Janë dashur disa muaj hulumtime shkencore që guri i kohës etruske, i gjetur rastësisht kohë më parw, në fshatin Xhuxhë të Fanit në Mirditë, të marrë çertifikatën e “lustracionit” për tu vendosur përfundimisht në panteonin e merituar të historisë shqiptare.
Burime të sigurta pranë Muzeut Historik Kombëtar, kanë konfirmuar se dje ka dalë vendimi i Këshillit Kombëtar të Muzeumeve Shqiptare se, guri i Xhuxhës do të vendoset në pavionin e lashtësisë, në ambientet e Muzeut të Kombit.
Kërkimet e shumta shkencore, mbi të gjitha përkthimet ekselente të specialistes së mirëformuar shkencërisht, në fushën e studimeve të kohës së etruskëve të Dr. Anna Zhuba, kanë bërë që komisionet e posaçme të arrijnë në konkluzionin e duhur se, Guri i Xhuxhës është një dëshmi e patjetërsueshme e lashtësisë ilire, në trojet arbërore.
Nëse një vendim i tillë ishte i pritshëm, specialistët përkatës kanë nisur punën për transferimin e Gurit të Xhuxhës, nga hyrja e pasme e Muzeut Historik Kombëtar, për në pavionin elitar të kombit tonë, pavioni i lashtësisë.
Tashmë vizitorët mbarëkombëtarë, por edhe të huaj do të mësojnë se Mirdita, përveçse është bartëse e kohës ilirike, vendndodhja e Shtetit të parë të Arbrit, është edhe pararendëse e kësaj kohe, asaj etruske që toka e shenjëte e Xhuxhës mbajti mijëra vite këtë dëshmi historike, për të na e paraqitur në një kohë fluide, ku vetë Stema e Arbrit e gjetur në Gëziç ishte lënë në harresë të qëllimshme, apo jo. Të mos harrojmë se po në muzetë tona gjënden edhe përkrenare dhe heshta luftarake, gjëndur në Përlat të Mirditës.
Lajmi është në përditësim….
-Aleksander NDOJA-
Me shume per gurin e Xhuxhes:

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”