Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

E rrallë, Gjergj Kastrioti hoqi dorë nga ofiqet sulltaneske, teksa merrte ne dorë drejtimin e shtetit të Arbrit.

Nga Gjon KEKA, studiues i historisë së Gjergj Kastriotit

Nga Pirusti News
744 Shikime

Gjergj Kastrioti para se të merrte përgjegjësinë e udhëheqjes së shtetit të Arbërit, hoqi dorë nga të gjitha ato që ia kishin imponuar otomanët pushtues sa ishte në oborrin e sulltanit, dhe iu rikthye shpirtit të tij të zanafillës, e riktheu rrjedhën e udhës së gjakut arbëror në venat e tij, i’u rikthye vlerave dhe traditës arbërore, i’u rikthye jetës së natyrshme, ajrit arbëror dhe gjuhës me të cilën fliste e shkruante, pra gjuhën e nënës arbërore.

Ai u rikthye në origjinën e tij identitare, i’u rikthye udhës ku ia kishin këputur që nga vegjëlia në trojet e tij atërore e mbretërore pushtuesit otoman etj.

 Gjergj i Madh nuk bënte asgjë për lavdinë e vetë personale, por për lavdinë e Arbërisë.

Gjergj Kastrioti kishte vizion e ishte trim, këmbëngulës, i matur dhe i vendosur, prandaj ishte një udhëheqës i zot që jetoi e veproi për të mirën e Arbërisë europiane, madje ai u bë edhe mbrojtës i civilizimit të përbashkët europian.

[Gjon Keka]

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest