Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Portreti, Zef Shkorreti “mësuesi hero” i kohës së tij

Në gjurmë të pashuara të përçuesve të dritës së diturisë

Nga Pirusti News
6 108 Shikime

Më ka rastisur jo pak herë të shkruaj për mësuesit, kontributin e tyre të palodhur ndër vite, vuajtjët e pamata gjatë ushtrimit të këtij profesioni aq human edhe fisnik. Më ka rastisur ti përcjell opinionit histori tragjike për mësuses që në vitin e mbrapshtë 1997 u piketuan për vrasje dhe u ekzekutuan me pretendimin absurd, se të parët e tyre dekada më parë kishin lënë gjaqe pas. Më ka rastisur që përmes pendës time të gjejnë vehten dhe historitë e tyre, ata “Dhaskalët e Mërgimit”, qindra mësues, vajza nga Tirana dhe jugu i Shqipërisë që lanë rininë e tyre maleve të Mirditës, në një kohë të vështirë kur dhe mundësia për furnizimin me bukë dhe ushqime ishte e vështirë. Por nuk kisha menduar kurrë vuajtjen e vërtetë mësuesit, i  cili për të shkuar te vocërakët ishte i detyruar të bënte udhëtim mes malesh rrezikndjellëse, të flinte në shkollë në një ambient të lagësht, edhe kur sëmundja limiton kapacitetin fizik, deri në ekstrem.

Edhe pse kanë kaluar kaq vite, ndeshemi me histori të tilla që e kthente mësuësin si të ishte i dënuar me gurin e Sifizit. Një ndër ta ishte mësuesi i zonës së Fanit në Mirditë,  z.Zef Shkorreti, i cili nga vuajtjet e kohës, vetëm për të qenë i gatëshëm në mësimdhënie, nuk mundi të kalonte më shumë se gjysmën e dekadës së pestë të jetës së tij.

Mjafton të depërtojmë në dy prej historive të mësuesit Zef Shkorreti për të kuptuar më qartë një kohë e cila nuk kursente as ata, që nga banorët konsideroheshin të shenjtë, pse jo të mbinatyrëshëm për atë çfarë i ofronin një komuniteti i cili përpiqej të linte pas errësirën e gjatë shumë shekullore, duku ju përveshur rrugës së diturisë.

Në atë kohë që shkollimi kishte filluar të ishte imperativ i kohës  deri i detyruar me ligj, mësuesi Zef Shkorreti pjesë e asaj plejade të shquar që ishin inspiruar nga mësuesi i Popullit Ndrec N. Gjoka, bënte të pamundurën që ta kryene mësëmiri këtë mision.596

Kush ishte mësuesi Zef Shkorreti dhe ndarja nga jeta në moshën 45 – vjeçare.!

Zef Shkorreti ishte nga Repsi i Mirditës (Lagja  Shkorret e fshatit Blinisht) i cili në ditët e fundit të jetës së tij, kur ende nuk i kishte mbushur 45 vite, në fillimvitët 60-të udhëtonte çdo fillim jave dhe fund jave nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas. Në një prej udhëtimeve të fundit të jetës së tij, mësuësin e kishte zënë nata në udhë dhe në pamundësi për të vijuar atë, ndalon të pushojë dhe kalon natën anës rrugës i mbështjellë me një veshje të kohës. Por historia e dytë lidhet me fundin tragjik të tij, kur mjekët kishin urdhëruar që rrugën prej 8 orësh ta kalonte pa pirë asnjë pikë ujë edhe se ishte muaji gusht me temperaturë të lartë, përndryeshe frymëmarrja i kishte minutat e numëruara.

Ja si e kujton një rast të tillë Gjon Lazri, një banor i fshatit Bisakë në Fanë, takimin me569 mësuesin e sëmurë në rrugë.

Mësuesin Zef Frrok Shkorreti e gjeta në anë të rrugës, pranë një zjarri të vogël sa një pjatë filxhanash, të mbështjellë me një kapotë të vjetër. Trastën e vogël me ushqime që e kishte marrë nga shtëpia, e kishte vënë poshtë kokës në vënd të jastëkut ndërsa për dyshek i shërbenin guralecët e rrugës së madhe. Ai kishte udhëtuar nga banesa e tij në Repstë Blinishtit ditën e diel, thuajse tërë ditën, për të arritur te shkolla në Klos të Fanit, ku jepte mësim. Pra ishte një rrugë e cila në kushte normale zgjaste deri në 8 orë në këmbë. Shëndeti i dobët e kishte të deyruar të ecte ngadalë dhe të bënte pushime të gjata në rrugë, për tu mbushur me frymë e për pasojë, nata e madhe e kishte të zënë në afërsi të fshati Bisakë.

Ishte ulur në afërsi të rrugës, pa mundur të ndizte zjarrin që i duhej për të kaluar natën jashtë, në atë të ftohtë që në këtë zonë është tepër i keq. E kur babai im e kritikoi se pse nuk e kishte trokitur në shtëpinë e tij, mësuesi u përgjigj se e di se në banesën tënde do të kaloja më mirë, po çfarë ti bëj këtij që nuk më lë të mbushëm me frymë, duke goditur gjoksin me grusht”. Por edhe pse rruga ishte rreth 8 orë në këmbë, për çdo fundjavë mësuesi nuk tërhiqet para detyrimit për nxënësit e tij.

Sëmundja agravon dukshëm duke i numëruar ditët, ndaj u paraqit në spitalin e Kukësit, pasi askohe zona e Fanit ku Shkorreti pepte mësim, ishte nën juridiksionin administrative të Kukësit. Mjekët e Kukësit nuk mund ta mbanin gjatë në spital pasi konstatuan se nuk kishte shpëtim, por teksa e nisin për në shtëpi, porositin shoqëruesin, një të afërm të mësuesit që në asnjë mënyrë nuk duhet ti jepte ujë për të pirë gjatë rrugës. As shoqëruesi e as mësues Zefi nuk e besonin se me të pirë një gotë ujë jeta e tij do të shuhej. Ndoshta këtë fakt të rëndë mësues Zefi e kuptoi gjatë rrugës, dhe me të mbërritur pranë banesës, u ndalua për te bërë pushimin e fundit. Shoqëruesi i atij udhëtimi të fundit kujton se deri në afërsi të lagjes erdhën me një makinë të NNI-së. Pasi zbritën aty, kaluan lumin Fan në këmbë dhe u vendosëm për pak pushim në hijen e një arre,150 metra nga shtëpia e Zefit.

Aty askush nuk mund ta ndalonte të pinte ujë. Vetëm pas disa minutash mësues Zefi u ndje keq dhe dha frymarrjën e fundit. Ishte data 27 gusht 1963 kur mësues Zef Shkorreti sapo kishte mbushur 45 vite jetë.

Një libër monografik në kujtim të mësuesit Zef Shkorreti.

Qindra pjesëmarrës kanë tëjmbushur sallën kryesore të muzeut Historik Kombëtar Tiranë. Janë bashkëqytetarë të mësues Zefit, por kryesisht nxënës të tij por dhe shumë kolegë. Nuk munguan edhe drejtues të arsmit ndër vite në Mirditë, deputetë të kuvëndit të Shqipërisë etj. Monografia është realizuar nga autori Nikollë Loka i cili prej kohësh ka krijuar një profil të qartë prej shkrimtari me libra të shumtë, që në sfond kanë historinë dhe punën me arkivat brenda dhe jashtë vendit. Suporti realizues i këtij evenimenti jo vetëm për mësuesin Zef Shkorreti, por edhe për historinë e arsimit në Mirditë është zoti Mark Marku, i biri i mësuesit hero i kohës së tij. Mësues të shumtë, kolegë por edhe nxënës të mësues Zef Shkorretit kanë dhënë impresionet e tyre të cilat vinin të gjalla, edhe pse mësuesi ka 50 vite që është ndarë nga jeta.

Për të pranishmit u shpërndanë kopje të librit të titulluar “Zef Shkorreti, mësues hero i kohës se tij” si dhe është shfaqur një dokumentar kushtuar kësaj figure. Përmes faqeve të këtij libri mësohet me detaje jeta dhe vuajtjet e mësuesit Zef Shkorreti, por edhe një plejade të tërë mësuesish që sfiduan vështirësitë për të tejçuar dritën e diturisë edhe në malet e vështira të Mirditës.

Aleksandër Ndoja.

Botuar ne “Tirana Observer”2014-05-06 (ARKIVA)

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest