M’SHEHE HANËN
M’shehe hanën sonte për mue
Se nuk due askush me t’pa
Kur të them që shumë të due
Dridhshëm n’krahë t’mi ke me ra.
A po del sonte me m’prit
Që ta puth buzën e amël
Me ke hyrë thellë në shpirt
E ngadalë t’ma falsh atë zemër.
Yjet në qiell do ma kenë zili
Kur nga gëzimi të pikojë loti
Hiret t’i shëtis me butësi
E dashuria të pushtojë si Zoti.
Do ta presim diellin bashkë
Se ty gjumi s’ka me t’kaplue
Eh, sa fort ke me m’dashtë
Të bashkuar si mish e thue.
Do t’kërkosh të rri me ty
T’mos largohem asnjëherë
N’shpirtin tënd më mbyll me dry
Dimrin akull e bëjmë verë.
Gjelina Maçi Keçi
Të drejtat e autorit !

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

