Dekovili i Tiranës
—————————
Binarët e ngushtë që ndërtuan austriakët
sikur të rindërtoheshin si kujtesë historike
nga shqiptarët,
një tren i vogël në Rrugën e Vjetër të Durrësit,
aty ku sot gjendet Bar Heminguei
të shëtiste turistët e huaj, e të këtushmit,
vagonëve mespërmes Sheshit Skënderbej,
Shëtitores “Pedonale” e gjer te Kalaja,
një cicëron të tregonte historinë e qytetit
duke na zhytur ndër shekujt përpara…
Sa pak i mungon këtij metropoli
për ti ngjarë Athinës e Parisit,
një lokomotivë e ca vagonëz
që shëtisin binarëve të Dekovilit.
Andris Lleskai
0223

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

