Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Ja si e përshkruan historiani italian Arturo Galanti trimëritë e mirditasve, në krah të Gjergj Kastriotit.

Një baladë e shkruar nga dr. Nusha Zhuba, bazuar në ngjarje të vërteta.

Nga Pirusti News
1 045 Shikime

Një episod të rëndësishëm rreth mbështetjes së fortë që mirditasit i patën dhënë Gjergj Kastriot Skënderbeut, na jep Arturo Galanti në librin e tijë “Albania”, botuar në vitin 1901. Autori Galanti përshkruan në këtë botim  se Skënderbeu ishte i zënë me luftën kundër Venezias, të cilët donin të merrnin Danjën, ndërkohë kishte ndodhur një ngjarje e rëndë, ajo vdekjes së tragjike princit Lekë Zaharia në konflikt me Dukagjinin.

Duke shfrytëzuar këtë situatë delikate, Mustaf Pasha niset për të marrë Krujën por Mirditorët ja ngatërrojnë rrugën të cilën kishte zgjdhur, dhe i bëjnë të kalojnë nëpër Mirditë. Pikërisht gjatë kalimit nëpër Mirditë, ushtria e Mustafë Pashës hasi në prita të shumta dhe pas betejash të ashpra  mirditasit i zhdukin të gjithë ushtrinë. Ky fakt i dokumentuar është shumë i rëndësishëm, ndaj që duhet të shkruhet në historinë e Shqipërisë.

Në fshatrat e Fanit tragohet një histori e tillë në formën e një legjende, por shkrimi i Arturos e pëforcon këtë fakt historik. Në atë luftë 10 mijë ushtarë turq mbetën të vrarë, ndërsa nga ana e mirditorëve u vranë vetëm 200 luftëtarë. Strategia e Skënderbeut, dhe besnikëria e mirditorëve ndaj prijësit të tyre bëri që në ushtritë e Skënderbeu pjesa më e madhe e tyre të ishte mirditorë. Bazuar mbi fakte të vërteta shkrova këtë baladë të thjeshtë në përkujtim të asaj beteje…

Mustaf Pasha me ushtri (balade)

Lajm i zi vjen nga Zadrima
vra mes vedit janë dy trima
Dukagjini eZaharia
n’zi asht’ vesh’ krejt’ Arbnia

Veneziana me vrap u l’shu
Danjën, Drishtin me pushtu
Gjergji i vuni ushtrin n’ball
Sprek kush tokat e tim vlla

Zaharia m’ka lanë një letër
nëse shkoj në botën tjetër
T’a la popullin amanet
mos mi len’ k’to troje shkret’

Mustaf pasha me 20 mijë
kishte m’rri n’Maqedoni
Po don’shqipen për me m’sy
pret sulltanin me tjetër ushtri

Th’rret sulltanin me të shpejt’
do marrim Krujën koha spret
Skënderbeu me ushtri të tijë
me Venecian n’luftë ka hy

Kastrioti i fjalë ka than’
krejt Mirdita asht’ çu në kam
sa t’lej dielli përmbi dhe
me ty jena Skënderbe

Bijtë e mi t’Mirditës time
pritne turkun me “nderime”
N’Mirdit turkun ma kaloni
Mustaf Pashës t’fala i çoni

Mustaf Pasha me gjith’ ushtri
rrugën e shkurtër don me m’sy
Ah mor pash kalo k’to ana
tan’ Mirdita t’ban temenana

U g’zu pasha se gjet’ strehi
Mirditor tha du me më pri
shpejt në Krujë m’duhet me dal
me askënd mos bani fjalë

I qetë foli mirditori
fill pas pashës fjalën mori
Pash i madh s’duhet pushojmë
sepse nata nuk asht e jonë

Nëpër grupe duhet me u nda
shtigjet ngushta me kalu
nji nga nji duhet me u vu
shpatat n’krah shpejt me ngarku.

Dhe u nisën nëpër natë
t’njajtit shteg i sillen përgjatë
afër nadjes një turk i tha
s’po shoh shokët , shka u ba?

Kan shku larg në jetën tjetër…
Se Mirdita nuk mban tradhti
mos harro o turk i zi
se k’tu i thonë Arbëni

K’tu asht’ Mirditë e Kastriotit
se ka lidh besën e Zotit
me të madhin Skëndërbe
me m’rojt tokë edhe fe

Me mrojt trojet që t’par’t na lanë
me m’rojt motër edhe nanë
me m’rojtë shqipen me dy krena
me mrojt gjuhën e kto dhena

Mustaf pasha me dhjetë mijë
u shfaros me gjithë ushtri
200 jetë mirdita i ka dhanë
për t’m’rojtë tokë dhe vatanë

Gjergji i madh mblodhi mirditën
unë ktu tek ju e gjeta dritën
falë me shëndet ju ban arbnia
mbi kto trojet’rrojë liria….!

Përgatiti Dr. Nusha Zhuba

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest