MARJANA SULEJMANI, poetja e talentuar shqiptare dhe ish kampione në sport, që bëri emër në Greqi

Nga: Xhelal Marku, Akademik

Nga Pirusti News
831 Shikime

Nga: Xhelal Marku, Akademik

Me poeten e talentuar të origjinës mikse, mirditoro-shkodrane, Marjana Sulejmani, jam njohur nëpërmjet krijimtarisë së saj poetike. Ajo përfaqëson figurën më poliedrike të femrës, me një formim të gjërë e të kompletuar, me një talent të gjithanshëm, madje edhe konkurues në poezi dhe në sport…!

E bukur si miss e si perri, shtatlartë dhe elegante, e ditur dhe e mençur, e zgjuar dhe e komunikueshme, e talentuar dhe pasionante, si ajo e askush tjetër…! Kështu e fali Zoti Marjana Sulejmanin, me të gjitha mirësitë e një femre, që të tërheq e të bën përshtypje me bukurinë e saj të rrallë…!

 Dy fjalë mbi origjinën e Saj.

Me sa duket, këtu ka ndikuar edhe origjina e saj e dyfishtë, duke marrë cilësitë më të mira të dy anëve, edhe nga babai edhe nga nëna. Dy prind të mrekullueshëm: Gjergj Sulejmani, nga fshati Perlat i Mirditës, një montator i shkëlqyer, pjesëmarrës në montimin e të gjithë veprave të Hidroenergjiktikës Shqiptare dhe Luke Sulejmani, shkodrania tipike, e traditës dhe vlerave të mençurisë së këtij qyteti verior, Shkodrës, ku lindi, u rrit dhe jetoi, me kulturën dhe dialektin e saj të preferuar, shkodran. Një çift mjaft simpatik, që falë Zotit, trashëgoi tek Marjana, vlerat e veta më të mira, duke sjellë në jetë, një produkt të përzgjedhur të cilësive njerëzore, të bukurisë, të elegancës, të mençurisë dhe të fushës së talentit…! Rrallë herë ndodh në jetë, që të gjitha cilësitë njerëzore e intelektuale të sinkronizohen kaq bukur, si tek portreti dhe personazhi, Marjana Sulejmani. Ajo është jo vetëm një grua e talentuar dhe mjeshtëre e vargut poetik, por dhe një sportiste e spikatur e rekordmene e atletikës, në kohën e vet. Të jeshë, kaq konkuruese dhe kaq vitale, në dy fusha krejt të ndryshme të jetës, siç është poezia dhe sporti, kjo është jo vetëm një rast i rrallë dhe unik, por duket dhe si i pabesueshëm…!

Pasioni dhe talenti i Marjanës

Me krijimtarinë dhe me talentin e rrallë, Marjana Sulejmani ka qënë e paparashikueshme, e gjithanshme dhe pse jo edhe befasuese me arritjet e saj të larta…! Dhe të gjitha këto, ajo i ka arritur, falë vullnetit, pasionit dhe vendosmërisë së saj, për t’i çuar deri në fund kontributet, që i dhanë emrin e mirë dhe famën e merituar…! E çuditshme është se Marjana Sulejmani këto suksese në poezi dhe në sport, i ka arritur “në heshtje”, pa reklamim e pa bujë, pa u ndjerë dhe pa u mburrur, sikur të mos kishte ndodhur asgjë…!!!???

Po, pse ka ndodhur kjo? Përgjigja për këtë pyetje, është tek thjeshtësia e saj, në dukje e tepëruar, që lidhet me idenë, se ajo nuk don të flasë për vete, nuk don të mburret me arritjet e saj ndër vite, etj…!

Por, kjo thjeshtësi tek Marjana, është diçka e veçantë dhe ndryshe, nga personazhet e tjerë, që kanë shumë dëshirë të reklamojnë vlerat e punës së tyre, madje dhe të paguajnë e të shpenzojnë shuma të mëdha parashë, për t’i reklamuar këto vlera në shtyp dhe në media! Kështu, dialogu me Marjanën, për punën dhe krijimtarinë e saj poetike, bëhet disi i vështirë, sepse ajo nuk don të shprehet për sukseset e saj, pasi i çuan ato një gjë normale, nuk don të shpreh krenarinë e saj, për rezultatet e arritura, pasi i duket si një mburrje, apo si një mendjemadhësi, i duket sikur po shkel, mbi “kodin e saj të modestisë”, të trashëguar nga prindërit model, që e rritën dhe e edukuan me sakrifica e vështirësi të kohës, që lamë prapa.

Unë tentova, që me pyetjet e mia, të vjelë prej Marjana Sulejmanit,  “sekretet” dhe meritat e punës së saj, që e bënë atë, aq të njohur dhe të vlerësuar, në mbarë opinionin vendas dhe të huaj, por përgjigjet kanë qënë, të shkurtëra dhe si me “pikatore”, për shkak të modestisë së saj të veçantë…!

– Pyetjes time: “Si erdhi në jetën tuaj, gjithë kjo histori suksesi? – Marjana Sulejmani, që prej 25 vitesh, jeton bashkë me tre fëmijtë e saj, në shtetin helen, në Greqi, i përgjigjet shkurt: “Duke mbledhur hap pas hapi, momentet kryesore, që sollën shumë ndryshim, ose ngjarje të rëndësishme në jetën time, krijohet dhe historia ime personale, që është një histori e jetuar, por që unë, dëshiroj të mbetet në “heshtje”!  E vërteta e kësaj heshtjeje, është e sigurtë që fsheh “diçka”, e cila duhet të mbetet e heshtur dhe vetëm aty, tek heshtja…!!!

Unë si gazetar, pavarësisht nga dëshira ime, për të marrë një informacion të gjërë e të plotë për Marjana Sulejmanin, jam i detyruar ta respektoj këtë “heshtje”, që në fakt flet shumë, por më duhet të respektoj edhe vetë personin, i cili shpesh herë e vetëthyen heshtjen me veprimet e saj, model e shembull, ç’ka më detyron ta përmend, duke cënuar sadopak këtë “kod” heshtje. Në këtë komunikim, me poeten Marjana Sulejmani, ashtu me pyetje pas pyetjeje, arrita të marr prej saj, disa informacione, që më mungonin. Aty mësova, se ajo prej vitesh, ishte bërë edhe një bamirëse dhe veprimtare e njohur humane në Greqi, ku jetonte prej një çerek shekulli. Marjana, pas punës, me gjithë lodhjen e ditës, e kishte bërë si program të saj ditor, që t’i kushtonte vëmendjen e duhur edhe veprimtarisë humane, duke u treguar përherë e gatshme, për të ndihmuar fëmijtë me probleme, në qytetin helen, ku ajo jetonte…! Një ndihmë konkrete kjo, por e shoqëruar dhe me fjalët e saj të ëmbëla dhe me plot dashuri prej nëne…!

Kjo është dhe “poezia” tjetër e ndjerë dhe e heshtur, e mbushur me plot dashuri e përkushtim e Marjana Sulejmanit, që ajo e ka gjithnjë në qendër të vemendjes dhe që quhet humanizëm…! Është humanizmi prej nëne të dhëmbshur, për të ndihmuar njerëzit në nevojë…!  Dhe pikërisht këtu, në këtë pikë, duket sikur tek personazhi Marjana Sulejmani, autore e pesë librave poetikë, shkrihen në një të vetëm, shpirti poetik i ndjenjave me shpirtin human të dashurisë njerëzore…!

Të gjithë e dimë se guri i diamantit, gjëndet në thellësi të tokës, por në rastin konkret, këtë gur të çmuar, që quhet Marjana Sulejmani, e kemi mbi tokë, e kemi çdo ditë pranë nesh, çdo orë e çdo minutë, kur e thërret puna e saj krijuese dhe humane…! Ajo është guri që shkëlqen edhe me heshtjen e saj modeste, por që opinioni e vlerëson shumë…! Ndaj, shkëlqejnë si ai “guri i diamantit”, poezia dhe humanizmi i poetes së talentuar, Marjana Sulejmani, si dy faktorë, që frymëzojnë e nxitin njëri tjetrin, duke e lartësuar figurën e saj, si një grua dhe nënë, që bën diferencën në punë dhe në krijimtari, ashtu si në rininë e saj, që bënte diferencën edhe në sportin e bukur të atletikës e të basketbollit…!

 Shtypi dhe Media greke për Marjanën

Me punën dhe krijimtarinë poetike, Marjana Sulejmani, tashmë e ka krijuar, portretin e një gruaje shembull dhe me një ndjeshmëri të madhe, edhe në Greqi. Ajo është bërë një emër i njohur dhe shumë i vlerësuar edhe në shtypin dhe mediat greke, për kontributin e saj human, në ndihmë të njerëzve e të familjeve në pamundësi ekonomike ! Thuhet se “Guri i rëndë, peshon në vend të vet”, por ja që guri i rëndë, peshon dhe vlerësohet kudo, edhe në emigracion, për kontributin dhe meritat që ka…”!

Duke vlerësuar figurën humane të Marjana Sulejmanit, Kryetarja e Shoqatës  AME (Personave me Aftësi të Kufizuara), Znj. Vaso Turutog, në shtetin helen, Greqi thotë: “Humanizmi e bën Marjana Sulejmanin edhe një grua të veçantë, edhe një veprimtare të përkryer, shembull e model në shoqëri, që frymëzon dhe edukon të tjerët”.

Ndërsa një gazetë greke, do ta vlerësonte atë, si një grua me aftësi të rralla dhe me zemërgjërësi të madhe, që ka bërë dhe bën shumë, për njerëzit në nevojë. Ajo ka mbi një çerek shekulli, që është banore e këtij qyteti, thuhet më tej në këtë gazetë, e cila me kulturën dhe sjelljen e saj, e ka afirmuar veten tek të gjithë bashkëqytetarët, për cilësitë e saj njerëzore e intelektuale, duke merituar respektin dhe mirnjohjen e tyre. Marjana Sulejmani është një ndër “qelizat” më të shëndetshme të qytetit tonë, shkruan gazeta greke, e cila përveç punës së saj të suksesshme, veçohet nga të gjithë edhe për rolin e nënës së përkushtuar, të shoqes së përkryer dhe të një banoreje tepër të kujdeseshme, ndaj familjeve pa mundësi ekonomike. Ajo është një grua mjaft dinamike, dinjitoze, e dashur dhe me personalitet të lartë, e cila me veprimtarinë e saj humane, u është gjendur gjithnjë pranë, individëve e familjeve në nevojë ekonomike, duke i ndihmuar ata, sipas mundësive, me ushqime, veshmbathje, ilaçe e shërbim shëndetsor falas, etj.

Çfarëdo llojë ndihme, që i është kërkuar asaj, nga organizatat humane, thekson gazeta greke, Marjana Sulejmani është treguar përherë e gatshme për të ndihmuar. Dashuria, ndjeshmëria dhe dhëmbshuria prej nëne e Marjanës, që përshkon veprimtarinë e saj humane, del në pah dhe gjenë pasqyrim edhe në krijimtarinë e saj poetike, e cila është pasqyruar herë pas here edhe në faqet e gazetave lokale, atje ku ajo banon, në Greqi. Një gërshetim i bukur e organik i veprimtarisë humane të poetes shqiptare me krijimtarinë artistike të saj, që e lartësoi figurën e Marjana Sulejmanit, e cila me punën, talentin, pasionin dhe krijimtarinë e saj poetike, la mbresa dhe bëri emër edhe në emigracion, larg Shqipërisë. Prandaj, Organizata e Gruas dhe ajo e Bamirësisë, në shtetin helen, në vitin 2015, e ka nderuar veprimtarinë e saj, me “Diplomë Falenderimi”! Dhe tre vite më vonë, në mars të vitit 2018, Marjana Sulejmani është nderuar edhe me vlerësimin: “Gruaja Humane e Vitit”, akorduar nga Organizata Greke e Gruas, në bashkëpunim me Organizatën e Gruas Shqiptare, të përfaqësuar nga ish Ambasadorja Shqiptare në Selanik, Znj. Pavlina Evro Ylli. Për këtë grua fisnike dhe të talentuar shqiptare, kanë shkruar shumë herë gazetat lokale greke, duke e vlerësuar më së miri, kontributin dhe veprimtarinë e saj humane.

 Në njërën prej tyre, thuhet: “Jemi mësuar shpesh herë, me surprizat e Marjanës dhe ndjehemi krenar, që kjo grua shqiptare, tashmë është bërë një personazh i dashur dhe i njohur i reportazheve tona edhe në gazetat greke…!

E rëndësishme është se këtë ndjenjë humane, Marjana ia ka trashëguar edhe fëmijëve të saj…! Kështu, djali i saj, Jorgo Gjoka i cili është marrë me sportin e atletikës në qytetin Trikala të Greqisë, arriti të zëj vendin e parë në garën e vrapimit të 400 (katërqind) matrave dhe të 1000 (njëmijë) metrave, duke kapur normën e Kategorisë së Parë…! Ky ishte një gëzim i madh për familjen e Marjana Sulejmanit, që u shoqërua edhe me një xhest të lartë human të djalit të saj, Jorgos, i cili të gjithë shumën e parave, që përfitoi nga ky rast, ia dhuroi një familje greke, që kishte 7 (shtatë) fëmijë të mbetur jetimë për babë…!

 Dhe ky veprim tepër human, nuk kaloi pa marrë vëmendjen e duhur të Shtypit dhe të Medias Greke, duke e publikuar e vlerësuar atë maksimalisht, si një akt të veçantë të humanizmit njerëzor, që rralë kush e bën…! Ndaj, në vlerësim të këtij xhesti, thotë Marjana, unë dhe djali im, Nënë e Bir, u ftuam edhe në një emision të veçantë të televizionit grek, “TV Alpha”…!!! Sigurisht kjo ishte një krenari për mua dhe për familjen time humane…”!

Marjana Sulejmani sportiste

Kur mëson se Marjan Sulejmani ishte edhe një kampione në sport, herë si atlete dhe herë si basketbolliste, befasohesh, për multitalentet dhe multipasionet e saj, që e bënë atë, kaq të njohur dhe kaq të vlerësuar, në dy shtete: në Shqipëri dhe në Greqi…! Dhe domosdoshmërisht kureshtja të shtynë, për të zbuluar vlerat dhe meritat e saj edhe në këtë fushë. Duke pyetur dhe duke u interesuar, për këtë problem, njerëzit e sportit, që e njihnin atë, na adresuan tek Ndue Tarazhi, ish mësuesi i saj i fizkulturës, si dhe ish trajnieri i atletikës së Marjana Sulejmanit, i cili vazhdon edhe sot me stërvitjen e një ekipi të rinjësh në futboll. Ne e takuam atë dhe mundëm të merrnim edhe opinionin e tij për Marjanën. Ndue Tarazhi foli gjërë e gjatë, për kontributin dhe talentin e Marjana Sulejmanit në fushën e sportit, si atlete. Madje, ai me shumë dashamirësi e mirnjohje, solli në kujtesë, jo vetëm vlerat sportive të Marjana Sulejmanit, por theksoi edhe respektin, që meriton ajo si femër, e cila me shumë dinjitet e krenari, triumfoi mbi vështirësitë dhe konceptet frenuese të asaj kohe…! “Dhe kjo, ka qënë një inisiativë e vështirë, por dhe një veprim i rrallë, për Marjanën, e cila guxoi dhe fitoi mbi konceptet e vjetra, ku femrat në sport paragjykoheshin, u shpreh Ndue Tarazhi…”! Kësisoj, Marjana sulejmani, dha shembullin e para dhe tërhoqi në sport edhe shumë vajza të tjera të talentuara…! Sigurisht një veprim i tillë, nuk ishte aspak i lehtë për një vajzë të asaj kohe…!!! Marjana si sportiste, për të gjithë ne, që e njohim, do të mbetet si një femër me shumë kontribute, që me bukurinë, elegancën, shtatlartësinë dhe formën perfekte sportive, bëri emër e la gjurmë tek të gjithë spotdashësit, që e ndiqnin…!!! Ajo, ishte një sportiste e lindur, të cilën pasioni për atletikën e kishte nxitur atë, që me këtë sport të marrej, qysh kur ishte fëmijë. Ndaj, në ekipin e atletikës, ajo erdhi si një sportiste me nivel të lartë përgatitje dhe në një gjendje të shkëlqyer, thotë trajnieri i saj, Ndue Tarazhi…”! E rëndësishme është edhe tradita e trashëgimisë së vlerave sportive të Marjanës edhe tek fëmijtë. Kështu, djali i saj, Jorgo Gjoka, ka vite që merret me sportin e atletikës në qytetin grek, Trikala, ku është shpallur edhe fitues në garat e atletikës për distancën e 400 (katërqind) dhe 1000 (njëmijë) metrave, duke arritur normën e Kategorisë së Parë në këto gara…! Ishte krenari shqiptare, që marrjen e “Medaljes” në këtë rast, Jorgo Gjoka ia dedikoi Atdheut të tij, Shqipërisë, megjithëse ai nuk ka jetuar në Shqipëri…!

Dhe sigurisht, ky xhest i lartë atdhetarie, nuk kaloi në heshtje, por u pasqyrua gjërësisht jo vetëm në Shtypin Shqiptar, por edhe në Shtypin dhe Median Greke…! Urime Jorgo Gjoka, për suksesin e arritur, por dhe për shqiptarizmën, që të karakterizon…!!! Kampion e ëma, kampion dhe i biri, një trashëgimi e rrallë vlerash kjo, tek familja e Marjana Sulejmanit…! E themi këtë, pasi, falë talentit të Marjanës në rininë e saj, asokohe rrethi i Krujës, do të renditej, ndër vendet e para të garave të atletikës, në distancën e 3000 (tremijë) dhe 5000 (pesëmijë) metrave vrapim…!

Duke e vlerësuar këtë fakt, ish trajnieri Tarazhi, shprehet: “Rekordet e Marjana Saulejmanit në garat e atletikës, kanë bërë krenarë, jo vetëm Klubin dhe mua si trajnier, por edhe gjithë rrethin e Krujës. Ndaj edhe sot, emri i saj qëndron në arkivin e sportit, si një sportiste e talentuar, në atletikë e në basketboll, që për 14 vite radhazi, la gjurmë e kontribute të shquara në rrethin e Krujës, si një sportiste rezultative dhe me fantazi të lartë! Marjana Sulejmani,  vazhdon ai, është e vetmja ish nxënëse dhe ish sportiste, që unë kam ruajtur marrëdhëniet e mira dhe korrekte të miqësisë së sportit dhe vazhdoj t’i mbaj sërish ato edhe sot…”! Ajo u largua nga Kruja, për në qytetin e Laçit, në moshën 19 vjeç, pasi atje krijoi edhe lidhjen e saj martesore dhe jetën familjare.

Marjana është një femër e kompletuar intelektuale, autoritare dhe me personalitet të lartë, me kulturë të gjërë dhe me aftësi të gjithanshme, me humor të rrallë shkodran, e thjeshtë dhe humane, që ka spikatur me talentin e saj, në poezi dhe në sport. Dhe si e tillë, ajo është dhe do të mbetet një figurë e veçantë dhe e shquar për të gjithë tifozët, që e vlerësojnë si një sportiste e madhe, si një “Ajala”….! Sepse me këtë emër, e thërrisnin tifozët e asaj kohe, Marjana Sulejmanin dhe vazhdojnë ta thërrasin edhe sot, në vlerësim të stilit të lojës së saj perfekte dhe rezultative, që i ngjante stilit të futbollistit të famshëm argjentinas Ajala…!!!

Do të veçoja tek Marjana Sulejmani, karakterin e saj të fortë e këmbëngulës, që përbën dhe faktorin bazë, në gjithë arritjet e shënuara…! Më pëlqen, edhe fakti, që Marjana edhe pse punon e jeton për një kohë të gjatë, jashtë vendit, ajo flet dhe respekton gjuhën e Nënës së saj, atë shkodrane! Por edhe promovimet e e librave të saj poetikë, ajo preferon t’i bëjë në vendlindjen e saj, në Shkodër…! Ndaj, sa herë që ajo vjen me pushime nga Greqia, ku jeton prej shumë vitesh, Marjana Sulejmani nuk largohet pa i parë e pa i takuar të gjithë njerëzit e saj, në qytetin e Laçit dhe atë të Shkodrës, duke u shmallur me të afërmit dhe vendlindjen, që i don aq shumë…!

Tiranë, më: 11 / 09 / 2022

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest