Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Angela Kastrioti mbesa e Skënderbeut, monument madhështor prej 504 vitesh

I ndërtuar në shenjë kujtimi nga burri i saj, Duka Ferdinando Orsini në vitin 1518

Nga Pirusti News
620 Shikime

Kur dëgjojmë për figura të respektuara shqiptare, e sidomos dhe kur këto figura i përkasin fisit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeut, nuk kemi përse të mos pushtohemi nga një krenari e ligjshme. Njëra prej tyre padyshim është edhe Angjela Kastrioti, mbesa e Skënderbeut, gruaja e Dukës Ferdinando Orsini. Kjo ishte një Dukeshë shumë e dashur për popullin Puglias, ndonëse vdiq në moshë të re. Mbesa e Gjergj Kastriotit natyrishte pati edhe adhurimin e madh të bashkëshortit të Saj, e pikërisht për këtë arsye  Duka Ferdinando Orsini e ka përjetësuar aq sa dhe sot, plot 504 vite kur u ndërtua, qëndron si fortesë  monumenti madhështor në kishën e Gravinës, në Itali aty ku prehen ku prehe eshtrat e Angjelës së Kastriotëve.

“Duka Ferdinando Orsini d’Aragona, ishte i gjashti-ti në serinë e Dukës së Gravinës, fillimisht u martua me Angjela Kastriotin – Scanderberg, vajzën e Vernai-t, Dukës së Ferrandina-s (MT), pasardhës i heroit shqiptar Gjergj Kastrioti –Scanderberg. Kjo familje erdhi në Ferrandina, pasi Ferdinandi i Aragonit, ishte mirënjohës ndaj Skënderbeut dhe personazheve të tjerë shqiptarë, që i erdhën në ndihmë kundër pretendimeve të anzhuinëve, ndaj u dha atyre çifligje në Italinë e Jugut.

Dukesha Angela ishte nënë e disa fëmijëve e devotshme dhe bujare, ajo ishte si burri i saj, e dashur për popullin. Kur Shqipëria ra përsëri në duart e turqve pas vdekjes së Gergj Kastriotit, pati një emigracion të jashtëzakonshëm të familjeve shqiptare në Italinë e Jugut, për t’i shpëtuar persekutimit prandaj dhe një koloni shqiptarësh u vendos në Gravina, të pritur pranë Santa Maria Nova, ku u formua një lagje që u quajt “i greke”, për shkak të afërsisë me popujt e Peloponezit, (kujtojmë këtu Morenë) pasi ata vinin nga ana tjetër e Adriatikut, në rrethin ku ndodhet kisha kushtuar Santa Sofias, një martire romake e shekullit II, e nderuar si një shenjtore si nga kisha katolike, ashtu edhe nga ajo ortodokse.

Në kohën e ardhjes së shqiptarëve në Gravinë, në shekullin e XVI, kjo kishë u zgjerua dhe u dekorua nga përkushtimi e dukeshës Angela Kastrioti. Ajo vdiq në një moshë shumë të re (1518) dhe eshtrat e saj u varrosën pikërisht në kishën që vetë ajo kishte rindërtuar. Këtu mauzoleumi i mrekullueshëm i mermerit i shekullit të gjashtëmbëdhjetë u ngrit nga burri i saj, i cili mban epigrafin e mëposhtëm:

ANGELA CASTRIOTI princesha e dalluar për devotshmëri fetare, pastërtinë e kulturës, diturinë, dashurinë, butësinë, e grabitur nga vdekja para kohe.

Ferdinando Orsini duka i Gravinës me keqardhjen e vazhdueshme për bashkëshorten më të dashur dhe më të lavdërueshme në vitin e shpëtimit 1518”.

Ky është një dedikim mjaft dinjitoz për dukeshën shqiptare dhe obligim për të gjithë shqiptarët që kalojnë në ato anë, të bëjnë një lutje për bijën tonë…. (Informacioni referuarnga “Lajmet historike të qytetit të Gravinës” nga D. Nardone, fq. 217,218, Adda Editore Bari , 2003)

Përgatiti Prof.Mr.sc. Murat Ajvazi

Baden.CH

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest