Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Shkendije / Andris Lleskai

Nga Pirusti News
351 Shikime
SHPERNDAJE

Shkëndijë
—————

Cigarja ime digjet gacë së ndezur,
tymnon shtëllunga ngushëllimesh,
filtrin e saj buzës së reshkur
ia puth e thith, i përhumbur mendimesh.

Ajo përndizet, e shkurtohet,
por helmi i saj nuk më helmos
se i helmatisuri nuk helmoset
kur gjakun e ka: katran e blozë.

Fiket një, e ndez një tjetër,
flakë çakmaku dua të shoh,
hi të djegur – gazë të ndezur,
e le të përdigjem nëpër kohë…

E le ta shkruaj dhe një varg,
e le të zhytem në të ardhme,
e le të mbyllem, të ik larg,
e le tymnajës të shoh sharme!…

E le ta hap një shteg të ri,
e le ti harroj që të gjitha,
e le të digjem n’k’të zjarrmi,
e le të kujtoj atë që isha.

E le të kujtoj një ëndërrimtar,
si një vegim, si atraksion,
si një flakë që digjet nëpër zjarr,
në përdëllim, në perfeksion…

E le të besoj atë që dua,
atë që jetës do të më vijë,
ç’rëndësi ka ç’u përcëllua
kur cigare e re pret një shkëndijë?!…

Andris Lleskai

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest