Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Faktet tregojnë se Scano Abruzzeze mbart traditat, kostumet dhe emrin e Skanëve të Mirditës

Kryetari i Scanos Anglo Cetrone, ka elementë që më bëjnë të mendoj se rrënjët i kam në Shqipëri.

Nga Pirusti News
3 853 Shikime

Nga Dr. Nusha Zhuba, Romë.

Scano është një qytezë e vogël në zemër të Abruzzos në Itali, me një liqen të bukur në formën e një zemre.Tit Livio, historian i kohës romake thotë se liqeni afër Scanos është krijuar nga një tërmet i forte, rreth 217 vjet para Krishtit, por kërkimet shkencore flasin për një liqen mbi 12 mijë vjet para. Po për cilët liqene flet Titi Livio, për Scanon e Abruzzos apo Scanon e Lurls?

Përse ky qytet më grish me disa fakte që më cojnë të mëndoj se ka lidhje të fortë më Skanajt e Mirditës.

Para disa viteve u ftova në një bisedë informuese nga kryetari i komunës së Skanos Anglo Cetrone i cili më  tregoi për disa elementë që e bënin të mendonte se rrënjët e tij ishin në Shqipëri. Një ndër elementët kryesor është kostumi tradicional i grave të Scanos. Kryetari më shpjegoi se para luftës së parë botërore, nga Scano ishin dërguar këto kostume në Mal Zi,  për të kërkuar ndonjë mendim prej prejardhjen e kostumit, që është shumë i veçantë e që dallon nga kostumet e vendeve përrreth, biles kishte fituar dhe konkurse internacionale duke u shpallur dhe ndër kostumet më të bukur në botë.

Por për fat të keq pikërisht në këtë kohë shpërtheu lufta e parë botërore, që jo vetëm nuk u muar ndonjë përgjigje e saktë mbi prejardhjen e këtij kostumi, por për shkak të luftës, këto kostume nuk u kthyen më në Scano, nga ku ishin nisur.

Gjatë bisedës me Anglo Cetrone, pava me vëmendje kostumin në fjalë, dhe po të shihet me imtësi krahasohet me kostumet e Mirditës. Kostumi ka gërshetat sigurisht finte (të improvizuara), që ngjasojnë shumë me kostumet e grave të Mirditës. Një fakt i fortë është se ky qytet, pra Scano është populluar pasi turqit pushtuan ballkanin… “

A quest’epoca si farebbe risalire il costume tradizionale scannese femminile, che ha molte somiglianze con le tradizioni arabe, ad esempio per quanto concerne il copricapo locale, che sembra un turbante turco.”

 Më sipër ata thonë se mbulimi i kokës së grave u ngjan më shumë veshjeve turke, por dimë shumë mirë që turqit nuk kanë kaluar në ato anë, pra në Scano të Italisë.

Nga historia dihet se në zonat ku akoma egziston mbiemri Scano, në Mirditë ka qenë një principatë e vogël, por shumë e rëndësishme për një periudhë të shkurtër kohe, që ju bashkuan Lekë Dukagjinit, e më vonë familjes së Oroshit.

Skana me kalimin e viteve nuk është përmendur më. Një tjetër karekteristikë është se ata thonë se emri vjen nga fjala latine scascamnum (sgabello)- shkam që në dialektin gegë është shkam, është edhe gurë, por edhe tip stoli i vogël. Sigurisht fjala latine ngjason më shumë me fjalën gegë tonën, shkam, sepse stolat e parë ishin pikërisht prej gurit.

 Një tjetër detaj të rëndësishëm që më shpjegoi kryetari, ishte se ata kanë afër një qytezë që quhet Villa Lago, dhe shpesh herë kur zihen mes tyre për ndeshje futbolli edhe pse kanë kaluar mbi 500 vjet, ata të Villa Lagos ju thonë Scan-ezëve “Albanesi- shqiptar”. Sigurisht ata kanë harruar gjuhën shqipe sepse janë të izoluar në male por janë specialistë të punimeve të leshit e shajakut dhe të punëve me grep. Në mënyrë të veçantë punojnë tombolën, që është një nga punimet më të mrekullueshme në Itali.

Scanu o Iscanu i Sardenjës është një tjetër qytezë e vogël që duhet të sdudiohet, por Scano Abruzzeze akoma mbart tradita e kostume e emrin e Skanëve të Mirditës. Kur të shohim kostumet mos të mendojmë “po këta skanë lidhje” mos të harrojmë se ne nuk kemi foto të kostumeve mirditore të para 600 vjetëve. Dihet që kostumi Mirditor ka evoluar, ashtu si dhe kostumi i Skanos në Itali nuk është ai i para 600 vjetëve, por po të shohim me kujdes, këto dy kostume kanë shumë elemente të përbashkëta, biles edhe një element të lidhur me rizat e Zadrimës…

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest