E THEVA AKULLIN SHEKULLOR
07 Korrik 1967
Para gjysem shekulli
Isha mësuese me ditar
E theva akullin shekullor
Lidha kurorë para Zotit
Me djalin katolik shqiptar .
Mjaftë na e penguan
Furtunat e motit
Por ishim të pa luhatur
Në besen e Zotit .
Vitet kaluan shpejt
Ishin furtuna të motit
Sot jam ngadhnjimtare
Para ftyres Zotit .
Tani jam shumë krenare
Me djemê, vajzë, nipa e mbesa
Të fortë ndaj çdo stuhie
Na mbante gjithmonë shpresa.
Jeta nuk ishte e lehtë
Me sfida e sprova plot
Të gjitha i përballuam
Me fuqinë e të Madhit Zot.
Për ta ruajtur e deshmuar Fisin
Gjithmonë e Kam bajtë Plisin.
10 Korrik 2022.
Zahide Marije Ukaj-Grac.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

