Arkiva 2010..Mark Gjoka themeluesi i këngës popullore qytetare në Mirditë, çmim prestigjioz në konkurim me 215 këngëtarë.

Mark Gjoka rrëfen për themelimin e këngës popullore qytetare në Mirditë, kur kjo gjini njihej në Shkodër dhe në Shqiperinë e Mesme dhe të Jugut.

Nga Pirusti News
709 Shikime

-Aleksandër Ndoja-

Botuar në “Tirana Observer” 12 Qershor 2010

Mark Gjoka prej shumë vitesh njihet si kantautor i zonës së veriut me qendër dhe aktivitet në Mirditë e Lezhë. “Violinë” e parë dhe bashkpunues me kolegë të talentuar të ansamblit emblematik “Mirdita”, Mark Gjoka koleg dhe bashkëpunëtor me bilbilin e pendës mirditore dhe mbarë kombëtare Gjok Beci, i palodhur dhe mjaft i angazhuar në çdo eveniment kulturor dhe artistik, njihet edhe si themelues i këngës popullore qytetare në Mirditë. Pikërisht në lëvrim të kësaj kënge, Gjoka fitoi edhe një çmim të rëndësishëm në festivalin e këngës popullore qytetare organizuar nga televizioni “Klan”, në emisionin e së dielës të Ardit Gjebresë.

Në fakt kënga popullore qytetare njihet më shumti në Shqipërinë e mesme dhe atë të jugut, por shpërthimet folklorike të viteve 70-të në Mirditë e bënë këtë gjini të këngës edhe pronë të Mirditës, sidomos pas vitit 1978, kur ansambli “Mirdita” zë vendin e parë në festivalin e folklorik në Gjirokastër. Edhe pas vitit 1990 kur ky ansambël pësoi rrjedhje dhe tranfuzione të shumta, Mark Gjoka dhe grupi i tij, vijoi me përkushtim aktivitetin në fushën e kulturës duke shënuar suksese të shumta, mjaft të vlerësuara me çmime të ndryshme që kulmuan një vit më parë, kur Presidenti i Republikës z. Bamir Topi akordoi për z. Mark Gjoka urdhërin “Naim Frashëri” i argjendë. Ndërsa çmimi rradhës ishte “Muza Popullore” ai i para pak ditëve në festivalin “këngës popullore qytetare” me pjesmarrjen e dhjetra grupeve muzikore nga e gjithë Shqipëria. Pikërisht në finish të këtij evenimenti kulturor dhe artistik, Mark Gjoka flet për udhëtimin e tij të gjatë në këngën mirditase, deri në aktivitetin e fundit që sipas tij nuk do të jetë i fundit.

Ç’far është per ju kënga popullore dhe qytetare?.

 Eshtë nje pjesë shumë e rëndësishme e jetës shpirterore te njeriut ,qe alternohet mes asaj kulturore dhe artistike,është një monument shpirtror i nje kombi, ind themelor i identitetit te tij.

Cili ishte kontakti i parë me këngën popullore qytetare dhe kur?

Në fakt nuk ka një kohë të përcaktuar, pasi unë jam rritur me këtë këngë. Kam lindur në një familje kengetaresh, pasi babai im i binte lahutës e çiftelise, por edhe këndonte. Ndërsa nëna ime ishte një njohëse shumë e hollë e lirikes mirditore. Po ashtu xhaxhai ishte një interpretues prefekt i rapsodise mirditore, i pasuar edhe nga vëllai im. Ndërsa fillesat e para ishin në vitet 50–60, kur në Mirdite  filluan të ndërtohen qytetet si Rresheni, Rubiku, Repsi dhe Kurbneshi. Kjo ishte një kohe kur kenga mirditore ishte ne  evoluimin e saj si  kenge burimore folklorike popullore, por më pas filloi të shfaqej edhe ajo qytetare. Duke qënë se qytetzën e Repsit unë e kish shumë afër, megjithëse fëmi unë ndiqja evenimentet muzikore të kohës.

Rreth viteve 70 në shtëpinë e kulturës së kësaj qyteze vjen një muzikant me formim të gjerë artistik Gojard Daiu që se bashku me poetin Nikoll Marnoj lanë gjurme tek une. Në vitin 1972 babai im duke parë dëshirën time për muzikën më mbështeti për të konkuruar për në shkollën e mesme të kulturës në Tiranë edhe pse ishte një opinion partiak që sygjeronte mos shkuarjen tonë në shkolla. Gjithësesi në vitin 1976 përfundova shkollën në profilin “drejtues muzike” Aty pata mbështetje të gjerë nga emra të mirnjohur të kësaj shkolle si Evgjeni Kashara,Vladimir Kotani, prof. Vangjo Nova dhe prof. Aleko Kareco.

Ju njiheni si themelues i kesaj kenge, Kur vendoset ti përkushtoheshit për herë të parë?

   Asnjëhere nuk kam vendosur une të merrem me këngën. Ndjej se ka qene kenga ajo qe ka vendosur te qëndrojë me mua. Vazhdoj të ndjehem mire kur ajo me vlereson permes performancës se kengëve të tilla “Si vendlindja jo nuk ka, Eja kam nje fjale, I thashe zogut të Bjeshkes, Nje tufe pellumba te bardhe, Djalit falmeshendet, Lum kush ka zemren flori, neper dege te molles, motive dasme mirditore, Me kane ngaterrue lulet e shamise, Mirdita ime”,etj të cila kanë Brenda  poezitë e Mjeshtrit te Madh, poetit Gjoke Beci, poetit Viktor Gjikola, Ndue Dedaj. Janë këto ashtu siç i cilësoi kantautori Ardit se atao tashmë nuk i perkasin më Mark Gjokes, por kendohen ku ka shqiptare. Ndjehem mire kur një opinion i gjere artistik vleresojne sharmin, kreativitetin dhe trendin e ketyre kengeve.

Kenga vazhdoi te qendroje me mua edhe kur ne vitin 1976 me emeruan ne vendlindjen time pergjegjes i shtepisë së kulture Bilinsht. Kjo nuk ishte punë e plotë ndaj punoja edhe si bujk në kooperativë, me pretendimin se mund të shkoja në Akademinë e Arteve. Kjo për arsye që dihen nuk u realizua, por pak më vonë me mbështetjen e artdashësve arrita të mbaroj degën gjuhë-letërsi në Shkodër, dhe të emërohesha mësues muzike në Kurbnesh. Pikërisht këtu rash në kontakt me poetin e mirnjohur Gjok Beci, kantautorin Fran Vorfi, Kol Zefi, kompozitorin një ndër njohësit më të mirë të melosit shqiptar dhe artit modern Dorian Nini me profesorin Spiro Theodhosi, mjeshtrin e këngës së Shqipërisë së Epërme Arif Vladi etj.

Ishte pikërisht kënga që më beri mik me emblemen e muzikes shqiptare, artistin e popullit Çesk Zadeja. Them mik sepse gjithmone kishte kenaqesine te me thoshte, Mark: -une jam mirditas. Dhe them kenga, sepse ishte kënga “Del syzeza”, qe me detyroi ta takoja, takime që vazhduan gjatë, e  që për mua ishin të domosdoshme, por edhe fatlume  dhe percaktuese. Disa miq te mi, kishin shkruar letra ne komitetin e partise se asaj kohe ku thonin se kënga kishte motive dhe harmoni te huaj. E kam thene dhe diku tjeter, por asnjehere nuk do te resht se përserituri se prof. Çesku, pasi e degjoi kengen me tha: -Kenga ështe shumë e bukur, këto kenge i  duhen popullit tone,  pasi pas 50 a 100 vjetesh, këto do tu tregojne brezave se nga kemi ardhur.

Cila ka qene kenga e pare e juaja, qe klasifikohet e tille,kush ka qene  autor i tekstit.

Gjatë bashkëpunimit me prof. Gjok Becin për Festivalin Folklorik të Gjirokastres 1978, si Xhamadani i Trimerise, Lulet e Lindites, Lum nënlokja qe te perkundi, vallja e vashes, motive dasme mirditore, etj, u hodhën themelet e nje bashkepunimi te gjatë qe vazhdon edhe sot.

Ne vitin 1981 me kumbënguljen e Gjok Becit, që ishte dhe drejtori i shtepise se kultures Rrubik, me caktuan punonjes bibliotekenë këtë qytet. Poeti Gjoke Beci kishte kohë që më kërkonte nje mendim te ri per kengen mirditore. Une sapo kisha njohur nje zog te bjeshkeve te Kaçinarit, qe me dha dhe motivin e kenges time te  pare për trion lirike mirditore. Ne nanurisjen e muzes idilike, pasi kisha mbaruar vijen melodike dhe harmonine  vokale i shkoj Gjokes në studio dhe i them: -Profesor rrugës per tek Tonia, (sot bashkeshortja  dhe partnerja ime),duke kaluar nëpër rrugën e fshatit Bukmire, më ka ardhur në mendje një këngë. A mund ta degjosh. Si duket Gjoka kishte kohë që e kërkonte këtë këngë, dhe me pyeti: Per çfar studion Tonia?

I them: -eshte ne vitin e dytë të shkollës së mesme per agronomi. Keshtu lindi kënga e  agronomes me titull:  “I thashe zogut te bjeshkës”, me tekst të Gjoke Beci, muzikë Mark Gjoka, kënduar nga Mark Gjoka, Anton Gjoka, Dode Prendi. Ky grup u njoh nën emërtimin “trioja e Rubikut”. Pikërisht një vit më vonë kjo këngë u përzgjodh nga Ansabli i Kengeve dhe Valleve Poullore  te Shqiperise, dhe u interpretua nga zeri brilant i solistit te ketij ansambli, Sali Brari.

Kenga popullore  dhe qytetare u perpunua ne Pallatin e Kultures Rreshen. Kur e pati fillesen,kush ishin ideatore?.Cfar kujton nga ajo kohe?

 Kenga mirditore, dashuria ime e hershme, eshte si ajo rrenja e ultinit te sterlashte te bjeshkeve te Oroshit,qe cdo dite dhe vite, rrit performancen  e  kurores  se panteonit te saj, duke ruajtur te paster dhe te gjalle autenticitetin muzikor,poetic,etnologjik,etnografik dhe historic te krahines ku ajo lindi dhe sot jeton e zhvillohet me dinjitet krahas simotrave te saj.

   Baladat e para ,te krijuara dhe te kenduara nga muziktaret e mocem mirditas neper fshatrat dhe qytezat e vjetra te territoreve te Dukagjinit,I shkruajten murgjit. Ne rilindjen e hershme dhe te vone, ishin Prend Doci,Gjergj Fishta, Dode Koleci,etj.,qe se bashku me studiues, akademike, etnologe te shquar europiane, si Italiane, Francez, Austriak, Angleze, mbi bazen edhe te balades mirditore,formesuan kodet autentike te ketij trualli me emrin e vecante-Mirdite, te cilet ruajten palcen etnike,lashtesine ilire,pastertine e genit,trashegimine autoktone origjinale  te kesaj krahine.

Rreth vitit 1417 njihet ne dokumenta emri –Mirdite. Fjala –qytet,ne Mirdite na del ne dokumenta qe nga fillimi i shekullit 17. Në poezine Gjergj Fishtes dhe Prend Doçit hidhen shkendijat e para te kenges popullore. Kenga, si ne planin solistik dhe ne grup, akapelo, është shumë e hershme në Mirdite. Në evoluimin e saj ajo u shoqerua apo u veteshoqerua me fyell, zamare, lahute, akoma me vone edhe me çifteli, sharki,daulle,etj. Ajo zhvillohet ne nje harmoni te plote edhe me zhvillimin e kësaj  baze intrumentore, që do të thote zgjerim i bazes së elementeve ritmik, melodik,timbrik, si dhe veçorive te kumbimit dhe ngjyres karakteristike duke na dhënë kështu stile të shumllojshme dhe tipologji te veqanta.

Kënga popullore në Mirditë deri në vitet 50-të ka jetuar si  një këngë intime, familjare dhe në dasma, ku shpalosej balada, lirizmi brilant dhe humori i hollë. Kompozitori i mrekullueshem Gjon Mark Kapidani thotë së që në vitin 1928 në shtëpine timë në Shkodër, ishte nje piano, një violinë, nje saze dhe nje ljuto me të cilat kishte luajtur babai im. Ky fakt tregon se edhe në Orosh, ku ai kishte rrënjet e familjes se tij, që ishte dera e familjes princerore te Kapidanit, njiheshin këto instrumente.

Keni organizuar shumë evente gjer tek i mirnjohuri festivali i Shegës që organizohet në Lezhë. Ku e gjen motivin një dendësi e tillë aktivitetesh?.

 Kam mbi 10 vjet qe se bashku me familjen time Tonen, Saimirin, Arbrin dhe Taulantin banojmë në Lezhë, ku kemi hapur nje studio audio dhe nje studio per video clipe në shërbim të një performance sa me profesionale te kengës. Kisha  organizuar ne Pallatin e Kongreseve recitalin tim të quajtur “Toka e katedraleve dhuron zambakë”, recitalin kushtuar “Mjeshtrit te Madh”, poetit  Gjokë Beci në TKOB me rastin e 70 vjetorit te lindjes se poetit Gjoke Beci, ku Presidenti i Repulikes e dekoron atë me urdhrin “Mjeshter i Madh”. Po ashtu kam qënë aktiv edhe në festivalin foklorik te Gjirokastrës 2009. Puna ime e meparshme e sidomos eventet e fundit bënë që me propozim të QKVFSH, Presidenti i Republikes te me dekorojë me Urdhrin “Naim Frasheri” i Argjendtë.

Ka tre vjet qe se bashku me kompozitorin Marcel Lacaj dhe koordinatoren, arkitekten e talentuar te Bashkise Lezhë Eris Bejo drejtojmë  projektin “Te festojme me Shegen” ,të qytetit krijues të Lezhes, mbështetur nga SCP dhe ANTTARC, projekt  i qeverise zvicerane për ballkanin perëndimor, qe synon rikthimin e vlerave me te mira te traditës tek brezi i ri, duke i gershetuar ato me zhvillimet bashkëkohore. Ne kuadër të këtij projekti kemi organizuar disa aktivitete shumë cilësore që janë vlerësuar nga komuniteti lezhjane si, Festa e Luleve te Shegës, konkursi i këngës, peozise, piktures dhe fotografisë me të mirë për shegen, festa e rakise dhe embëlsires se shegës, dhe me datat 19 dhe 20  qershor 2010 orgnizuam Festivalin e dytë te këngës se sheges. Festival qe me inisiativen e Kryetarit te Bashkise Lezhe, artistit, Viktor Tushaj, nje mbeshtetes i fuqishëm jo vetem i projektit tone, por i të gjitha projekteve që synojnë që çdo ditë Lezhën ta bëjnë me të bukur, u zhvillua nen logon SAGA E SHEGES LEZHJANE.

Si rate ne kontakt me Ardit Gjebrene, çmimin që morët ne festival?

Krijuesit kanë festival çdo ditë. Kishte dalë nje njoftim në tv Klan për organizimin e Festivalit te kenges Popullore dhe qytetare. Dhe këtë ma tregon  një  dashamires i këngës që rrjedh nga nje familje e nderuar këngëtaresh, Ilir Duka. Ai më sygjeroi që të drejtohesha në këtë festival. Ishim në kuadër të një aktiviteti në Lezhë ku promovohej rakia dhe vera e një kantine në Mirditë, të njohur si kantina e Arbrit. Pikërisht këtu lindi motivi për këngën që këndova në festivalin e Gjebresë. Kënga titullohej “Je dashni si vena e Arbrit”, ku se bashku  me poetin Fran Laska, orkestruesin Saimir Gjoka dhe këngetaren Tone Gjoka e realizuam ate, për ta paraqitur atë ne Festivalin e këngës popullore dhe qytetare te organizuar ne TV-Klan.

Në këtë festival konkuruan 215 këngë me emrat më të shquar të këngës popullore qyetare si Frederik Ndoci, Shkurte Fejza, grupi “Trendafilat e Shkodres”, Violeta Kukaj, Petrit Lulo, Ramadan Krasniqi, grupi  karakteristik i Kolonjes, etj. Siç tashmë është e ditur kënga jonë i vlerësua me titullin Muza Popullore. Tani jemi ne nje realitet te ri të këngës dhe unë vazhdoj të  përpiqem që tek kënga ime gjithkush te gjeje diçka nga vetja e tij, dhe permes saj të njohë Mirditen, vendlindjen dhe vendmbërritjen e këngës time.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest