Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Historia, Si nd/kamarieri 14 vjeç me zërin e tij të spikatur, çau muret e lokalit ku e ngujonin.

Nikoll Preçi ansamblit Mirdita, fëmijë i parritur akoma, tundi bedenat e Gjirokastrës

Nga Pirusti News
3 151 Shikime

-Nga Aleksandër NDOJA-

Nikoll Preçi është prej vitesh në pension. Është ai djali 14 vjeçar që me të mbaruar shkollën fillore, në ambientet e Qelës në Kodër Rrëshen, kushtet ekonomike të asaj kohe e detyrojnë të ndëpresi shkollimin e mëtejshëm për në klasë të pestë, dhe të fillojë punë si ndihmës kamarier në një lokal të kohës në Rrëshen. Ndërsa lokali mbyllej për kohë pushimi, shefi e mbyllte brenda kamarierin fëmijë për të kryer punët, sidomos pastrimin. Ndërsa mbaronte punë dhe brenda “kafazit” niste të këndonte, tingujt muzikorë krejt rastësisht mbërritën në veshin e legjendës së papërsëritshme të artit dhe kulturës mirditase, rapsodit dhe kant-autorit, themeluesit dhe udhëheqësit të grupit të burrave të Mirditës, Fran Vorfi.

Prej asaj dite, që rastësia e çoi Fran Vorfin të kalonte pranë atij lokali ku cicëronte meliodikisht zëri i një 14 vjeçari, jeta për Nikoll Preçin do merrte një dimension të ri. Nikoll Preçi në moshën 17 vjeçare, pikërisht në festivalin e parë folklorik të Gjirokastrës, me zërin e tij të hollë e të thellë, do të tundte bedenat e qytetit të gurtë.

Kënga “Qeshë (isha) i vogël e sot u rrita, n’festival më ka çue Mirdita” mori çmim të madh, anipse ansambli “Mirdita” nuk pati ndonjë vlerësim, vlerësim i cili do të vinte vetëm 10 vite më vonë, në vitin 1978, kur ansambli “Mirdita” do të rrëmbente çmimin e parë në shkallë vendi.

Po si e komenton jetën e tij artistike, artisti Nikoll Preçi, sot pas 56 vitesh nga ajo kohë kur kënga me leckë në dorë e çoi në rrugën e bukur të artit, deri kur doli në pension, ndonëse përsëri mbetet i angazhuar me rasën e çiftelisë në dorë?

Intervista

Një përshkrim të shkurtër për lexuesin, kush është Nikoll Preçi në fillimet e tij?

Po, kam lindur në prag pranverën e vitit 1951, në ekstremin verior të fshatit Kodër Rrëshen. Jam fëmija i dytë i prindërve të mij, pasi më përpara kam një motër. Thjesht si të gjithë fëmijët e viteve 50-të jam rritur pranë prindërve, që merreshin kryesisht me bujqësi. Kjo deri kur fillova klasëne parë në qendër të fshatit ku ishte kisha dhe qela. Qela shërbente si shkollë për fëmijet e këtij fshati.

Në atë shkollë, në Qelë cilin kujtoni si mësues?

Më herët ishte Dod Arapi, sportist i mirënjohur i Mirditës, dhe babai i volejbollisteve të shquara të Minatorit. Siç dihet pallati i sportit në Rrëshen, mban emrin e njërës prej sportisteve legjendë të këtij ekipi, njërës prej vajzave të Dodës, “Ariana Arapi”.

Por nuk rastisi të kisha mësues Dodën, por Nikoll Përgjetanin dhe Zef Preçin. Klasës time i kishte rastisur që të kishte nga klasa e parë deri në përfundim të fillores, mësuesin Nikoll Përgjetani i cili përveç këngëve të tjera, kishte qef dhe këndonte. Mesadi mësues Nikolli shkonte krushk shpesh se e merrin, pasi këndonte bukur, pra kur ishte rasti qe krushqit të këndonin ndonje këngë.

Në orën e muzikës edhe unë këndoja. Ndoshta mësues Nikolli kishte kuptuar diçka, ndaj mua dhe një nxënës tjetër një vit pas meje, i quajtur Bardhok Lleshaj, na vinte të imitonim dasmën mirditase, duke na caktuar të realizonim këngën tipike “maje krahu”, siç quhej. Ishim fëmijë të vegjël, por e imitonim bukur duke ardhur si krushq nëpër oborrin e shkollës.

A ishte kjo premisa juaj që të involvohesh në fushën e artit?

Jo, ose ndoshta shumë pak. Pas mbarimit të fillores, kushtet ekonomike nuk më lejonin të vijoja në klasë të pestë, ndërsa në atë kohë shkollimi 8 vjeçar nuk ishte i detyrueshëm. Babai më futi në punë në qytet, në Rrëshen, si ndihmës kamarier në bufe restorant, që ishte aty ku deri kur u shëmb, për tu ndërtuar pallati i ri quhej “klubi i vjetër”.

Lokali kishte dy ndarje, njëra ishte bar-kafe që rrinte hapur gjithë ditën, ndërsa pjesa e restorantit hapej me orar. Pra në mëngjes 06-08, në drekë 12-15, ndërsa edhe në darkë. Përgjegjës i lokalit ishte i mirënjohur Preng Frroku dhe një tjetër me mër Shpëtime, nuse e një oficeri, ndërsa nuk i kujtoj mbiemrin.

Kur lokali mbyllej në 8, më mbyllnin dhe mua brenda, më linin për të pastruar. Unë pasi mbaroja punë, për të kaluar kohën deri në 12 kur hapej lokali, këndoja papushim, madje edhe me zë të lartë.

Si ndodhi që u pikase për tu afruar pranë pallatit të kulturës?

Ka qenë rastësi ndhe fati im. Teksa këndoja pranë lokalit në rrugë po kalonin mjeshtri i madh e i mirënjohur Fran Vorfi dhe një këngëtar tjetër Nikoll P Marku nga Jezulli. Ata ndalen e dëgjojnë, por nuk e kuptojnë se isha unë, por menduan se ishte harruar radio ndezur. Menjëherë ata futën te pjesa që ishte bar-kafe e hapur dhe i kërkojnë përgjegjësit Preng Frroku (Deda) të ndiztë dhe aty radion, ndërsa do pinin kafe. Kjo sepse radio sipas atyre po jepte disa këngë mjaft të mira. 

Prenga u thotë se po këndon punëtori aty brenda, ndërkohë hapet dera dhe më nxjerrin jashtë. Fran Vorfi dhe Nikolli kërkojnë që ti diqja pas, për tek pallati i kulturës për një testim. Aty na priti drejtori i pallatit të kulturës Ndue Tusha. Teksa më thanë të këndoja unë shikoja një aparat me një shirit që rrotullohej, por nuk kuptoja asgjë. Pasi më thanë të ndaloja, mesa kujtoj këndova këngën e Dan Daroshit. Pas pak shiriti me atë rrotullimin e tij, nxirrte zërin tim me audiu shumë më të lartë…Ata po e dëgjonin me vëmendje, ndërsa unë habitesha se si zëri im ishte futur në atë kuti…Prej asaj dite Fran Vorfi me merrte çdo ditë në prova me ansamblin, por edhe në aktivitete.

Po më pas, si u zhvilluan ngjarjet?

Pas kësaj me erdhi një kërkesë e papritur të atashohesha pranë klubit të kulturës në Rubik. Kishte qenë këmbëngulja e drejtorit të këtij klubi, Bardhok Sulejmanit pasi kishte dëgjuar këngën time në atë kutinë që më vonë mësova se quhej magnetofon. Bardhok Sulejmani ndërhyri te drejtori i uzinës Frrok Pjetër Gega për të më gjetur një vend pune sa më të mire, që të me jepte mundësi të isha pranë sektorit të kulturës aty. Ashtu u bë, ndërsa kishin filluar përgatitjet për festivalin folklorik që do të mbahej për herë të parë, ndërsa vendi ishte caktuar për tu mbajtur, në Gjirokastër.

Ishte festivali që vulosi të ardhmen tënde në kulturë e ansambël. Çfar mund të na thoni brenda një përshkrimi?

Nuk e di për çfar arsye u vendos që i gjithë ansambli i Mirditës u caktua ti bënte përgatitjet në Rubik. Ka qenë një vend në lagje të vjetër të këtij qyteti që kat i parë ishte librari, ndërsa kati i dytë kishte disa dhoma me krevate marinari për akomodim. Aty u mblodh i gjithë anasambli për një kohë të gjatë. Aty në Rubik bënim provat, ndërsa trajtimi ishte falas dhe mjaft i mirë. Aty hanim, pinim dhe flinim, pasi shumë artistë i kishi familjet e tyre në zona të ndryshme, pra ishin larg.

Teksa mendonim se kishim bërë punë, vjen me urgjencë kryetari i komitetit Gjon Deda Moriseni, i cili kishte detyrim altimativ të paraqiteshim me një këngë speciale për partinë e asaj kohe. Kishin mbetur vetëm dy ose tre ditë. Gjok Beci ishte i papërsëritshëm për kësi situatash. Ai në kohë rekord hartoi një tekst që i përshtatej moshës time. Ma dhanë ta këndoj, pa hartuar ndonjë muzikë. Thjesht e këndova siç më erdhi. Kënga doli bukur, ndërsa e çuan me urgjencë në ministri të kulturës për të marrë viston. Edhe ata e konfirmuan.

Po në Gjirokatës si u prit kjo këngë dhe vetë ansambli?

Është fakt se kënga u shoqërua me duartrokitje të forta edhe për faktin se isha vetëm 17 vjeç. Edhe komisioni përkatës e vlerësoi shumë këtë këngë duke më dhënë “Laurat i festivalit Folklorik 1968”. Ndërsa ansambli u mirëprit, por nuk është se na akorduan ndonjë çmim apo renditje nderi.

 Në Mirditë si u pritët?

Në fakt unë u prita shumë mirë. Kënga ime jepej nga Radio Tiranë kohë pas kohe. Kjo me jepte krenari por edhe shanse. Une vijova ne Rubik tashme më i çimentuar në këtë fushë. Ishte shumë i apasionuar drejtori Bardhok Sulejmani, ndërsa si përgjegjës që na fuste në prova dhe angazhime ishte Ndue Nikolli (Frani) i cili më parë kishte qenë drejtues i klubit kulturor. Kishim një grup mjaft përfekt si Ndue Nikoll Gega, Gjyste Ceka dhe unë Nikoll Preçi dhe disa amatorë. Shkonim në aktivitete pafund në shumë zona të vendit. Ftoheshim në të gjtha kongreset e bashkimeve profesionale, por edhe çdo 28 nëntor në Vlorë. Madje kemi marrë disa çmime. Bardhok Sulejmani na merrte edhe ne shfaqje dramash apo skeqesh prane kolektivave punonjëse, duke na futur në skenë në pushimet mes puntatave.

Në fund të vitit 1969 më morën në shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Qënia në art më dha përparësi, pasi kërkova të konkuroj për në ansambilin e ushtrisë. Ashtu u bë. Kujtoj me nostalgji bashkëpunimin me këngëtarin e mirënjohur Tonin Tërshana. Patëm marrë edhe një çmim nderi, ndërsa isha ushtar.

Po pas ushtrisë si precipitoi situata me ty?

U rrezikova të shkoja në minierë. Kjo do të më privonte mundësinë për të qënë afër kulturës. Kam shkuar me iniciativën time të kryetarja e komitetit Parashqevi Shehu e cila më dëgjoi me vëmendje. Pas kësaj u ezaurua urdhëri që kishtë dalë për në minierë. Fillova punë në PAM (Parku Automobilistik) në Rrëshen, pra mbeta afër me pallatin e kulturës.

Ndërsa vjen viti 1978, kur ansambli “Mirdita” do të merrte çmimin e madh, pra të parin në Gjirokastër. Çfar mund të thoni?

Është një temë për të cilën është folur shumë, dhe vazhdohet të flitet dhe pse kanë kaluar 44 vite. Nuk mund të plotësohet kurrë portreti dhe kontributi që dhanë penda të arta si Gjok Beci, Viktor Gjikolaj, apo dhe  kontributet këngëtarë  si Fran Vorfi, Kol Zefi Mark Gjoka, e shumë të tjerë, përfshirë kontributin e pamatshëm në rrafshin cilësor të të mirënjohurit si kompozitor Dorian Nini, Gojard Daiut, Edmond Xhanit etj. Nuk ka për tu harruar kurrë zëri dhe kontributi i jashtëzakonshëm artistic i Mrikë Trumshit, Mark Gjokës, Luljeta Përbashës, Anton Gjokës, Dodë Prendit, Fran Preçit, Nikollë Dedës, Servet Carës, Mark Dedës, Nikollë Kalës, Drane Lleshit, etj.

Unë kisha një këngë tashmë të mirënjohur kënduar me Simon Beleshin lahutarin e paharruar dhe Drane Lleshin (Reçi). Kënga titullohej “Po bie shiu rena, rena”. Di që me të mbërritur në Rrëshen u bë festë e madhe. Ishte një finalizim i kontributit të shumë brezave që derdhën djersë në kulture për vite me rradhë, përpara kësaj date e që u vijua me po aq zell e përkushtim dhe vitet e tjera. Madje pak muaj më vonë Ansambli “Mirdita” u ftua në Mal të Zi.

Si ndodhi kur dihej situate e mardhënieve me ish-Jugollavinë?

Siç duket asokohe tonet ishin të zbutura. Di që atë vit kishte ra tërmeti e bërë naming në segmentin Lezhë – Shkodër, por kjo nuk na pengoi. Ministria na përgatit pasaportat për jashtë vendit, por kurrë nuk na i dha në dorë, as për ti parë. Tre oficerë i mbanin ato dhe i paraqisnin në kufi apo ku të na i kërkonin. Më pas nuk dihet ku i çuan pasi i morën ata. Di që kemi qëndruar 18 ditë duke dhënë koncerte të jashtëzakonshme në Vitojë, Tuz, Ulqin, Rrozhaje etj.

Çfar ishte për ju Grupi u burrave të Ansamblit “Mirdita tashmë Mjeshtër i madh?

Ishte padyshim krijesë e Fran Vorfit. Kombinimi i shkëlqyer me Gjok Becin dhe më vonë me Dorian Ninin e të tjerët që përmenda më lart, bënë që ky grup të shënonte rekorde brenda e jashtë vendit. Ansambli dhe vetë grupi i burrave në përbërje të ansamblit ka shkruar historinë e artit në Mirditë dhe për këtë jam krenar që kam kontributin tim.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest