Vragë veç t’miat..By #AndrisLLESKAI
—————————
Plagë t’vjetra…
T’gjithë dashtën me u përzi
me marrdhanien teme t’suksesshme,
me dashninë teme t’dështume.
E unë, e ajo e shkreta,
asnja s’patëm vu n’llogari,
as bestytni t’lashta, morale t’rrejshme,
as braktisje e as t’mallkume.
Kalum vite t’egra,
ajo desht me u vetba fli
se “Dashninë -thote- e kam t’përjetshme!”
E po vetë m’la, n’t’harrume.
Plagë vjetra…
I plagu n’at’ dashni
me nji farë paralize trunore të pjesshme,
tu njek zemrën e shkallume.
E vetë zemra
n’fun’ ra n’melankoli,
se i diç n’dorë njajo besë e pavdekshme
per dashni, ani se: e trume.
#AndrisLLESKAI Maj 22

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

