Pashë një lexues të lexonte
përballë koshit të hedhurinave,
kazani i plehrave kundërmonte
prej llumit, zhulit e mbeturinave,
ai ulur trotuarit tjetër qëndronte,
asaj rrugicës, trase mes shinave.
Ngjitur kazaneve një thes me kanaçe
po bënte pushimin e drekës,
i zoti i saj metra më tutje, ndër faqe
me sytë e zhytur drejt fletës
së atij libri me të ndotura kapaqe,
lexonte me duart mbështjella mjekrës…
S’pipëtinte era, as zog në pemë,
as një mackë me të ziun gëzof…
Njoh që lexojnë kur të tjerët flenë,
stacionesh, aeroplanesh, metrosh,
autobuzesh e bibliotekash gjenë…
Përballë kazanit, hera e parë që shoh!
Di që me libra të kenë ndezur zjarrin,
njoh dhe “intelektualë” jolexues,
ata që librat i blejnë dinë dhe ti falin
duke e kthyer veten në dhurues,
librat i hedhin ata që falas i marrin,
por libri s’vdes, sot pashë RICIKLUES.
Andris Lleskai
0822

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

