Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Ish-kinemaja Rrëshen, sëshpejti një qendër bashkohore për fëmijët talentë në fusha të ndryshme.

Rikonstruksioni në themel, e kthen në një qendër multi-funksionale bashkëkohore.

Nga Pirusti News
2 787 Shikime

Prej vitit 1972 në qytetin Rrëshen nisi funksionimin e saj kinemaja e qytetit që sa ishte ne funksion, mbante emrin “Kinema 26 tetori”. Banorët ndër vite të këtij qyteti e kujtojnë mirë kohën me rradha të gjata, teksa shtyheshin për të marrë një biletë, pasi siç dihet, filmi në kinema askohe ishte mjaft i frekuentuar, pasi ende nuk kishin dalë alternativa të tjera digitale, që sot mbushin çdo hapësirë për informacion apo argëtim.

Është rasti për të përmendur dy kino-operatorët ndër vite si Baftjar Daxha dhe Ndue Zefi, të cilët ishin mjaft të përgatitur në profesionin e tyre, aq sa rrallë mund të ndodhte të ndërpritej shfaqja disa sekonda, ndonëse në atë kohë filmi shfaqej përmes një shirit negativi, me aparatura të asaj kohe, që sot nuk kanë mbetur as si një trofe e një kohe të kaluar.

Kinemaja e Rrëshenit pushoi së funksionuari në fillim të viteve 90-ta, kur kohët ndryshuan, kur dolën kinematë alternative përmes kasetave filmike në shumë prej lokaleve të të qytetit, ndërsa tashmë çdo njeri, filmin apo video nga më të ndryshme i përcjell përmes smartfonëve.

Ajo çfarë e bën më të rëndësishme situatën për kinemanë Rrëshen, lidhet me faktin se kësaj ngrehine pa asnjë fuksion nuk i doli pronari, apo nuk u shëmb për të përfituar truall ndërtimi, por mbeti në konservim me riparime sporadike, nën përkujdesjen ndër vite të bashkisë Rrëshen.

Kohë më parë Bashkia Mirditë me një fond dedikuar pikërisht për kinemanë, ka realizuar një ndërhyrje rrënjësore rikonstruktuese, duke e kthyer atë në një ndërtesë bashkëkohore, e cila do të jetë në shërbim të Qendrës Kulturore të Fëmijëve (QKF-Mirditë).

Të gjitha hapësirat janë rikonstruktuar në themel, duke krijuar hapësira komode për rrethet e muzikës, pikturës, valleve, vizatimit, letërsisë, etj, rrethe të cilat janë mjaft efektive falë punës plot përkushtim të stafit të mësuesve dhe punonjësve të kësaj QKF-je. Puna akoma nuk ka përfunduar, por sëshpejti ambientet do të jenë gati për të pritur fëmijët talentë në fusha të ndryshme, si dhe stafin pedagogjik të kësaj qendre.

andoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest