HUMANIZMIN KISHTE N’SHPIRTȄ
– TË PAHARRUARIT DOKTOR GJINIT –
Rrin i heshtur stetoskopi,
pikëllue pena përmbi libra,
bëjnê homazh për Gjin doktorin,
Humanistin që kish Fani e Mirdita.
Në ato vite, të acartë ishin dimrat,
e qielli ngushtohej gati sa njê grusht,
fjollat e borës na i rrihnin fytyrat,
e varfëria në shpirt, na kishte mbush.
Mbyllëshin krejt shtigjet dhe rrugët,
e s’mundej aty askush që të kalojë,
dukeshin vetëm gjurmët e Gjin doktorit,
s’pranonte as bora, ato gjurmë t’i mbulojë.
Se atje, diku larg tek një shtëpi e vjetër,
që mezi dukej një dritë e zbehtë kandili,
po lëngonte nga sëmundja një foshnje djepi,
dhe si dora e Zotit shkonte, doktor Gjini.
Sa mbaronte turnin doktori tek spitali,
nuk ndalonte fare me u sh’lodh te shpia,
se nga bjeshkët e nalta kishin ardhë lajmëtarët,
kemi njerëz t’sëmurë, mbështjellë me batanija.
As bora nëpër bjeshkë, ngricat dhe murrlani,
as lumi i Fanit, tej i mbushur me ujë,
hapat e doktor Gjint, nuk mundnin t’i ndalnin,
natë edhe ditë, me vrap tek çdo i sëmurë.
Nxiti dhe mjekësinë, ajo me përparue,
aparat grafie erdhi edhe në Fanë,
me rend të gjithë njerëzit, duke i kontrollue,
pësoi doktori për vete, një sëmundje të rand.
Në Kukës e në Fanë e kudo në Mirditë,
gjithkush e ka ndjerë pranë dorën tij,
për shpirtin prej humani dhe fisnikërie,
lavdi e nder do të ketë gjithmonë, emri i Tij.
Dhe pse rrodhën vitet e ndryshuan kohërat,
Humanizmi i tij, do mbetet i shenjtë,
dhe po të jetonte dhe sot në ditët tona,
vlera e Tij shpirtërore, do të ishte e njëjtë!
Peshë përmbi supe, misionin e jetës,
dëmtoi për të tjerët shëndetin e tij,
Ky është gjest heroi, e nuk ka emër tjetër,
Titullin “Nanê Tereza”, doktori e kish meritë.
28. 02. 2023 Angjelina Mena Nikolli

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”