Në Shishtavec me Piramidën 19
Të gjeta si relike
Padrejtësi e shekullit 20
Në shpirtin tim majë thike
Ti piramida 19.
Një gur i rëndë betoni
Ku më pikonin strehat e shtëpisë
Erdhe me forcë zakoni
Oborrin ma ndave përgjysë.
Berlini-Londra, vunë gishtin në hartë
Mëkatarë të damkosur
Në trojet e mia të bën shtrat
Gjallë Arbërinë për ta varrosur
100 vjet qëndrove stoike
Në mes të këtij oborri
Qivur ndjesi frike
Një shekull gur sinori
Sot jam i lirë
I mposhta dhimbjet, të thash tungjatjeta
Qëndro këtu, banu e mirë
Trego historinë si është e vërteta.
Do të vijnë vizitorë nga anët e botës
Turistë, shkrimtarë dhe historian
Ta shohin me sy kopilen e Londrës
Në tokat tona si lëshove rranjë.
Baudin Murati, Kukes

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”