Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Estela Ruka, Ju rrëfej Marien e një kohe të çuditshme, të detyruar ta jetonim.

Sociale me personazh ireal, apo….

Nga Pirusti News
641 Shikime

….. ishte një vajzë me flokët e arta si gruri i fushave në gusht, flokë të drejtë që i preknin supet e brishtë, (akoma sot e kësaj dite nuk e di përse i thoshin flokë presh dhe jo thjeshtë të drejta) sytë i ndriçonin si llambushka drite, buzëqeshja i hijeshonte fytyrën, veshja e saj asokohe ishte një përparse shkollë e zezë, trikoja e leshit të dhisë, (lesh kmene si i thoshin vendasit ne ate qytet te vogel verior), e që kur e prekje, të therte dorën. Në dimrin e ftohtë Maria ecte në këmbë nga fshati i saj Jezull, që ishte pranë atij qyteti, për të ardhur në shkollën fillore, në qytet. Në ditë dimri shiu i rëndonte trikon e leshit dhe çizmet e llastikut që shkelqenin, i kishin futur ujë nga disa çarje te vogla dhe që ja mbanin këmbët akull te ftota.

Tutat e saj futur në çizme, e mbanin këmbën po aq të lagur. Vinte në klasë e bërë qull e tëra, dhe mësusja e vinte afër sobës me dru që kishim në klasë. Avujt që ngriheshin nga soba ja fshihnin pothuaj fytyrën e zbehur nga i ftohti. Maria kishte një buzëqeshje te shkëlqyer ne fytyrën e saj, sikur të donte ti bënte sfidë gjithë tablos se trishtuar, kishte një të folur me zë të ulët tē kujtonte ikonat dhe emri i saj të kujtonte shën Marinë, por që në atë kohë ndoshta isha nga të paktët fëmijë qe kisha këto parafytyrime tē ndaluara për kohën, kohën e djallit që kishim fatin ta jetonim.

Sikur mos i kishte mjaftuar vuajtja e ditës me rrobat e lagura, çdo ditë e gjeja në drekë tek rradha e bukës së qytetarëve, duke ju lutur njerzve “a ma merr nji bukë”.  Maria ne fshatin e saj duhet te hante bukë misri edhe se prindërit e saj prodhonin grurë, por Maria nuk kishte të drejtë te blinte bukë gruri ne qytet.  Ky mendim më mundonte gjithmonë por nuk e zgjidhja dot me mendjen time të vogël.

Ishte vetë Maria që e kishte zgjidhur këtë situatë, vetëm me buzëqeshjen e saj si sfidē për të gjitha vuajtjet, ndaj jam e bindur që ajo ja doli mbane të shihte ditët e bukura me diell, e të blinte bukën që preferonte, por buzēqeshja i mbeti në fytyrë, si një dëshmi zemre nga e cila buronte shpresë e dashuri për jetën ….!!!

…ishte viti 19…..

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest