Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Viktor Gjikolaj/PËRRALLA TË VËRTETA PËR TIM BIR

Viktor Gjikolaj

Nga Pirusti News
784 Shikime

PËRRALLA TË VËRTETA PËR TIM BIR

Bir, sipas teje , të rrëfeva do përralla,
Që s’kanë të bajnë me Ali Babën,
Vëllezërit Grim, do i çmonin “të rralla”
E s’do t’i gjenin, po t’pysnin tërë botën.

Ali Baba i Njëmijë e një netëve,
Anderseni e të tjerë,e të tjerë
Kanë përrallisur për bëmat e kafshëve e njerëzve,
Por , të verteta si këto, nuk kan tjerrë…

E, s’ është fjala për të fajësuar
Pararendësit tanë mendjendritur
Veç, në rininë time po t’ kishin jetuar,
Përralla si këto, s’do mund të kishin stisur…

N’atë stinë të çartun, të alltë
Shekull me dy luftra botërore
Nuk solli me pak viktima,marrëzi e plagë,
Lufta e tretë, lufta klasore.

Ti qesh me mua e mos beso,
Quaje përrallë, të vërtetën time të hidhur
Veç një gjë mbaj ment, mos harro
Çdo kohë ka përrallat e veta,
Të jesh i bindur!

#Viktor Gjikolaj

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest