Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Pirusti-News në fokus të grabitjes online. Thirrje për AMA dhe komisionit mbi drejtën e autorit

Deklaratë në respekt të lexuesve, por edhe të sponsorëve të këtij webi.

Nga Pirusti News
568 Shikime

Aleksandër NDOJA, administrator i Pirusti NEWS

Prej disa kohësh webfaqja që unë e kam themeluar me kontributin tim disa vite më parë dhe që e mbaj me kontributin tim personal e familjar, është vendosur në syrin kopjac të disa mediave që janë disi të njohura, por që preferojnë ti shtojnë kredite vehtes, duke marrë me copy-paste, jo vetëm shkrime të rëndësishme si portrete e reportazhe, por edhe sakrificat e mija personale e mbi të gjitha familjare.

Prej disa kohësh një media në SHBA me adrese thesari.al mori shumë shkrime nga portali im dhe i bëri telereportazhe e diku nga fundi mezi përmendte me zë emrin tim, dhe adresën ku ishte marrë kjo histori.

Por historia më e rëndë është e këtyre ditëve kur portal memorie.al merr disa shkrime të rëndësishme në portalin pirustinews.com dhe pasi i publikon vetë, u vendos një shënim poshtë ku spikat ky shënim:

“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “Memorie.al” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”

Atëherë mua më lind pyetja si mundet që shkrimi im, i publikuar në webin tim “@pirustineës.com” bëhet pjesë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e një webi tjetër. A mundet që ky web të konfirmojë se unë jam i punësuar nga këta, pra paguhem me rrogë apo qoftë honorare që të kenë të drejtën e pronësive të shkrimeve të mija.

Këta a e dinë që përveç punës dhe bredhjeve të mija me shpenzime që cedojnë të ardhurat e familjes time, plus punës disa orëshe në një shkrim nga ana ime, e drejta e autorit është një e drejtë e shenjtë, që mbrohet me ligj.

Më e keqja është së si media të tjera si gazeta “Panorama” e “Balkanweb” që ripublikojnë shkrimet e mija, megjithëse citojnë autorin e shkrimit, kujdesen të citojnë burimin sikur është “Memorie.al” por në fakt me një click të thjeshtë vërtetohet se burimi është vetëm pirustinews.al.

Unë nuk dua të zgjatem më shumë, se sa vështirësi ka të mbahet një web jo fitimprurës siç është pirustinews.com, aq më tepër që opinion e di mirë sa herë është goditur nga “hackerat me dy këmbë” dhe sa sa shpenzime më janë dashur për ta rikuperuar, por rikonfirmoj se ky portal ka për të qenë gjithmonë në profilin e tij të patjetërsueshëm larg politikës, por një zë që do promovojë përmes reportazheve dhe portreteve njërëzit e thjeshtë, ata që hoqën përmes kalvarit komunist, pra një zë i cili vjen nga një gazetar me mbi 25 vite përvojë në shtypin qëndror shqiptar, që nuk bie pre e gazetarisë së rrjeteve ku mund të shfryjë çdokush, me emer apo pa emër, me apo pa tru në këtë zhanër.

Për më tek më lind e drejta ligjore për tju drejtuar oraganeve përkatëse ligjore, por edhe AMA-s dhe komisionerit për mbrojtjen e të drejtës së autorit.

Më poshte do gjeni disa linqe të shkrimeve të mija, që në fundin e tyre kanë si referencë burimin memorie.al dhe jo burimin e vërtetë pirustinews.com

http://www.panorama.com.al/edhe-pse-i-fejuari-i-saj-ishte-denuar-me-101-vite-burg-marta-23-vjecare-nuk-pyeti-per-presionet-e-sigurimit-te-shtetit-dhe-historia-e-pabesueshme-ne-mirditen-e-pas-luft/?fbclid=IwAR1PqLoWlQyN3BCXnpSDnJ0MW2rZyLpaQi7y0chpVi2FfcDC-kb1dL1f86c

https://memorie.al/me-8-korrik-90-me-arrestuan-te-kodrat…/https://memorie.al/hetuesja-dolores-v-na-lejoi-ti…/https://www.balkanweb.com/deshmia-nga-moska-e-ish-te…/

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest