“KOMSHIUN TIM SE ZËNKA GJUMI”
Komshiun tim se zënka gjumi,
pret mëngjesin, të kaloj unë,
si skuth mbas dritares ai rri fshehur,
kaloi buzkuqja, më la pa gjumë.
Pas meje kaloi një tjetër grua,
ai s’e shau atë si mua,
ajo kokën ditë pa krehur,
vëmëndja tij, e tëra ishte te unë.
Kaloj përditë e bëj atë rrugë,
kokën krehur, buzkuqin vënë,
puth bashkëshortin në mëngjesin e radhës,
për fëmijët e mij, jam e bukura nënë.
Ai ulet këmbëkryq në kafenenë e qytetit,
vrerin e nxjerr mbas tekes rakisë,
gratë e miletit i mban nëpër gojë,
e tija e ndershme, si lopë vërdallis.
Gëzuar, i thotë një burri më tutje,
shikoje atë zoçkën, ka veshur fustan
cepat fustanit ja ka ngrënë qeni
qesh si idiot, kënaqet kur shan.
Burri me pëllëmbë fytyrës i bije
kokën ja përplas atij, në tavolinë
vajza qe shau, ishe e bija,
Llafazani i keq morri arratinë.
(Nga Meri Mezini)

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

