Pal Kuka, “Mësues i Merituar” ishte dhe misionar i palodhur për pajtimin e gjaqeve në Mirditë

Nga Pirusti News
1 089 Shikime

Nëse prej shumë vitesh në Mirditë nuk ka asnjë familje të ngujuar, asnjë fëmijë të privuar për të vajtur në shkollë, padyshim një meritë të madhe në këtë proces ka mësuesi i merituar i Mirditës  Pal Kuka. Ishte njeriu i kudo ndodhur për të shuar konfliktin që në embrion të tij, por edhe aty ku shuarja e konfliktit dukej si e pamundur.  Ndonëse në një moshë 70 vjeçare e shihnim se nuk pushonte së punuari për komunitetin e Mirditës por edhe të zonave përreth, për shuarjen që konflikteve të cilat në shumë raste kanë përfunduar në lumenj gjaku. Ndërsa në fushën e arsimit la pas një aktivitet të dendur pothuajse 40 vjeçar.

Në fakt me marrjen e librezës së pensionit në fillim të vitetit 90, për të nisi puna më e rëndësishme dhe më e lodhshme, ajo e pajtimit të gjaqeve. Janë në dhjetra raste në Mirditë kur gjakësit i kanë shtrirë dorën njëri-tjetrit, ndërsa brënda këtij pajtimi gjithnjë në mes ka qënë dora dhe mëndja e “mësuesit të merituar” Pal Kuka. 

Po kush ishte Pal Kuka i cili përveç titullit “mësues i merituar” mbart mbi vehte nderimin dhe respektin e një komuniteti të tërë, për kontributin e madh të tij për shuarjen e gjakmarrjes në Mirditë?

Ka lindur në fshatin Shebe të Mirditës në mesin e viteve 30 dhe është ndarë nga jeta më 21 maj 2010. Me mbarimin e shkollës 7-vjeçare ka vijuar shkollimin në fushën e mësuesisë. Ndërsa gjeografia e lëvizjeve të tij ka qënë pothuajsë në të gjithë Mirditën, por më shumë se kudo, ka qëndruar si mësues dhe drejtues i shkollës në shkollën e Shpalit. Në çdo shkollë ku ka dhënë mësim apo dhe ka drejtuar ende dhe sot gjëndet i arkivuar pasioni i tij në lëndën e matematikës dhe fizikës. Laboratoret e tij kanë qënë ytë vetmet e atij lloji dhe shëmbull ja vetëm në shkollat e tij por edhe për shumë zona të veriut.

Për punë të shkëlqyer pedagogjike e nxënësit, si dhe për vlerat e tij në drejtim është vlerësuar me titullin e lartë “Mësues i Merituar”.  Ndonëse është marrë trajtesa metodike në fushën e mësuesisë por vitet e fundit kontributi i tij i madh ka qënë në fushën e pajtimit të gjaqeve që u shfaqënë në Mirditë, por edhe më gjerë, menjëherë pas fillimit të proceseve demokratike.

 Për shumë kohë ka qënë sekretar i Kryqit të Kuq të Mirditës ndërsa është anëtar i Komitetit Drejtues i Lëvizjes Shqiptare për Mirkuptim dhe Paqë. Ishte MEDIATOR “Pilot” i Fondacionit për zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarrveshjeve. Gjithashtu ishte i zgjedhur kryetar i Misionit të Paqës për Qarkun e Lezhës. Ishte Anëtar Nderi i i Fonacionit për Shuarjen e konflikteve e Mosmarrveshjeve me qëndër në Amerikë, Danimarkë, Hollandë, Norvegji etj.

Janë këto fondacione të cilat i kanë të shtrirë degët e tyre edhe në Shqipëri. Vlerësimet që kanë dhënë këto fondacione për të apasonuarin “Misionar të Paqes” kanë qënë të shumta. Në njërin prej tyre Pal Kuka ishte i emërtuar “Hero i Shqipërisë” nën cilësimin si një misionar i apasionuar dhe vizionar i shquar. Ndoshta më përpara duhej që të vihej në dukje veprimtaria e shquar e këtij njeriu të përkushtuar, por duket se procesi i harresës veproi edhe mbi këtë misionar dhe vizionar të Paqes dhe mirkuptimit.

Mësuesi Pal Kuka- pajtimtari i gjaqeve të Mirditës.

Megjithëse ishte në moshë pensioni kur duket se detyrimi i çdo individi ndaj shoqërisë ka marrë fund, mësues Pal Kuka thirret sërish për kontribut, këtë rradhë jo nga shteti por nga një thirrje e brëndshme e cila shfaqet në një kohë kur kanuni famëkeq filloi që të aktivizohej si një shtrigan që kërkon vetëm gjak.

Pikërisht këtu, Pal Kuka rifilloi punë. Pali thoshte shpesh se e nisa aktivitetin me mesazhe të ngrohta drejtuar fëmijëve në formë fletushkash, nënave dhe baballarëve, të rinjve dhe të rejave, por më së shumti më të moshuarve të cilët nuk duhej të përçonin anën më negative të kanunit. Pikërisht kur në Mirditë filluan të vriteshin njerëz, Unë ju përvesha punës si misionar i paqes dhe i mirkuptimit. Tribunat e mencurisë, të demokracisë e të karakterit mirditor, kanë qënë sheshet dhe odat e kuvëndit. Kjo u bë motoja e punës së time, rrefente Pal Kuka në një interviste që I para bërë vite më parë. Me kujdes dhe mençuri kam shfrytëzuar këto sheshe dhe oda kuvëndesh, duke marrë pjesë aktive në shuarjen e mosmarrëveshjeve dhe parandalimin e gjakmarrjes.

Ndërsa pajtimi i gjakut mes dy familjeve ne fshatin Prosek të Mirditës ka qënë njëri prej akteve më të rëndësishme të pajtimtarit Pal Kuka.

 Një ngjarje e tillë u regjistrua në fshatin Prosek të Mirditës. Në rrethana të pasqaruara një krismë arme mori jetën e P.LL. Nuk vonoi shumë dhe vijon hakmarrja. Pala e dëmtuar vret duke marrë hakun, por jo duke u mbyllur problem, Tashmë ishte thirrur në skenë Pal Kuka. Ishte një ndjenje e brëndshme e tij, e cila i thoshte që t’i thonte “Ndal” kësaj fatkeqësie e cila mund të vijonte.

 Një tragjedi disi e ngjashme kishte prodhuar viktima të shumta në fshatin fqinj me Prosekun. Pal Kuka filloi ecejakjet e tij sa në Durrës e Tiranë ashtu edhe në fshatrat e Mirditës ku gjëndeshin njërëz të afërt që kishin ndikim tek dy familjet në konflikt. Në të shumtën e rasteve pajtimtari Kuka pati udhëtuar edhe me mjete të rastësishme transporti.

Simon Prendi një mësues i respektuar dhe bashkohës i Palit, i bashkëngjitet këtij aksioni. Dhe rezultatet nuk vonuan. Pikërisht më 4 Nëntor 2000 një mori njerëzish mori rrugën për në fshatin Prosek. Shumë ishin miq e dashamirës të palëve në konflikt por kishte dhe nga ata që ndoshta donin të kishin një eksperiencë për problemet e tyre. Hezitimi dhe dyshimi zgjat vetëm pak minuta. Aq sa ishte largësia mes dy palëve në konflikt.

Shtëpia ku ishte nisur karvani i njerëzve i kishte dyert e hapura. Pas shumë vitesh ndarje gjakësit i shtrëngojnë dorën njëri tjetrit. Kafen e pajtimit më shumë se askush e shijonte pajtimtari Pal Kuka.

Finalizimi i këtij pajtimi e nxiti për aksione të mëtejshme. Ashtu si në shumë raste të tilla në Mirditë po edhe në zona të tjera të vëndit. Ne kishim shumë nevojë për njerëz të tillë të përkushtuar she koha na i dha në momentin e duhur, ndëra mësuesi i merituar dhe pajtimtari i spikatur Pal Kuka u nda nga jeta më 21 maj 2010, në qytetin e Rrëshenit.

Aleksandër Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest