Psikologji fjalakeqse
———————————
Fjala e keqe
ashtë një molë e molisun
që kafkën ta gërryen pak e nga pak,
forcën arrnore ka për ta gërricun,
e etun për sherr, e etun për gjak.
Fjala e keqe
ka për qëllim me ti mbyllë qepallat,
me t’qorru, syt’ me t’nxerr e me t’lanë n’terr,
me të gërrvishtë me thoj, me ti g’rry varrat,
me t’shkatrru, me t’rrenu e me t’qu n’ferr.
Fjala e keqe
don me ta përly n’lloç lumninë
me llumin e baltës s’vet t’fëlliqme.
Fjala e keqe don me e prishë njerinë,
don me iu ngjitë si rriqën e pashqitshme.
Fjala e keqe
don me ti hangër andrrat me dhamë,
forcën e mrenshme pa fre me ta cytë,
pa langun e mishit të shpresës me të lanë,
e me kocitë e kotësisë me të kacafytë.
Fjalën e keqe
lene të mbytet në të vjellën e vet,
në jasht-qitjen e saj plot “mut” e “shurrë”;
varrose sikur mos ta kesh ngju kurrë
se dashakeqsin, veç shurdhmemeci e vret.
Andris Lleskai
0721
#gegnisht

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

