KROI I BARDHË
Kjo bjeshkë nuk do të ishte kaq e hirshme,
E freskët s’do të ishte sakaq.
Obeliskët e pishave ngulur mbi shkëmbinj
Nuk do të ishin kaq madhështor.
Dhia e ëgër do të ishte më e egër,
Kjo tufë zogjsh s’do të këndonte kaq ëmbël,
S’do të ishin kaq të bukur sytë e tu të zi
Pa këto valë të Kroit të Bardhë
Që sjellin shëndet e bardhësi.
Bjeshkë më bjeshkë kaloni,
S’do të gjeni të ngjashëm,
KROI i viseve të mia
… i fillikatshëm.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”