Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Lekë Mrijaj, largimi i parakohshëm i Fran Tanushit është një humbje e madhe për familjen, por edhe për krijues të artit dhe të kulturës nga Gjakova, Prishtina, Tirana dhe mërgata shqiptare.

Homazh në njëvjetorin e kalimit në amshim të poetit të antologjisë shqiptare, Fran Tanushi

Nga Pirusti News
822 Shikime

 Përshëndetje të nderuar të pranishëm!

Familja Tanushi, ngushëllime për me të dashurin tuaj Franën,

Përshëndetje edhe për miqtë e mi të Lidhjes së Krijuesve Shqiptar në Mergatë, ju përgëzoj për nismën e organizimit të kësaj Akademie përkujtimore,

 Përshëndetje miq dhe dashamirë të artit dhe të kulturës, ju qe po merrni pjesë në këtë ngjarje përkujtimore

Largimi i parakohshëm nga kjo botë të mikut tonë të shtrenjtë të poezisë antologjike, Fran Tanushit (me 23 gusht të vitit të kaluar 2021), është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe të dashurit e tij, por edhe për mbarë bashkolegët e tij krijues të artit dhe të kulturës nga Gjakova, Prishtina, Tirana dhe mergata shqiptare.

Për antologun e amshuar Fran Tanushin, nuk duhet thënë fjalë shumë të mëdha, sepse për të kanë folur veprat e tija të deshmuara e të shkruara sa ishte në këtë botë, pra ai, veq se ishte një poet i antologjisë së thellë filozofike, ishte një studiues, vizionarë, rezonues i thellë, fisnik, i urtë, lexues, erudit, udhëheqës, largpamës i papërkulur, atdhetar dhe mbi të gjitha ishte një njeri i mirë dhe i tillë për ne do të mbetet përjetësisht.

Tē amshueshmit Franës, unë i shpreh falënderimet për gjithçka qe ka bëre për miqtë tij, qe aq shumë i ka dashur, taman me një dashuri në vepër e tē sinçertë si dhe për reflektimet dhe veprimtarin tij atdhetare, kulturore shqiptare e njerëzore, vlera të pakontestueshme qe i ka lenë pas vetës për të dashurit e tij, miqt dhe brezat e ardhshem të librit në përgjithësi…

Ne si miq të tij nuk na mbetet tjetër veqse ta nderojmë dhe ta përkujtojmë njëkohësisht t’i ndjekim veprat dhe shëmbelltyrat tija si shenja apo busulla orientuese të dijes në udhët poetike e letrare.

Lavdi jetës dhe veprës sē Franit. Pushoftë në paqe dhe i lehtë të qoftë dheu i Kosovës.

Poezia ime dedikuese për poetin Fran Tanushi…

SE DI HIQ SE DI,SE ÇKA TJETËR THASHË

Atë ditë kur u nise te’k Tejnalti n’Qiell,

N’ballë me ra i’flakë si një shkreptimë,

Ti ike poet, pa bërë zë e as i’fjalë…

Harruar e kishe vargun e antologjinë.

Edhe dielli i dit’henës u mbulua me re,

Te gjaku yt (frati) ta kerkoja jetësinë…

Ti e kishe harruar frymën nen qepallë,

Kur thahej si dru si’kurse ajo zezë’natë.

Udhës te’k varri yt, kur ti me ra pranë,

Veq arkivolit tënd asgjë tjetër s’pashë,

“Meditova” për ty i’herë për “matanë”,

Se di hiq se di, se ç’ka tjetër thashë!

Ps: E falenderoj Ismet Krasniqi Lala cili është përherë i kujdeshem në foto. Ta paqa borgj edhe një herë faliminderit Lala i ynë!

Fjala ime e rastit dhe poezia e recituar në nëvjetorin e kalimit në amshim të poetit Fran Tanushi, fjalim i mbajtur sot, me 23 gusht 2022 nē Asamblenë Komunale të Deçanit

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest