Delegacioni i Shkollës Profesionale të Turizmit “BS 03” i Hamburgut të Gjermanisë, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shkollën e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen.
Vendosja e urave të bashkëpunimit në degën Hoteleri-Turizëm si edhe shkëmbimi i përvojave dhe eksperiencave ka qënë fokusi i vizitës zyrtare i stafit dhe specialistëve të Shkollës së Mesme Profesionale të Turizmit dhe Gastronomisë “BS 03 ” të Hamburgut të Gjermanisë.
Delegacioni kryesohej nga Drejtoresha e Shkollës Carmen Szkolaja.
Delegacioni Gjerman shoqërohej nga Konsulli i Nderit në Gjermani z. Kolë Gjoka i cili e ka ndërmarrë dhe e ka mbështetur këtë inisiativë, si dhe drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale “Kolin Gjoka”, Bardhok Dedgjonaj.
Delegacioni vizitoi të gjitha ambjentet e klasave dhe laboratorëve të shkollës profesionale, ku Drejtori Didaktik Luigj Gjergji i njohu miqtë gjermanë me historikun e shkollës ndër vite, projektet e realizuara si Shkollë dhe si Qendër profesionale.
Drejtori i Shkollës “Shën Jozefi Punëtor” Michele Leovino duke falenderuar për praninë e tyre partnerët gjermanë, vuri theksin në rëndësinë që ka kjo shkollë jo vetëm në edukimin dhe formimin profesional të të rinjve, por edhe duke shërbyer si qendër komunitare për rajonin.
Drejtoresha e Shkollës “BS 03” në Hamburg të Gjermanisë, Carmen Szkolaja falenderoi për mikëpritjen si edhe interesin e treguar për nisjen e bashkëpunimit mes 2 shkollave.
Szkolaja theksoi se në kuadër të programit Erasmus+ do të propozohet bashkëpunimi në trajnimin e mësuesve si edhe shkëmbimin e përvojave dhe eksperiencave nga vizitat reciproke të nxënësve shqiptarë dhe gjermanë.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”