SA I PAFAT ËSHTË MJERIMI !
Sa e bukur eshtë kjo ditë vere
Dielli shkëlqen në qiellin e paanë
Bota duket plot dritë dhe hare
Vetëm shpirti im lëngon e qan.
Teksa shoh aty në qosh të trotuarit
Një nënë e një vajzë n’dhe përgjunjur
Fytyrat verdhacake, duart e shtrira
Mjerimi në ballin e tyre damkosur.
Ato nuk flasin, në dhimbje heshtin
E ç’të thonë kur kërkush s’i dëgjon
Apoteozë e perëndive që me to qeshin
Dhe me zonjën e bukur që i anashkalon.
Çohu ti prej varrit Migjen,çohu
Rishkruaje përsëri “Poemën e mjerimit”…
Këtu n’vëndin tim ndërrojnë shekujt
Por jeta, ka fytyrën e skamjes dhe të krimit !
–ADELINA PALI –

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

