-Nga Aleksandër NDOJA-
Sot në mesditën me shi pafund, në një ndër pikëtakimet e mija me njerëz nga më të ndryshëm, gjej një botim të ri të titulluar “Përtej Dashnisë…” me autor poetin dhe publicistin nga fshati Malaj në Mirditë, por me banim në Lezhë, Martin Dedaj.
Nëse i referohemi kopertinës vërej se në qendër spikat fjala -Poezi-, dhe më poshtë një numër “56…,” pra i bie që pa ndonjë “inventar” të mësojmë se brenda këtij botimi ka plot 56 poezi, që trilli i poetit është përpjekur që me vargjet e tij, të na “mbushë mëndjen” se “Përtej Dashnisë” na paska përsëri jetë.
Natyrisht kam arsye të besoj se poeti Martin Dedaj ka të drejtë të qëmtojë jetën “Përtej Dashnisë” ose në saktë përtej këtij universi, pasi në kohë të ndryshme jo vetëm unë, por edhe lexuesi i vëmendshëm ka mundur të mësojë së Martin Dedaj është i angazhuar shumë herët në fushën e krijimtarisë letrare e artistike si gazetar dhe kryeredaktor i gazetave “Dita e Re” dhe “Për Lezhën”, por edhe si gazetar në “Lezha TV”, komentator sportiv në “Radio-Tirana” si anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, por edhe si skenarist dhe regjizor i dokumentarit televiziv “Një jetë e shuar në mes” kushtuar të ndjerit Kolin Gjoka, apo “Shtatë brez një flamur një bajrak”, kushtuar bajraktarit të Kashnjetit, dhe “Një jetë për Fe dhe Atdhe” kushtuar monsinjor Zef Oroshit, apo edhe “Lezha e ëndrrave” dokumentare të cilat janë transmetuar nga televizione kombëtare të Shqipërisë.
Natyrisht CV e Martin Dedajt në fushën e krijimtarisë dhe dokumentimit të ngjarjeve historike është më e gjerë dhe mjaft e arrirë, nëse i referohemi monografive të realizuara prej tij si “Familja Kolziu”, “Familja e Zef Dodës”, “Një jetë me çiftelinë”, “Mëngjese të shkruara”, “Vojvoda e bajrakut të Velës”, si dha bashkëautor i “Guidës së Qarkut Lezhë”, ndërsa në rradhë për botim, janë edhe dy libra të tjerë.
Po le ti kthehemi botimit në fjalë, i cili nis me një “Dedikim” që vetë autori thotë se, “këtë libër ja dedikoj familjes time të dashur, bashkëudhëtares fisnike të tre dekadave Age, yllnajave të mija vajzave të dashura e të mrekullueshme Klaudia e Ada, dritës së diellit të jetës djalit Elio, të cilat janë për mua jeta, motivi dhe frymëzimi im, ku falë tyre jam ky që jam”.
Më tej në botim është fjala e redaktores së këtij libri, Armanda Veseli e cila thotë se këtë libër e kam lexuar disa herë dhe më ka pëlqyer tej mase, pasi sipas saj janë ndërthurur bukur njëra me tjetrën shumë elementë si kohështrirja e krijimtarisë, aktualiteti dhe qëndrueshmëria kohore e saj, fryma e të shkruarit dhe koloriti i tij, mënyra e strukturimit të vargut dhe strofave herë standarte e herë të “çthuruara” por gjithëherë të rimuara dhe me mesazhe të qarta. Në vijim redaktorja Veseli thotë se në këtë botim shohim qartë biografinë e autorit, pasi siç thotë poeti rus “Biografia e autorit është poezie e tij. Të gjitha të tjerat janë poshtëshënime”.
Në fund Armanda Veseli thotë se, vëllimi i parë poetik “Përtej Dashnisë” i autorit Martin Dedaj është një dhuratë e veçantë që ai i ka bërë familjes dhe gjithë lexuesve, miqve dhe shoqërisë letrare të tij, pjesë e së cilës kam kënaqësinë dhe privilegjin të jem edhe unë!.
Po ashtu pjesë e impresioneve rreth këtij botimi është edhe Albina Roshi, master në Gjuhë-Letërsi, lauruar pranë Universitetit të Tiranës, e cila në mbylljen e dedikimit të saj, duke ju drejtuar autorit Martin Dedajt thotë se, shkrimet tuaja vijnë me një nostalgji për jetën e të jetuarit mirë dhe në kohë të keqe. Dhe në fund autorja Roshi thotë se penda juaj., gëzoftë dhe u shëndrroftë në një pendë ku sot, nesër e më tej, ju, familja juaj, ne si shqiptarë të krenohemi që kemi midis nesh njerëz të fjalës e të besës burrërore, që nuk duhet harruar nga trashëgimtarët tanë shqiptarë.
Prenda Sejdia është një emër i spikatur i fjalës dhe letrave në Qarkun Lezhë, dhe si e tillë është shfaqur në librin me poezi të Martin Dedajt me një dedikim huazuar nga nga Viktor HYGO, në të cilin thuhet se, “Artisti i vërtetë sillet si zogu që ulet mbi gemin e brishtë që e ndjen të lakohet nga pesha e tij, por parapsëseprapë vazhdon të këndojë pasi din që i ka krahët dhe mund të fluturojë”.
Një poezi nga vëllimi poetik “Përtej Dashnisë…”
Bashkëjetesë.
Lezhianët bujarë dhe të mirë
Tok sëbashku në shumë etni…
Mirditas, Malësor, e Zadrim,
Prej shumë vitesh bashkë rrijnë…
Katolikë, ortodoks dhe myslimanë
Bashkëjetojnë në harmoni..
Të herëshme lidhjet i kanë
Trashëguar ndër breza dhe histori….

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”