Emrat e mirënjohur për publikun me kontribute të mëdha në fusha të ndryshme gjithnjë janë në fokus të Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita”, ndërsa mirënjohja publike për ta, ka qenë dhe mbetet një detyrim, që na përcakton statusi ynë si Akademi Kulture.
E nëse në aktivitetin e 4 dhjetorit 2021, aktivitet i cili u mirëprit nga shumë faktorë kulturorë brenda dhe jashtë vendit, u bënë disa vlerësime mjaft të gjetura dhe kontriubutore në këto fusha, përsëri ka elementë të cilët nuk mund të përfshihen në një fokus ditor, apo më shumë.
Pikërisht në funksion të kësaj ideje, drejtuesit kryesorë të Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” Pjetër Marku, Aleksandër Ndoja dhe Dodë Luli u gjendën sot pranë një mësuesi, poeti, studiuesi, e mbi të gjitha për vite me rradhë ka qenë një menaxhues i artit dhe kulturës mirditase në qytetin e Repsit, si edhe bashkëpunues me qëndra të tjera kulture si në Rrëshen, Tiranë dhe Lezhë, z. Nikollë Marndoj.
Pas një ceremonie të shkurtër prezantuese z. Nikollë Marndoj ka pranuar çmimin e lartë, si më poshtë:
-Nikollë MARNDOJ, MISIONAR I KULTURËS DHE ARSIMIT-
“Për kontribut të çmuar mbi 40 vjeçar si mësues, poet, studiues e menaxhues i artit dhe kultures në Mirditë”
Vetë z. Marndoj ka shprehur mirënjohje të thellë për këtë vlerësim, pasi sipas tij është një satisfaksion i lartë për ata që kanë kontribuar për dekada me rradhë në fushën e arsimit dhe kulturës, në kushte jashtëzakonisht të vështira, mes borës dhe akullit, apo të nxehtit përvëlues. Edhe pse ishin në kushte të tilla, u duhej të ecnin nga 3-4 orë në këmbë nga banesa në shkollë, në shkolla që shpeshherë ishin edhe me çati të dëmtuara ku çfar binte jashtë, mund të hynte dhe brenda. Duke përfunduar, z. Nikollë Marndoj tregoi mjaft episode dhe pune dhe arritjesh gjatë peruidhës 46 vjecare teksa ka punuar si mësues në Shpal, Reps, Fanë, Bulsharë e sidomos 10 vite, si drejtues në Qendrën Kulturore në Reps.
Kush është Nikollë Marndoj, vështrim i shkurtër.
Ka lindur në fshatin Kullagji, më 20 mars 1949. Ka mbaruar Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, në degën histor-gjeografi. Ka punuar 46 vite në arsim dhe kulturë, ndërsa 10 vite prej këtyre punuar Drejtor i Pallatit të Kultures Reps. Eshte angazhuar me krijimtari artistike qe ne vitet 1970, duke bashkëpunuar me kompozitorin Gojard Daiu, e më vonë me kompozitorin Mark Gjoka. Eshte autori i tekstit -Lum nanlokja qe te përkundi- varianti i parë, që i kushtohet Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.
Ka marrë pjesë me krijimtari poetike ne festivalet e pioniervë ne shkallë rrethi. Një pjesë të krijimtarise se tij artistike e ka të filmuar në dy emisione muzikore në tvsh. Eshte pjesëmarrës ne festivalin folklorik lokal 1978-83-88, si dhe në festivalin e klases punetore 1981. -Ne takimin kombetar te kultures masive te vitit 1979. Nikoll Marnoj është vleresuar nga Ministria e Kulturës – libretisti me i mirë-. -Ne sesionin shkrencor organizuar nga Akademia e Shkencave, Instituti i Folklorit, studiuesi Nikoll Marnoj ka mbajtur kumtesen -fjalet e rralla në këngët e dasmës dhe vajit të Mirditës, ku është vleresuar si autori i gjetjeve të 240 fjalëve të reja, në fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe në vitin 1980. Për kontributin e tij te shquar është vleresuar me Titullin -Qytetar Nderi i Oroshit, si dhe Urdherin “Naim Frasheri” klasi i 3.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

