Poeti i mirënjohur Viktor Gjikolaj, një urim të veçantë në ditën e lindjes për kant-autorin e shquar, Servet Cara

Gjikolaj, Servet Cara njëri ndër krijuesit më të mirë të këngës mirditase, pjesëtar i grupit te burrave Mirditë

Nga Pirusti News
488 Shikime

Gjikolaj, Servet Cara njëri ndër krijuesit më të mirë të këngës mirditase, pjesëtar i grupit te burrave Mirditë që në fillesat e tij, mësues muzike e drejtues kulture për shumë vite në Mirditë.

Servet Cara, padyshim mbetet një ndër emrat e shquar të Ansamblit “Mirdita”, (Mjeshtër i Madh). Është këngëtar me një zë karakteristik që intonohej aq bukur mes artistësh të tjerë të grupit të burrave, njëherit autor tekstesh, por edhe muzikant i spikatur. Pikërisht në ditën e lindjes së tij, është poeti i vlerave të pamata të Selitës e krejt Mirditës Viktor Gjikolaj, që vjen me një dedikim për bashkëmoshatarin, bashkëqytetarin në treven e tyre të lindjes në Selitë dhe bashkëpunëtorin për gjatë kohë, në rrjedhën e artit e kulturës. (shën im, andoja)

-Nga Viktor Gjikolaj, poet-

Bashkëmoshatari im, muzikanti Servet Cara, ka datëlindjen. Në këtë ditë të shënuar, i uroj shëndet, muzë e lumturi ne familje. Ka qenë këngëtari popullor Ndrec Buraku që më dha disa foto nga veprimtarite kulrurore ne Kurbnesh, ku Serveti ishte per shumë vite Përgjegjes i Shtëpisë Kulturës se Kooperatives Bujqësore Zajs, në Kurbnesh.

Grupi qe drejtoi ai me 1978, është dekoruar me urdherin “Naim Frasheri”. Serveti është autor i disa prej këngëve më në za të Ansamblit “Mirdita” si:

-Per liri s’te fal shqiptari, kënduar edhe nga artistja e popullit Vaçe Zela,

-Dasma e Kamber Loshit, bashkëautor,

-Guri i rand rrin ne troje te veta,

-Vjen Mirdita n’festival.

-Hodha shtat ne keto bjeshke florini,

-Qesin pushke djemtë e Selites,

-Tringellojne e tringellojne,

-Ra nje lule n’skaj të shamisë.

-Muziken e valles se Zajsit etj.

Është anetar i grupit te burrave, të Ansamblit Mirdita (Mjeshtër i Madh) që nga viti 1978, kur shënohet kulmi i suksesit te kwtij formacioni. Kam bashkëpunuar shumë me Servetin, se jeni rritur bashke. Hodha nje foto te vitit 1970, dalë në qytetin e nxënësve.

Gëzuar28 Servet!

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest