Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Roli i redaksive audiovizive dhe asaj të shkruar në përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe dhe pasurimin e saj.

Autoriteti i Mediave Audiovizive, ngre alarmin per përdorimin e fjalëve të huaja nga përfaqësues të medias

Nga Pirusti News
853 Shikime

Në procesin e monitorimit dhe shqyrtimit të përmbajtjeve të transmetuara nga OSHMA-të, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, i është rikthyer dhe çështjeve të respektimit të standardit të shqipes së folur dhe të shkruar nga redaksitë audiovizive.

Mediet në tërësi, por dhe ajo audiovizive në veçanti, kanë rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen e vlerave të gjuhës shqipe, por dhe pasurimin e saj, duke shmangur ngarkesa të panevojshme të fjalëve dhe shprehjeve të huaja. Nuk janë korrekte sjelljet e disa drejtuesve të programeve audiovizive, të cilët lehtësisht zevëndësojnë fjalorin shqip me fjalë të huaja, si një përpjekje për të treguar modernitet në formulimet e pyetjeve, në komentet apo ndërhyrjet që bëjnë gjatë transmetimit të programeve. Efekti është jo vetëm te deformimi i shqipes por dhe te krijimi i situatave të paqarta, të pakuptueshme nga ndjekësit. Kjo nuk ndikon mirë te të ftuarit, që nga ana e tyre ndjejnë liri për përdorimin e fjalëve dhe shprehjeve të huaja.

Po ashtu, Autoriteti ka hasur dhe tekste (informacione, tituj, titrat e përkthimeve etj.) të cilat shkruhen me nxitim, duke mos respektuar as rregullat bazë të standardit të shqipes. Kjo bie në kundërshtim me zbatimin e parimeve themelore dhe kërkesave të ligjit 97/2013, neni 4, “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, dhe të Kodit të Transmetimit të AMA-s, seksioni 1, “Parimet themelore”, të cilat përcaktojnë detyrimin e OSHMA-ve për përdorimin e standardit letrar të gjuhës shqipe.

AMA sërish po përmend dukuritë më të shpeshta që hasen në përmbajtjet e transmetuara audiovizive:

-gjuha e folur, në lajme dhe programe informative, veçanërisht në televizionet kombëtare, dëshmon për rritje të kujdesit ndaj drejtshqiptimit e komunikimit, por nuk respekton me përpikmëri parimet, normat e kërkesat gjuhësore;

-në programet me natyrë argëtuese janë identifikuar dhe komunikime në zhargon, të moderatorëve me të ftuarit, si dialogje të rëndomta që hasen në mjedise të lirshme kafenesh apo mjedise të tjera publike dhe private;

-vërehet përdorimi i panevojshëm, nga gazetarët e moderatorët, i fjalëve, fjalive e ndërtimeve sintaksore të gjuhëve të huaja;

-në televizionet informative, në shkrimin e titrave, por dhe në televizione kombëtare, në titrat e edicioneve informative, vijon të mos përdoret germa “Ë”, (e madhe) dhe “Ç” (e madhe). Kjo e fundit krijon dhe vështirësi e keqkuptime te teleshikuesit. Në mjaft raste të tjera, në të njëjtat televizione, sidomos në përkthimin e filmave e dokumentarëve, germat “Ë”, “ë”, “Ç”, “ç”, përdoren sipas normës drejtshkrimore.

AMA do të vijojë monitorimet mbi përdorimin e gjuhës shqipe duke e vlerësuar këtë aspekt me shumë rëndësi në edukimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për respektimin e standardit në të folur dhe në të shkruar.

Redaksitë duhet të shtojnë përpjekjet që ky tregues të jetë pjesë e angazhimit të tyre profesional për përmbajtje sa më të shumëllojshme dhe cilësore për publikun.

Më poshtë po paraqesim disa nga fjalët më të përdorshme në median audiovizive dhe në krah tyre janë vendosur zgjedhje të mundshme për t’u zëvendësuar.

Çdo redaksi audiovizive, lirshëm mund të shtojë dhe fjalë të tjera në listë.

Ja disa prej fjalëve të huaja që përdoren shpesh, dhe përkthimi i tyre.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest