KËTU DO MË GJESH
S’di ç’të bëj,mes mendimeve veten s’e gjej?
Ky shpirt më digjet,ndërsa sundon qetësia
Veç lutem, që ditët e lumtura t’i rrëmbej
Kjo zemër më çahet,dridhem prej ndjejave të mia.
Nuk e di ende se si Zoti të solli tek unë
Ku ditët më ndryshuan dhe ndjej mall për ty
Ndjej se shpirtërat u bashkuan më shumë
Ditët hiqen zvarrë…sa shumë me ty dua të rri.
As malet, as detet k’të ndjenjë,s’e pengojnë
Fushat e gjera,me vështrime i perkëdhelim.
Lumturohemi kur çastet me nostalgji i kujtojmë
Dhe puthjet porsi ikona në mëndjet tona ngelin.
Buzëqeshja jote është parajsë në zemrën time
Edhe engjëjt lumturohen kur ti buzëqesh
Drita shpërndahet në fytyrat tona plot shkëlqime
Së largu të them: “Eja, këtu do më gjesh…!”
©️ADELINA PALI

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

