Plot 52 vite më parë, atëherë 15 vjeçarë, nxënës si Bahrie Braho, Dava Brunga, Dila Pepa, Dila Shpani, Dila Marku, Dylbere Shehu, Fatmira Hasbajrami, Filip Ndoci, Gjela Bruka, Gjin Bunaj, Gjyle Sylaj, Gjylie Selimi, Kimete Mëziu, Leze Piroli, Liza Bardhoku, Luke Dodaj, Lule Niklekaj, Lulash Prendi, Marie Brahimi, Mereme Selimi, Metër Marena, Ndue Kala, Pashke Bushgjoka, Prena Bushulli, Riza Çela, Ruta Nikolli, Sabrie Muça, Shpresa Isufi, Tanush Nikolli, Tone Bazhella e Xhile Lala, do të “preknin” për herë të parë hyrjen e njërës prej shkollave më elitë të pedagogjisë shqiptare, atë të mirënjohur me emrin “Shejnaze Juka” në Shkodër.
Ajo çfar bie në sy edhe sot për atëherë, është se edhe mësuesi i tyre kujdestar Ramazan Jashari sapo kishte përfunduar universitetin e Tiranës dhe ishte emëruar mësues në këtë shkollë, madje i ishte besuar të kishte pikërisht këtë klasë në kujdestari. Është disi e habitshme për kohën, pasi të hyje si mësues në atë shkollë me emër të madh, ëndërr për shumë breza nxënësish, duhej të kishe vite përvojë. Por rasti i Ramadan Jasharit ishte një përjashtim, pasi siç e konfirmojnë nxënësit e tij, në universitet ishte shquar si student ekselent, jashtë çdo parashikimi në lëndën e matematikës, ndaj nëse i kishte “shpëtuar” universitetit të Tiranës nga mundësia për ta mbajtur petagog, emërimi në këtë shkollë nuk ishte diskutuar.
Ndërsa në atë shtator të vitit 1970 mësues Ramazani nisi rrugën e kontributit në arsim, ishin këta nxënës që për katër vite me rradhë ndanë sëbashku klasën, punën, përpjekjen, arritjet apo vështirësitë. Jo pak prej tyre kujtojnë natën e fundit të qënies sëbashku të gjithë. Pasi kishin përfunduar mbrëmjen e maturës atë fund qershori të vitir 1974, mësuesi si për të mos dashur të ndahej më maturën e parë të jetës së tij, shëtiste deri në mëngjes në të gjithë rrugët e Shodrës, sëbashku me nxënësit. Por ndarja do vinte, të gjithë u shpërndanë në rrugët e tyre të jetës, shumë në shkolla të larta, por të gjithë dolën në pension si mësues. Ai vit por edhe disa vite të tjera do mbahen në kujtesë edhe për një fakt. Kjo shkollë “shuajti urinë” për mësues të ciklit të ulët në të gjithë Mirditën, ndërsa kontribuan masivisht në rritjen e cilësisë mësimore, pasi sado vite të kalonin, mësuesit e “Shejnazes” njiheshin më t’u parë ditarin, si për kaligrafinë, ashtu edhe për metodikën.
…..48 vite më vonë…
Pikërisht më 29 qershor 2022, dhjetëra nxënës të klasës 4-F, matura 74, janë mbledhur aty ku dikur e patën lënë….Në fakt shkolla nuk është më aty, ndërsa nxënësit tashmë flokëbardhe, pothuajse të gjithë në pension, mblidhen dhe pasi takohen përmallshëm, rrotullohen disa herë në kërkim të ndonjë shenje kujtimi, por jo. Atëherë marrin rrugën në kërkim të “Shejnazes” e cila është vendosur në oborrin e shkollës së gjuhëve të huaja, pasi shkollë pedagogjike nuk ka më në atë vend. Busti i saj, vrarë në moshën 20 vjeçare është po ai, por me pllaka të rëna, e faqe të “pa lara”. Sidoqoftë nxënësit ngjisin shkallët dhe zënë një klasë duke improvizuar një orë mësimi.
Mësues Ramadan Jashari duket i emocionuar më shumë se kurrë. Merr regjistrin për të bërë apelin, ndërsa të pranishmit çohen në këmbë, por kujdestari i klasës Gjin Bunaj jep arsyet për disa mungesa. Në një moment koha sikur stopon. Mësuesit i dridhet zëri kur citon emrin e njërës prej nxënëseve që është ndarë nga jeta pak muaj më parë. Mungesën e të ndjerës Dila Marku e kanë kompensuar me praninë aty të bashkëshortit, djalit dhe dy vajzave të saj..Klasa çohet në këmbë dhe mban një minutë heshtje në përkujtim të saj.
Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” vlerësim me titullin “Ndrec Ndue Gjoka” për mësuesin Ramazan Jashari.
Me kërkesë dhe aplikim të z. Gjin Bunaj, në vlerësim të faktit se z. Ramazan Jashari si mësues, por edhe si drejtues i kësaj shkolle dhe disa shkollave të tjera, ka shfaqur angazhim të plotë në përgatitjen e kuadrit arsimor për Mirditën, AASHLM kishte vendosur akordimin e çmimit të lartë “Ndrec N. Gjoka”, ceremonia në vijim:
Më tej nxënësja Mereme Selimi dhe djali i mësueses së ndjerë Dila Marku i kanë dorëzuar dy revista “Mirdita” mësuesit Ramazan Jashari.
Rradha ka qenë e ish nxënësit kujdestar të kësaj klase, organizator kryesor i kësaj ceremonie z. Gjin Bunaj, i cilin ka bërë një përshëndetje të ndjerë për mësuesin kujdestar, duke shpalosur kujtime dhe mirënjohje për atë. Në vijim i ka dorëzuar mësuesit kujdestar një polifoto të punuar cilësisht, me të gjithë nxënësit e kësaj mature.
Mjaft i emocionuar mësues Ramazan Jashari ka mbajtur një fjalë përshëndetëse për nxënësit e tij, për surprizën e kësaj dite. Në fjalën e tij mësues Jashari u shpreh:
Për disa minuta nxënësit e kësaj klase kanë rrëfyer momente nga puna e tyre në arsim, ndërsa bisedat mjaft të këndshme mes miqsh dhe kolegësh u zhvendosën në një drekë festive, në ambientet e resort “Shqiponja”, në bregun e lumit Buna.
Përgatiti: Aleksandër Ndoja.
Shkodër 29 qershor 2022

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”