Kur me 5 Tetor po pinim kafe me një mësues pensionist, (miki i imi) ai më pyeti: “Si specialist i ekonomisë, ju lutem më thoni se si ta përkthejmë nga shqipja në shqip, faktin se në vendin tone gjyqtarët që dënojnë njerëz, paguhen 20 herë me shumë se mësuesit që mësojnë njerëz???.
-Unë mendoj, -vazhdoi më tej ai se; nëse do të vleresoheshin, trajtoheshin, ndihmoheshin, paguheshin më mire mësuesit, ata do ta mësonin më mirë brezin e ri që të rritej më i ditur, më i edukuar, më i pa inkriminuar dhe gjyqtarët që kanë pagat më të larta se kolegët e tyre ne Europë, do te kishin më pak punë për dënimin e njerzëve…..??”
Në ditën ndërkombëtare të mesueseve, unë nga shënimet e mija, kisha përzgjedhur për ti promovuar dy personazhe, (mësues dhe bashkëshort). Ata janë Preng & Marie Syziu, mësues dhe familjar model, intelektual të shquar mirditor, që kontribuan si mësimdhënës dhe drejtues në arsimin në Mirdite e Kurbin….
Kush janë mësuesit Preng dhe Marie Syziu.
Këta dy mësues (bashkeshortë), model në mësimdhenjen e shkencave ekzakte, intelektual të mirfilltë, drejtues arsimi në Mirditë e Kurbin e mbi të gjitha misionar të apasionuar të dijes e njerëz humanitar, qytetar të emancipuar, pata fatin ti njohë para 35 vitesh, kur punoja në Malaj ku kishte lindur Preng Syziu, e prej asaj kohe kemi ruajtur e forcuar më tej miqësinë.
Megjithëse unë vetë kam dhënë ca kohë mësim në Shkollën e Mesme Përlat dhe kam udhëhequr shumë tema diplomash të studentëve në UT dhe Universittin Bujqesor dhe bashkeshorten e kam pasur mësuese, prej këtyre mësuesëve unë kam mësuar se: “të kryesh detyrën e mësuesit është më tepër një mision sesa një profesion i zakonshëm.”
Deri sa dolën në pension, Preng dhe Marie Syziu kanë qenë mësues shembullorë në edukimin e brezit të ri për mbi 40 vite, në shumë shkolla të Mirditës dhe Kurbinit, model i prindërimit, shembull i sakrifices, por edhe bashkëpunues të mrekullueshëm dhe njerëz humanitar.
Diçka më shumë për këta personazhe, si shembull për ata që vazhdojnë rrugën e tyre të misionarëve të edukimit të brezit të ri.
MËSUES PRENG SYZIU
Ka lindur në Malaj me 4 Tetor 1954, në një familjet atdhetare e patrotike, e bukës dhe e besës në Kthellë e Mirditë.
Preng Syziu në vitin 1976, mbaroi Institutin e Lartë Pegagogjik në Shkodër, në Degën Matematikë – Fizikë. Pas diplomimit, nga viti 1976 deri në vitin 1982, punoi mësues i matematikë-fizikës në Shkollën 8 Vjeçare “Shkurte Cara” Kurbnesh .
Në vitin 1982 ai emërohet drejtor i shkollës së mesme të bashkuar Kurbnesh, (i teknikumit të minierave, shkollës së mesme të բërgjithshme dhe asaj bujqësore.)
“Ndonëse në moshë të re, -kujton mësues Prenga, kam dhënë mësim në Teknikumin e Minierave, ku nxënësit vinin në shkollën e mbrëmjes nga fabrika. gjeologjia e minjera, e në shollën e mesme bujqësore vinin nga kooperativat bujqesore Kurbnesh e Bardhaj dhe mosha e tyre ishte 30 deri në 50 vjeç. Dëshira për tu arsimuar ishte e jashtezakonshme….”
Ai kujton gjithashtu sakrificat e mëdha të nxënësve që rrugëtonin në shi, borë e akull nga fshatrat e largëta Kumbull, Mërkurth, Kthellë Epër, Lufaj, Bardhaj. Bozhiq e Lëkundë, (3- 4 orë në këmbë vajtje e ardhje), te xhveshur, të zbathur e të uritur…Në Kurbnesh Preng Syziu punoi plot 16 vite.
Në vitet 1992-1994, ai emërohet zv/drejtori i Shkollës 8 vjeçare “Pashko Vasa” në qytetin e Rrëshenit.
Në vitin 1994, ai shpërngulet për në qytetin e Laçit në Kurbin ku ka dhënë mësim në gjimnazin “At’ Shtjefen Kurti” në Gorre e më vonë në Shkollën e Mesme “At’ Shtjefën Gjeçovi” Laç si mësues i Matematikës dhe Fizikës.
Preng Syziu flet me krenari për punën e tij si mësues i matematikës e fizikës ku vazhdimisht ka patur rezultate të larta. “ falë punës së bërë, me dhjetra nxënës të mësuar nga ne kanë mbaruar fakultetin e Matematikës e Fizikës. Nxënësit e mi kanë fituar vendin e dyte dhe të katërt në shkallë kombëtare. ”
Nga viti 2005, mësues Prenga me bashkëshorten e tij Marien, janë aktivizuar në Shoqatën “World Vision-Albania” dhe që nga viti 2015 e në vazhdim janë edhe trajnues të kësaj shoqate. (Kjo shoqatë merret me mirqenien e fëmijëve, e themeluar që në vitin 1950 dhe vepron në 100 vende të botës.)
Rezulton se që nga viti 2002 e në vazhdim mësues Prenga punon edhe si instruktor i “ndihmës së pare” pranë Kryqit të Kuq, dega Laç. Ai vleresohet nga komuniteti i Kurbinit për ndihmat e shpërndara njerëzve në nevojë, fëmijëve jetim, por edhe pleqëve të vetmuar.
Për eleminimin e psojave të tërmetit në vitin 2019 e në vazhdim, Preng Syziu së bashku me vullnetarët e tjerë të Kryqit të Kuq, është marrë vullnetarsht në sistemimin e familjeve të dëmtuara, por edhe duke i ndihmuar materialisht e psikologjikisht ato. Po kështu me gupin vullnetar ai gjithmonë gjendet pranë stadjumit të qytetit në çdo ndeshje për të dhënë ndihmën e parë në rast nevoje.
Preng Syziu është aktivsit i shoqërise civlie në qytetin e Laçit dhe antar nderi i shoqatës Itali-Shqipëri.
Në vitin 1978 mësuesit Preng Syziu dhe Marie Kolziu, pas një njohje të gjatë; që në universitet, lidhin martesën. Ata sot kanë tre fëmijë të mirëarsimuar e shumë të edukuar. (-Eriola ka mbaruar Universitetin e Tiranës; dega Fizikë, -Briselda ka mbaruar Universitetin e Tiranës në fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe -Arlindi ka mbaruar Universitetin e Durresit në shkencat kompjuterike.)
MËSUESE MARIE KOLZIU (SYZIU)
Familja e saj u shpërngul nga Livadhësi i Oroshit për në Laç në vitin 1954. Ajo lindi me 18 Janar 1955. Mbaroj me rezultate të shkëlqyera gjmnazin “Ismail Qemali” ( sot “At’ Shtjefën Gjeçovi ) në Laç, por për arsye biografike, nuk e lejuan të vazhdonte shkollën e lartë në UT Tiranë ku kishte kërkuar. Me shumë sakrifica ajo arriti të marrë një bursë për në Institutin e Lartë Petagogjik në Shkodër, (dega gjuhë -letërsi) dhe pas diplomimit, në vitin 1977, emërohet mësuese në shkollën 8 vjeçare Skuraj. Maria kujton shpesh herë vështërsitë e jashtëzakonshme të rrugtimit Laç-Skuraj, në këmbë e disa herë mbi skoda kromi, por edhe për dashamiresine e respektin e popullit të ati fshati të largët..
Me 23 Korrik të vitit 1978, ajo lidhi martesen me shokun e sajë të universitetit Preng Syziun dhe emërohet mësuese në Shkollën 8 vjeçare Kurbnesh. Në vitin 1986, ajo mbaroi edhe kursin pasuniversitar për gjuhësi. Në vitin 1991 Maria emërohet zv/drejtoreshe e kësaj shkolle.
Në vitin 1992 ajo emërohet inspektore arsimi në DA Mirditë.
Në vitin 1994, për vështërsi strehim në Rreshen, Marie dhe Preng Syziu shpërngulen në Laç dhe ajo emërohet mësuese në fshatin Delbnisht.
Sa here bisedojmë për ato kohë, ajo kujton vështërsitë e shumta familjare qe kanë kaluar . “Nuk kishim vend-strehim dhe me shumë sakrifica filluam të ndërtonim (me rroga) shtëpinë ,e cila zgjati 15 vjet për të përfunduar. Gjatë kësaj kohe ne po arsimonim edhe tre fëmijët.”
Ne vitin 1996 mësuese Maria emërohet në shkollën 8- vjeçare” Mark Trokthi” dhe në vitin 1998, emërohem drejtore pranë kësaj shkolle, ku punoi deri në dhjetor 2005.
“Shkolla kishte 1400 nxënës dhe mësimi zhvillohej në dy turne, -tregon Maria. Me shumë sakrifica përballuam vështirësite e atyre viteve. Lufta në Kosovë solli shumë të ikur nga lufta dhe bashkë me kolègët, në çdo vendbanim identifikuam fëmijët dhe i regjistruam në shkollë, ku ju afruam siguri, dashuri dhe shumë përkrahje.”
Në janar 2006, ajo u emërua drejtore pranë gjimnazit” At’ Shtjefën Gjeçovit” ku në këtë detyrë qëndroi 5 vjet. Numri i nxënësve këtu arriti rreth 1200. U punua shumë mè kurrikulat mësimore, me trajnimin e mësuesve, me veprimtaritë sportive, artistike, olimpiadat ;pasi ate vite u festua me shumë madhështi edhe 40 vjetori i gjimnazit.
Maria me krenari shprehet edhe për arritjet pozitive. “Kemi fituar disa olimpiada në shkallë rrethi, qarku dhe kombëtare. Shumë maturantë nga shkolla ku kemi punuar e drejtuar kanë vazhduar shkollat e larta, brenda e jashtë vendit dhe janë diplomuar mjekë,farmacistë, inxhinier, ekonomist, financier etj…..”
Në shtator 2010 deri në 2013 punoi si drejtuese pranë shkollës jopublike “Sebastia” Laç. Në qershor 2013 emërohem drejtore në shkollën nr. 3 Laç dhe nga Prilli 2014 deri me 1 shtator 2015, në shkollën 9 vjeçare” Gjokë Elezi” Sanxhak, ku edhe doli në pension.
Mësuese Marie Syziu eshte aktivizuar në shumë veprimtari shoqerore, jashtë procesit mësimor. Në Kurbnesh ka qenë drejtuese e organizatës së gruas së qytetit dhe është zgjedhur deri në organet qëndrore të kësaj organizate.
Në Laç Maria ka punuar disa vite me Karitasin Francez. Në ate kohë ajo ftohet të vizitoje Francën. Maria kujton me nostalgji vizitat në Versajë, Paris, Luvër, në Kullën Ejfel, Harkun e Triumfit etj. etj …
Bashkë me bashkëshortin e saj Prengën ajo është angazhuar me Kryqin e Kuq Shqiptar, dega Laç, duke ndihmuar fëmijët në nevojë, për rreth 20 vite. Nga viti 2005 e në vazhdim është aktivizuar me “World Vision -Albania” dhe është veprimtare e shoqërisë civile për qytetin.
Për rezultatet në pune Maria është dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri” klasi II..
Në mbyllje, një mesazh për qeverinë.
Mos harroni se arsimi është themeli për një të ardhme më të mire të vendit që drejtoni dhe mësuesit janë heronjtë e shoqërisë tonë. Paguani ata, jepuni vleresimin dhe imunitetin që meritojnë dhe e ardhmja do të jetë më e sigurtë.
Udhëheqësi i Turqisë moderrne me origjinë shqiptare Mustafa Kemal Atatürk (1881-1938) ka thënë: “Mësuesit janë të vetmit shpëtimtar të një kombi.”
Edhe Kryeministri Japonez ju pati thënë gazetarëve kur ata e pyetën se si e arriti Japonia përparimin teknologjik… “-Mësuesëve ju dhamë pagën e ministrit, imunitetin e diplomatit dhe autoritetin e perandorit…..”
Mark RICA (Ravenna, Itali)

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”