Marianne Graf, humanistja e shquar njofton se pas tremijë vjetësh uji i pishëm mbërrin në Lufaj (Trangë).

Një sukses i madh i humanistes Marianne Graf

Nga Pirusti News
574 Shikime

-Nga Aleksandër NDOJA-

Lufajt është një fshat i thellë malor në zonën e Selitës në Mirditë. Mes fshatit Zajs, dhe fshatit Lufaj gjëndet një pikë shumë e lartë malore, por që mbart mbi vehte një fushë pjellore, që quhet fusha e Trangës. Në buzë të Trangës gjendet kulla e mirënjohur e Lufit, ndërsa gjatë viteve të post-komunizmit ky fshat u braktis totalisht. Mungesa e ujit, por edhe e rrugës për në malin e Trangës bëri që cdo gjë këtu të marrë fund. Kujtohet se fusha e Trangës në kohën e kooperativës ka qenë mbjellë me patate dhe ndonjë bimësi që i rezistonte thatësirës, ndërsa njihen shumë histori të vështira kur banorët e atyshëm për të shuar etjen, zbrisnin shkallës së Trangës dhe me kafshë ose me barrë shpine, merrnin ujin tek një burim, që ishte pak më sipër se sa të zbrisje në fshatin Lufaj.

E ndërsa rruga për Trangë ka mundur të çojë mjete aty, disa nga ish-banorët i janë kthyer fshatit ku edhe kanë riparur kullat. Njëri prej tyre është Tonin Lufi me banim në Tiranë, por që ka mundur të rindërtojë kullën krenari të asaj zone, brenda sëcilës ka plot histori ndër shekuj. E ndërsa është vend i bekuar për bujtina, problemi i ujit në atë vend ka qenë i pazgjidhur. Por kjo deri pak ditë më parë.

Lajmin e mirë e bën të ditur humanistja e mirënjohur austriake Marianne Graf me aktivitet disa dhjetëra vjeçar në Mirditë, e cila në faqen e saj në rrjetet sociale bën me dije si më poshtë:

“Një javë më parë shkrova:  “Nëse kjo funksionon, do të ketë ujë për herë të parë që nga vendbanimi i njeriut 3000 vjet më parë. Jo më bartje e ujit mbi kurrizin e njerëzve dhe kafshëve!“ DHE KA NDODHUR! Pas një kërkimi të dëshpëruar për ujë dhe pas disa shpimeve të thella, na u desh të përcaktonim humbjen e burimit për shkak të efektit të thithjes së konstruksionit të HEC-it – shpimi i rinovuar (gjithsej rreth 1000 m), – pas një periudhe dramatike të shkaktuar. te vështirësitë me importet materiale, dyshimet, turbulencat shëndetësore – më në fund erdhi suksesi.

Është mirë që nuk e lashë veten të dekurajohem nga vështirësitë më të mëdha. Sa shumë inkurajim për këmbëngulje nevojitej për ata që do të humbisnin zemrën! Nuk do të ishte e mundur pa besimin tek forcat nga lart! Të gjithë ata që kanë kontribuar në organizimin dhe zbatimin me zemër, tru dhe forcë, të gjithë sponsorët tanë kanë një pjesë në suksesin. FALEMINDERIT! përfundon Marianne Graf”

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest