Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Kalendari i Gjyshes

#AndrisLLESKAI

Nga Pirusti News
754 Shikime
SHPERNDAJE

Moçëmohet përditë Gjyshja ime,

sa herë e takoj është shkurtuar një gisht,

e fortë mbahet në hidhërime-gëzime,

rrudhat e saj mbushin një shekull afërsisht.

 

Më sytë e ngazëlluar dorën ma jep.

-S’ta mbërri më, shkove si pjergulla në tana!

Kur përkulur ia puth ballin në cep,

më thotë: -A të kujtohet kur ishe sa Nana?

 

Pastaj ndërron mendje: – Jo-jo…

krejt kollaj!… A t’kujtohet kur më erdhe në sup?!

Nis e luan me kujtesën time Ajo,

më humbet në fëmijëri, kur më maste me trup.

 

Dhe më zvogëlon deri camërdhok,

derisa gjatësinë time unë dot mend s’e mbaj,

Gjyshja ime mbahet, ecën pa shkop,

e shoh veten gjithnjë e më të voc-kël, para saj.

 

#AndrisLLESKAI

Prill 22

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest