Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Nue Oroshi, ju sjell dy dy vrasje tronditëse sipas librit “Albaniens Golgatha” Leo Freundlich

Vrasja e At Palajt dhe e katër mirditasve në sy të nënës së njërit prej tyre, krime të pandëshkuara.

Nga Pirusti News
664 Shikime

Meqenëse masakrimi i shqiptarëve në periudhën kohore nëntor 1912 deri në mars 1913 ishte elaborat serb për shfarosjen e shqiptarëve, një rol terrorist në këto masakrime e kishte luajtur edhe kisha ortodokse serbe, që në fakt ka qenë urdhërdhënësja dhe zbatuesja e elaborateve serbe nëpër shekuj.

Ngjarja e parë, Masakrimi i At Luigj Palajt, se refuzoi të konvertohej në ortodoks, sipas fesë së pushtuesit serb.

Është shembull i panjohur në historinë e njerzimit kur një prift katolik theret me singia dhe mbytet nga ushtarët serb, në prezencën e popave ortodoks. Ky rast ndodhi pikërisht me rastin e vrasjes dhe masakrimit me torturë të atdhetarit At Luigj Palaj, më, 7 mars 1913 në rrethinën e Gjakovës. Ushtarët serbë në bashkëpunim me klerikë fanatikë ortodoksë u përpoqën që me dhunë të detyronin popullsinë të konvertohej nga besimi katolik në atë ortodoks. Rreth 300 njerëz, burra, gra dhe fëmijë, përfshirë At Luigj Palajn, u lidhën me litarë dhe ju kërkua të konvertoheshin nën kërcënimet me vdekje.

Një pop ortodoks i urdhëroi ushtarët serbë që qëndronin pranë popullatës së kidnapuar me armët e tyre në dorë dhe popullatën e kërcenonte me këto fjalë: “Ose nënshkruani se jeni konvertuar në besimin tonë ortodoksë, ose këta luftëtarë dhe ushtarakët tanë do t´iu dërgojnë shpirtrat tuaj në ferr.”

Më pas të kindnapuarit nënshkruan formularin në të cilin parashikohej deklarata e konvertimit në fenë ortodokse. At Luigji erdhi i fundit. Dhe ishte i vetmi që kishte forcën të refuzonte qetësisht. Kur at Luigji vazhdoi në refuzimin e tij, pas tre kërkesave dhe pavarësisht nga lutjet e shqiptarëve katolikëve që ishin detyruar me dhunë e terror, të konvertoheshin, u shpalos një skenë e tmerrshme që në Evropën e shekullit të njëzet nuk do të ishte kurr e mundur të ndodhte.

Me një tundje të kokës nga popat ortodoksë, ushtarët sulmuan françeskanin, ia hoqën veladonin dhe filluan ta rrihnin me kondakët e pushkëve. At Luigji ra në tokë me disa kocka dhe brinjë të thyera,  e në këtë gjëndje priftërinjtë ortodoks ndaluan ushtarët dhe e pyetën të plagosurin nëse donte të konvertohej. Dhe përsëri ai tundi kokën dhe tha në heshtje: “Jo, unë nuk do ta braktis besimin tim, as nuk do ta thyej zotimin tim”.

At Luigji mori goditje të panumërta me kondak pushke, derisa më në fund një ushtar ia shpoi mushkëritë me bajonetë duke i dhënë fund jetës së priftit fatkeq.

Ngjarja e dytë, masakrimi i katër mirditasve nga Xhuxha e Fanit, dhe historia e nënë Dilës.

Edhe më i dhimshëm është masakrimi i katër mirditorve në afërsi të Prizrenit, ndërsa nënën e njërit prej të masakruarve,  nënë Dilën e lidhën për lisi duke qenë e detyruar  që për tre ditë të plota ta shikon djalin e vrarë në gropën ku e kishin masakruar.

Ngjarja.

 “Një grua nga Fandi me emrin Dila erdhi në Prizren me djalin e saj, një të afërm tjetër dhe dy burra nga fshati Gjugjë për të bërë disa pazare për pajën e nusërisë se vajzës së saj. Para se të largohej nga Prizreni, ajo aplikoi për leje për vete dhe për shoqëruesit e saj në shtabin e gjeneralit Jankoviq, në mënyrë që të kalonte e pashqetësuar posblloqet serbe. Ajo e mori lejën e kalimit. Kur të pesë personat arritën në Suni, rreth disa orë nga Prizreni, njerëzve iu grabitën gjesendet që kishin me vete nga ushtarët serbë, kurse të katër burrat i lidhën dhe i hodhën në një gropë. Më pas ushtarët qëlluan të gjorët nga buza e gropës. Nëna e dëshpëruar, e cila ishte dëshmitare e kësaj skene, bërtiti për djalin e saj dhe duke parë se ai ishte i vdekur, ajo ra në gjunjë para ushtarëve dhe iu lut ta vrisnin edhe atë. Ata e lidhën atë në një pemë dhe kur u dëgjua zhurma e të shtënave, oficerët u afruan, ushtarët treguan një bukë të thyer që ia kishin marrë gruas dhe në të cilën kishin shtypur dy fishekë Mauser, duke treguar këtë si provë se burrat kishin tentuar për të kontrabanduar municion. Më pas oficerët i lanë të vazhdonin masakrimet sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Gruaja fatkeqe mbeti e lidhur në pemë nga e hëna pasdite deri të mërkurën me pamje nga gropa në të cilën shtrihej djali i saj i pushkatuar. Ditën e mërkurë, pothuajse plotësisht e rraskapitur nga uria dhe i ftohti i netëve të vona të vjeshtës, ajo u kthye në Prizren. E mbyllën sërish aty dhe të nesërmen e çuan në posbllokun policor. Ndonëse gjenerali Jankoviq duhej të pranonte se një grua e pafajshme ishte para tij, gruaja fatkeqe nuk u lirua ende, por u burgos në shtëpinë e peshkopit serb deri të nesërmen. Vetëm atëherë ajo iu dorëzua katolikëve dhe u dërgua në kishë.

I mora shembull këto dy raste për të treguar se sa i vrazhdë ishte masakrimi i shqiptarëve nga kriminelët serb që edhe sot e asaj dite mbetën të pandeshkuar për krimet e kryera në trojet shqiptare.

Përgatiti Nue Oroshi.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest