Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Dhëmbë të shëndetshëm fëmijë të lumtur”, aktivitet sensibilizues nga nxënësit e shkollës nr.2 Rrëshen

Co-PLAN dhe“Shkëndija” mbështetur nga Ambasada Amerikane, dhëmbë të shëndetshëm për fëmijët mirditas

Nga Pirusti News
797 Shikime

-Aleksandër NDOJA-

Ishte një ditë disi e veçantë sot në ambientet e Shkollës 9-vjeçare nr. 2 në Rrëshen, pasi në një ambient në hyrje të kësaj shkolle, u organizua një aktivitet i rëndësishëm për ndërgjegjësimin e fëmijëve, për të qënë sa më të kujdesshëm përsa i përket shëndetit oral. Në parantezë mund të them se pas përfundimit të disa procedurave ligjore, kjo shkollë do të quhet shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza”, pasi një ditë më parë komisioni përkatës për emërtimet e rrugëve dhe institucioneve, ka marrë vendimin përkatës që shkolla në fjalë, të marrë emrin e shenjtëreshës “Nënë Tereza”.

Ceremonia në fjalë u realizua në kudër të “Ditës Kombëtare e Aktivizimit”, e cila është me datë 21 tetor të çdo viti. Pikërisht në këtë ditë u vendos të mbështetej nisma e titulluar  “Dhëmbë të shëndetshëm fëmijë të lumtur” e cila u iniciua nga qeveria e nxënësve të shkollës 9- vjeçare Rrëshen 2,  nën kujdesin e mësueseve Vitore Nikolli, Meralda Bardhoku, Erinda Biba.

Ambienti ishte dekoruar me postera që kishin si qëllim sensibilizimin e fëmijëve për të qënë sa më të kujdesshëm në larjen e dhëmbëve pas çdo ngrënie, si dhe kontrollin periodik pranë klinikave dentare që kanë për detyrë kontrollin e fëmijëve në shkolla, por edhe të prindërve.

Fëmijë të shumtë kishin përgatitur poezi dhe pamflete me këtë qëllim, të cilat u demonstruan nga ana e tyre nën moderimin e mësueses Erinda Biba.

Një aktivitet i tillë nuk ishte sporadik dhe i vetëm, por erdhi pas disa aktiviteteve të zhvilluara gjatë këtij muaji që konsistuan në biseda me mjekë dentarë të NJVKSH-së si dr. Silavana Gjonaj, ndërsa janë realizuar kontrolle mjekësore të dhëmbëve të fëmijëve nga nga klasa I-V, si dhe është realizuar një bisedë me prindërit e tyre, me dr. Eno Gaçe. Gjithashtu janë realizuar kontrolle periodike të dhëmbëve tek nxënësit, punime të ndryshme sensibilizuese nga nxënësit për higjenën dentare, etj.

Një falenderim i veçantë shkon Co-PLAN që përmes programit “Shkëndija” mbështetur nga Ambasada Amerikane për nismat e aktivizimit, bëri të mundur realizimin me sukses të kësaj nisme.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest