjenerali Alfredo Guzzoni pushtuan Shqipërinë, duke sulmuar njëkohësisht të gjitha portet shqiptare. Ndaj këtij protektorati që zgjati njëzet vjet, Italia humbi ndjenjën e humanizmit, duke u bërë një agresion brutal dhe tradhti e asaj aleance mbrojtëse që Italia dhe Shqipëria u panë aleatë.

 Të gjithë e dimë si ka përfunduar, por leximi i Quota Albania nga Mario Rigoni Stern është gjithmonë ndriçues.

Okupimi eshte kapitull i marrëdhënies së Italise dhe Shqiperise, kalim i kësaj lidhjeje te thellë, që gjithmonë me pyet se sa e meritojme afeksionin e shqiptareve. Dhe është një nga tematikat, nga tematikat e shumta, te librit tim dhe te @TAG, fryt i punës kater vjeçare ne Shqipëri, redaktuar nga @TAG, të cilën do kemi nderin ta prezantojme ne Festivaletteratura te Mantoves ne Shtator.

a.ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest