Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

PIRUSTI “MBRET” I FORO IMPERIALIT NË ROMË/ DR.NUSHA ZHUBA

Botuar në numrin 36 të revistës “Mirdita”

Nga Pirusti News
500 Shikime

 Kush nuk e ka vizituar Romën nuk ka mbetur i mahnitur nga “Fori Imperiali” (Foret Perandorake janë një seri prej pesë sheshesh monumentale të ndërtuara gjatë një shekulli e gjysmë (midis 46 para Krishtit dhe 113 pas Krishtit) në zemër të qytetit të Romës, nga Jul Cezari dhe perandorët Augustus, Vespasiani, Nerva dhe Trajani.)Burimi Wikipedia

Foro i Jul Cesarit u zbulua rreth vitit  1930, gjatë hapjes së rrugës që lidhte Piazza Venecian  me Koloseun.

I pari nga Forumet Perandorake u ndërtua në fakt si një zgjerim i Forumit Romak për të zgjeruar qendrën politike, administrative dhe fetare të Romës. Për festimet e triumfit të tij, Cesare donte të pajiste Forumin me një shesh të madh me emrin e tij.

Punimet filluan në vitet 51-48 p.e.s. pas fitores së betejës së Farsalos, (mons, Bizi thotë se farsalia ishte Zadrima e sotme)  e cila sanksionoi përfundimin e luftës civile, me qëllim të konfirmimit të fuqisë së madhe të Cezarit. Forumi përmbante gjithashtu një tempull kushtuar perëndeshës Venere – Afërditës, kjo për shkak se familja e Cezarit besohej se e kishte prejardhjen drejtpërdrejt ngakjo  perëndeshë. Përpara tempullit u vendos një statujë e Cezarit mbi kalë.

Ndryshe nga Forumi Romak, ai ishte një projekt unitar: një shesh me harqe në anët e gjata dhe me tempullin kushtuar Mëmës  Afërditë  në qendër të pjesës së pasme, nga i cili Jul Cezari mburrej se kishte origjinën përmes Iulus,si  paraardhës i gjinisë Iulia. , djali i Eneas, nga ana tjetër bir i perëndeshës.

Gens Lulia  ishte një ndër familjet patrizie romane nga më të vjetrat padyshim me origjinë albane, dhe sipas traditës kishte origjinë nga Troja, duke u mburrur për origjinën e tyre lulo  (o Ascanio)  i biri i Eneas themelues i qytetit Albani (Alba Longa  mbi kodrat Albani) (Castel Candolfo)

Sheshi i ri mori modelin e arkadave të ndërtuara rreth tempujve që politikanët më të rëndësishëm dhe më me ndikim të shekullit të kaluar të Republikës kishin ndërtuar në zonën e Circus Flaminio dhe kishte të njëjtat qëllime të propagandës dhe kërkimit personal, për konsensus. Megjithatë, afërsia me qendrën e vjetër e rriti efektin.

 Shepsh herë mitologjitë e vjetra kyesisht pothuajse të gjitha të ardhura nga Greqia tregohej për Minervën se si ajo uli mendjemadhësinë e një vajze të talentuar në punimet e tezgjahut . Fjala Marimang ose Merimang fjalë që në shqip, personifikon atë kafshë që thur ( end) në mënyrë të përsosur rrjetat. Pa hyrë në etimiologjinë e fjalës,  Mar + mang ajo që bën mëngë të mira kjo fjalë na lë të kuptojë dikush që jo vetëm endëte por ishte edhe e aftë të bënte mangët që në një veshjeje që janë nga më të vështirat pjesë për t’u bërë, e lidh shumë me mitologjinëe ëndjes , por dhe me origjinë shqiptare.

Në veçanti, njëra prej tyre njeh historinë e Arachne, të treguar nga Ovidi në Metamorfozat: vajza kishte guxuar të sfidonte dhe të fitonte mbi  Minervën në artin e thurjes dhe për këtë arsye ajo u ndëshkua nga perëndeshë me shndërrimin në merimangë ( arachne në greqishten e lashtë). Mbi friz ka ende një reliev që tregon një figurë femre me përkrenare dhe mburojë: interpretuar gjithmonë si imazh i Minervës, përkundrazi kohët e fundit është identifikuar me personifikimin e Pirustit, një popullsi e lashtë e Gadishullit Ballkanik të nënshtruar nga romakët. . Zbulimi i fragmenteve të të paktën dy figurave të tjera të ngjashme (njëra është e ekspozuar në Muzeun e Forumeve Perandorake) ka çuar në hipotezën se papafingo e Forumit ishte zbukuruar me personifikimin e popujve që përbënin Perandorinë Romake. ( marrë nga Sovraintendeza Capitolina ai beni culuturali.)”

Në vitin 58 para Krishtit, nga ana e tij, i mbështetur nga Pompeu dhe Crassus, Jul Cezari mori prokonsullatën e Galisë Cisalpine dhe Ilire për një periudhë pesëvjeçare, së cilës iu shtua qeveria e Narbonne Galisë menjëherë më pas.

 Perëndesha Minerva siç thamë më sipër njihet nga legjendat e lashta si ajo që Angen  (Arachne) vajzën që ishte mjeshtre në thurjen e pëlhurave e ktheu në merimangë , që të thurte pëlhura tërë jetën.

 Ishte menduar që ishte Minerva në atë shesh prej mijëra vjetësh, por prej pak kohësh, arkeologët  e njohësit  e kulturës dhe artit thonë që statuja i përket një gruaje Piruste… Kush i bindi dhe në çfarë  bazohen mbi këtë deklarim kaq të fortë. Akoma nuk tregojnë detajet, por  vetëm thonë se statuja e Pirustes “ Ka mbijetuar në papafingon e verandës  së Forit të Nervës, në personifikimin  e popullit të Pirustit” (Quaderni PAUn. 35-36/2008: Revista semestrale .. del… AA, VV, Simoneta Valtieri , 2012) 

 Po të shohim me vërjtje skulpturën vërejmë flokët gërshet rreth fytyrës. Akoma gratë mirditore- piruste i mbajnë në këtë mënyrë edhe pas dymijë vjetësh. Mbi kokë duket një plis i veçantë…

Siç e dimë nga historia Pirustët dhe Jul Cesarit ishin njohur rreth viteve 50 para Krishtit, me revoltën e Pirustëve cila ishte qetësuar nëpërmjet ndërmjetësve…

 Sheshi filloj së ndërtuari në kohën Çezarit. Kjo statujë tregon që ai kishte një nderim të veçantë për këta njerëz  (Pirustët)përderisa statuja e tyre gjendet në kryqytetin e botës së lashtë, Romës  dhe kishte filluar ndërtimin pikërisht në atë pesëvjeçar që Iliria ishte nën komandën e Cezarit.

 Pirustia tregon lashtësinë e popullit tonë, përfaqësuesja e një populli të paepur dhe i një populli minatorësh specialistë, që u robtuan nëpër minierat e botës , por që lanë pas një histori të paparë.

 Njohja si Pirustja është një faktor shumë i rëndësishëm historik, që dalëngadalë po e kthen historinë në favor të atyre që me të vërtetë bënë historinë në shekuj. Kjo gjetje na nderon jo vetëm si Mirditë por dhe si komb. Do ishte mirë që Mirdita të kishte si shenjë dalluese këtë heroinë të Pirustëve në fotot e qytetit, një skulpturë pse jo dhe në bashkinë e Mirditës.

Përgatiti. Dr Nusha Zhuba – Romë

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest