Akademia “Rrënjët” organizon kuvendin me temë: “Gjuha shqipe, gjuha e natyrës”.

Para pak ditësh në Hotel "Plaza" në Tiranë u mbajt kuvendi i gjuhës shqipe.

Nga Pirusti News
554 Shikime

Përgatiti: Dr. Nusha Zhuba ( Hida) Romë.

I nderuari prof. ing.av. Sazan Guri me ndjeshmërinë e tij, profesionalizmin, kulturën, forcën për t’i shkuar diçkaje gjer në fund mblodhi në atë sallë të vogël shumë studiues dhe dashamirës të gjuhës shqipe!

Unë solla në atë konferencë Gurin e Xhuxhës, Lapis Nigerus, Vaso e Duenos, një pllakë etruske e muzeut të Firences si dhe një pllakë e shkruar nga një nip i një i Giorge Albanese, ai që solli në Gjenacano Itali Zojën e Shkodrës.

– Guri i Xhuxhës guri më i vjetër që lexohet shqip. Hyji- shpirtat janë ul. Frazë më e bukur për një kuvend paqejet para mijëra vjetësh nuk egziston në asnjë libër të botës.

– Lapis nigeris dhe vazo e Duenos janë mbi 2700 vjet që mbahen ndër shkrimet e para latine , por që latinisht nuk lexohen( për këta ka folur për herë të parë Fahri Xharra në librin e tijë Roma fliste shqip”) .432

U desh viti 2020 që Sardët të pretendojnë duke thënë që ato shkrime janë në gjuhën sarde, me përjashtim të pak fjalëve të dy kto shkrime përkthehen me gegnishten e sotme, ku dhe shqipërimi përkon me  legjendën rreth varrit të Romolos.

Legjenda thotë: “Alcuni suppongono che la loro prima devastazione sia avvenuta nel 390 av. Cr., allorquando i Galli presero e saccheggiarono Roma, e che quel gruppo sia stato coperto con il marmo nero al tempo di Cesare o Augusto; “

E përkthyer në gjuhën shqipe do të totë se, “Ne erdhëm tek varri jot, por s’të gjetëm, të tërhoqën me kalë… Nëse Gallët shkatërruan e plaçkitën Romën atëherë me të vërtetë fjalët e shqipëruara tek Lapis Nigeris përkojnë me legjendën dhe e shprehin në shqip atë moment dhe jo në latinisht..Edhe vazo e Duenos është shkruar në të njëjtin moment me Lapis Nigeris.

Konstatohet qartë se “Nipa e dajah” lexohet tek Guri etrusk i muzeut të Firencës, lexohet shumë kollaj shqip… Mbase aty ka ndodh një fatkeqësi dhe i kanë varrosur së bashku nipa e daja. Mund të jetë një tërmet, sëmundje, luftë….

Guri i fundit ishte një gur i vendosur në një Santuar të Zojës së Shkodrës, i dyti në nder të sajë në Itali në Venere, Abruzzo, i ndërtuar mbi tempullin e Afërditës (aspak rastësi) ku është shkruar një lutje e ungjillit dhe në rreshtin  i fundit shkruhet! “Mbi klto mure gjendet falja”. Të gjithë italianët kanë menduar se rreshti i fundit është shkruar nga një analfabet, por kanë harruar se ai tempull ishte aty falë edhe shqiptarëve dhe ish ushtarëve të Skënderbeut.

Ne kemi shkronjat mëtë vjetra të alfabeteve të Europës,  kjo  falë gurit të Xhuxhës, ose më mirë gurëve të tjerë të Xhuxhës që i kemi  akoma të pashqipëruar, kemi shkronjat më të vjetra të shkruara në xhubletat malësore , në këmishat zadrimore dhe në dollamat mirditore, ku çdo element i përket një hyjnie të vjetër i mbajtur në trup si një tempull i lashtë.

Kemi fjalën më të vjetër në botë. Ni – na nana – Nije nanën ose nigjoje nanën, Dëgjo nanën…

Këto solla në atë ditë kuvendi…Kemi të drejtë të krenohemi me këto pasuri që kemi, duhet të lidhemi e ti shqipërojmë ne sepse të tjerët do na i tjetërsojnë. Është tashmë e vërtetuar se e përbashkëta e këtyre gurëve, është gjuha e vjetër Pellazge, Illire, shqipe. Edhe një herë duke i uruar punë të mbarë akademisë “Rrënjët” falenderoj Sazan Gurin që më dha mundësinë të jem pjesë e kuvendit të gjuhës shqipe!

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest