Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Nikoll Skana, inxhinieri që u përball me diktaturën” vjen variant i dytë, i ripunuar. Pse?

Skana: Z. Prokuror! Nuk do të vonojë shumë, kur këto mendime të mijat, do të rezultojnë të drejta

Nga Pirusti News
2 823 Shikime

Edhe përse në këtë periudhë kohe që jetojmë, më shumë se çdo gjë tjetër, po shpenzohet kohë dhe letër për të shkruar libra të gjinive nga më të ndryshmet, (thua se janë librat ato që i japin vlerat e jo veprat e personazheve kur ata kanë jetuar), përsëri është gabim ti nënshtrohemi ndikimit të “vjeljes”, veçanërisht në rastet kur niveli artistiko-letrar dhe paqyrimi i realitetit lejnë për të dëshiruar. Sigurisht, dy janë motivet që një numër i konsiderueshem letërshkruesish i janë përveshur zejes së të shkruarit. E para, është egoizmi disa individëve për tu njohur me çdo kusht se janë shkrimtar, ndërsa arsyeja e dytë, është të menduarit se permbledhja e biografisë jetësore të prindit a një të afërmi, i bën ata të rregjistrohet në klasën e fisnikeve a burrave të dëgjuar.

Megjithatë, në këtë “bum” shkrimesh e “shkrimtarësh” gjënden edhe raste kur pasqyrohen vepra e vlera jo të zakonta, nëpërmjet portreteve të intelektualeve të ndryshëm, të cilët kanë shërbyer si ndërgjegjësues të opinionit shoqëror. Pasqyrimi me korrektësi i veprimtarisë tyre është një shërbim me vlerë për edukimin intelektual e patriotik të brezave të ardhshëm.

Ma zgjoi këtë indicie, për radhët e mësipërme ribotimi ditët e fundit, i librit “Nikoll Skana, inxhinieri që u përball me diktaturën”, me autor ing. Mark Zefi. Zakonisht një libër ribotohet i diktuar ose nga kërkesat e lexuesve kur kanë mbaruar kopjet nëpër librari, ose kur autorit i vinë dokumente e të dhëna të tjera që vlejne për ta ridimensionuar në lartësinë e duhur personazhin të cilit i është përkushtuar. Kuptohet, me rastin e ribotimit, libri çlirohet nga ndonjë përsëritje apo gabim që ja humbet shijen leximit, e sigurisht kjo në këtë rast është bërë në lartësinë e duhur. Sipas autorit të këtij libri, ky ribotim është bërë për të dy arsyet e sipërcituara.

Ndryshe nga botimi i parë, në librin e ribotuar konstatohen disa ndryshime por pa e prekur fare realitetin, i cili tani na paraqitet edhe më i ilustruar. Veç sa kishim në botimin e parë, në variantin e ribotuar kemi në faksimile fashikuj të vendimit të gjykatës dhe disa të tjera të zgjedhura shtesë, nga dosja hetimore. Në të shumtën e rasteve personazhi rreth të cilit vërtitet subjekti i këtij romani autobiografik, nuk vjen ma i treguar, por si dialogues i natyrshëm me mendimet dhe kritikat e tij për rregjimin nga i cili jemi larguar më shumë se tre dekada. Pjesa ku nuk është vënë dorë është kapitulli i ballafaqimit me drejtësinë. Kjo, sipas autorit, për arsye se asnjëri prej lexuesve, disa syresh edhe ndjekës të atij gjyqi, nuk ka shprehur as dyshimin më të vogël mbi vërtetësinë e asaj tablloje që ofron ai kapitull, referuar atyre viteve tashmë goxha të largëta.

Të burgosur të ndërgjegjes pa të drejtë apo se kanë demostruar pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe politikës që ndiqte PPSH, ka patur shumë. Por të akuzuar për pikpamje të kundërta me parimet ideologjike nga të cilët udhehiqej politika shqiptare gjatë rregjimit komunist, që ka mbrojtur me këmbëngulje idetë e tij dhe ka pranuar akuzën para trupit gjykues, në Shqipëri ka patur shumë pak. Në Mirditë është vetëm inxhinier Nikoll Skanaj. Ishte, shkëlqimi dhe gjuha e tij që nuk u kursye në kritika ndaj politikës e rregjimit që frymzohej prej saj, ndoshta i vetmi motiv që më frymzoj të angazhohem për ta përmbledhur brenda kopertinave të një libri, portretin e pazakonte të inxhinier Nikoll Skanaj, – spjegon autori.

Libri i ribotuar vjen i ndryshuar me një titull më të pranueshëm se në varjantin e parë. Nikoll Skana në të vërtetë u përball me diktaturën, nuk e sfidoi atë. Diktaturës i mbaruan ditët, jo shumë vonë mbas dërgimit inxhinierit në galeritë e minierës së Qaf-Barit, gjë të cilën ai vetë e kishte deklaruar në sallën e gjyqit:  

-“Zoti prokuror! Nuk do të vonojë shumë, kur këto mendime të mijat, do të rezultojnë të drejta”.

Libri në variantin e parë ka fituar vlerësime për nivelin artistiko – letrar nga disa njohës të artit të shkruarit. Patjetër në varjantin e ribotuar, vjen më i cilsishem edhe në këtë aspekt. Të gjithë ata që do ta marrin në dorë për ta lexuar, por edhe ata që e kanë lexuar e duan ta rilexojne kopjen e ribotuar, të jenë të sigurtë se në mbarim të leximit do të gjejnë shumë më tepër vlera e kënaqje të kureshtjes, se sa mundem të lajmërojmë me këtë dedikim të shkurtër.

a.ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest